Skip to content
.: Lajme nga Komuna Inspektorati republikan për transport rrugor intervenon në mënyrë joligjore në Komunën e Gostivarit
Inspektorati republikan për transport rrugor intervenon në mënyrë joligjore në Komunën e Gostivarit PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 15 Shkurt – 2017Komuna e Gostivarit

Sektori për urbanizëm, komunikacion, veprimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit jetësor në Komunën e Gostivarit, shpreh shqetësimin për veprimin joligjor të Inspektoratit republikan për transport rrugor.

Ky inspektorat, jashtë kompetencave të veta ditën e premte (09.02.2017), ka kryer kontrolle të automjeteve që bartin nxënësit e shkollave brenda territorit të Komunës së Gostivarit, një kompetencë që nuk i takon dhe bie ndesh me ligjin për transport në komunikacionin rrugor.
Në ligjin për transport në komunikacionin rrugor, respektivisht neni 87, saktësohet që: “Inspektimi i zbatimit të dispozitave të këtij ligji dhe rregullat e sjella në bazë të këtij ligji që lidhet me transportit rrugor komunal, transportin e taksi-veturave, si dhe transportin e veçantë të udhëtarëve, kryhet në territorin e komunës nga inspektorët e autorizuar për qarkullimin rrugor të nivelit komunal”.

Ligji tregon saktë që kompetencat për këtë lloji veprimtarie i takojnë Inspektoratit të autorizuar për qarkullimin rrugor të Pushtetit Lokal.
Duke u thirrur në ligjin për transport në komunikacionin rrugor, konkretisht nenin 87, ky intervenim i Inspektoratit republikan për transport rrugor, rezulton të jetë tendencioz dhe i motivuar politikisht.

Ftojmë organin e lartpërmendur tu bindet dispozitave ligjore, dhe në të ardhmen të mos ndërhyjë në kompetencat e garantuara me ligj të Pushtetit Lokal, në këtë rast të Komunës së Gostivarit.

Me respekt:

Sektori për urbanizëm, komunikacion, veprimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit jetësor,

Komuna e Gostivarit

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1011
Content View Hits : 1963819