Skip to content
.: Lajme nga Komuna Shqyrtohen mundësitë për të ndihmuar familjet pa status të rregullar të vendbanimit
Shqyrtohen mundësitë për të ndihmuar familjet pa status të rregullar të vendbanimit PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 26 Shkurt – 2017Shqyrtohen mundësitë për të ndihmuar familjet pa status të rregullar të vendbanimit 3

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta realizoi takim me Shoqatën Joqeveritare “Habitat – Maqedoni”, e cila kujdeset për familjet në nevojë dhe që nuk kanë kushte elementare për jetesë.

Gjatë takimit, theksi u vendos tek popullata rome që jeton në Gostivar, respektivisht në lagjen “Fazanaria”.

Kryetari Bejta u zotua që në bazë të kompetencave që ka Pushteti Lokal dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera, të shqyrtohen të gjitha mundësitë për të gjetur zgjidhje për familjet që nuk kanë kulm mbi kokë.

Në këtë drejtim, kryetari Bejta vuri në dukje që për të gjitha këto familje do të asistohet për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm për të arritur deri tek lejet e ndërtimit dhe për kyçje në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit fekal.

Nga kjo shoqatë shprehet gatishmëri që për familjet e tilla të asistohet në ekspertizat e ndërtimit por edhe sigurimin e materialeve ndërtimore në kushte lehtësuese.

Takimi kaloi në frymë konstruktive dhe u vendos që bashkëpunimi të ngritet dhe të intesifikohet në periudhën në vazhdim, me qëllim që sa më shpejt tu dilet në ndihmë këtyre familjeve sociale.


Me respekt:

Shërbimi për Informim,
Komuna e Gostivarit

Shqyrtohen mundësitë për të ndihmuar familjet pa status të rregullar të vendbanimit 1

Shqyrtohen mundësitë për të ndihmuar familjet pa status të rregullar të vendbanimit 2

Shqyrtohen mundësitë për të ndihmuar familjet pa status të rregullar të vendbanimit 3

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1068
Content View Hits : 2251657