Skip to content
.: Lajme nga Komuna Kryetar i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta uron mësimdhënësit. Çdo ditë e vitit duhet të jetë ditë falënderimi për punën e tyre të palodhshme
Kryetar i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta uron mësimdhënësit. Çdo ditë e vitit duhet të jetë ditë falënderimi për punën e tyre të palodhshme PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 7 Mars – 2017Kryetar i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta uron mësimdhënësit

Shumë të nderuar mësimdhënës dhe punëtorë të arsimit,

Më 7 Mars të vitit 1887 në qytetin e Korçës u hap mësonjëtorja e parë në gjuhën shqipe. Sot pas 130 vitesh, me përkulje përkujtojmë Pandeli Sotirin, mësuesin dhe drejtuesin e tempullit të diturisë shqiptare.

Kjo ngjarje historike ishte, është dhe do të jetë një fitore e madhe për popullin shqiptar brenda dhe jashtë kufijve administrativ të shtetit amë.

Misionin e Pandeli Sotirit me shumë dashuri dhe përkushtim e vazhduan pasardhësit e tij, mësimdhënësit gjithandej hapësirës shqiptare.

Data 7 Mars është dita e veçantë e cila i kushtohet mësuesit shqiptar, edhe pse, çdo ditë e vitit duhet të jetë ditë falënderimi për punën e tyre të palodhshme.

Mësuesi është prind i dytë për nxënësin, sepse, me përkushtimin më të madhe ia plason rrugën e dijes dhe perspektivës për një jetë më të ndritur.

Të nderuar mësimdhënës,

Tani, Ju përsëri keni në dorë privilegjin dhe përgjegjësinë për të ndërtuar një gjeneratë të ditur, të përgjegjshme dhe profesionale e cila do t’ju paraprijë proceseve shoqërore, kombëtare dhe do të jetë e aftë për të ndërtuar të ardhmen për brezat që do të vijnë.

Duke u përkulur para sakrificës dhe punës së palodhshme të të gjithë mësimdhënësve ndër breza, Ju uroj 7 Marsin, këtë ditë të shenjtë dhe madhështore për arsimin në gjuhën Shqipe.

Me shumë respekt,

NEVZAT BEJTA
Kryetar i Komunës së Gostivarit

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1039
Content View Hits : 2111012