Skip to content
.: Lajme nga Komuna Komuna e Gostivarit inkuadrohet në programin “Ritmi i Evropës”
Komuna e Gostivarit inkuadrohet në programin “Ritmi i Evropës” PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 10 Shkurt – 2017Komuna e Gostivarit inkuadrohet në programin Ritmi i Evropës 1

Shoqëria për produksion artistik “Europian Capital Advisor Managemant”, nga Shkupi në partneritet me Komunën e Gostivarit, do të realizojnë programin “Maqedonia në ritmin e Evropës”, dedikuar fëmijëve të Komunës së Gostivarit.

Me këtë program, Komuna e Gostivarit inkuadrohet në realizimin e këtij projekti të destinuar për fëmijët e arsimit fillor dhe të mesëm për të cilët ofrohet trajnim falas.

Fëmijët përgatiten që të marrin pjesë dhe ta përfaqësojnë komunën në shtetin e Evropës i cili do t’i ndahet nga ana e organizatorit të manifestimit “Maqedonia në ritmin e Evropës” në koncertin final i cili do të mbahet në Shkup me transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin kombëtar.

Me këtë rast, në territorin e komunës së Gostivarit do të realizohet audicion për fëmijëve nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në bashkëpunim me drejtorët e shkollave dhe të përzgjedhë deri në 20 fëmijë më të talentuar të cilët do të marrin pjesë në trajnimet e mëtejshme falas dhe në ceremoninë përmbyllëse.
Organizatori do të mbajë prova me fëmijët e përzgjedhur në audicionin me qëllim që t’i përgatisë për manifestimin përmbyllës në të cilin do të prezantohen komunat në disiplinat solo këndim dhe vallëzim modern e cila do të shkojë në transmetim televiziv të drejtpërdrejtë.
Fëmijët e përzgjedhur në audicionin të cilët do t’i përfaqësojnë komunat, do të prezantohen në gjuhë të huaj.

Fituesi do të zgjidhet me votat e publikut përmes votimit me SMS dhe votimit të jurisë e cili do të përbëhet prej përfaqësuesve të të gjitha komunave pjesëmarrëse, prej të gjithë operatorëve celularë.

50% nga mjetet e fituara neto prej të gjitha votave me SMS do të dedikohen për qytetit fitues si shpërblim, dhe të cilat do të shfrytëzohen për qëllime të caktuara.

Pikët jepen në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv sipas sistemit të votimit në Evrovizion, kurse edhe Komuna e Gostivarit do të ketë një anëtar të jurisë gjatë transmetimit televiziv i cili do të votojë prej 1 deri në maksimum 20 pikë.

Në transmetimin televiziv të drejtpërdrejtë secila komunë do të ketë incizuar një intervistë me kryetarin e komunës.

Në periudhën e kohëzgjatjes të kësaj marrëveshje, Komuna e Gostivarit do të vë bashkëpunim me njërën nga ambasadorët e Evropës të cilët e përcjellin dhe e përkrahin manifestimin “Maqedonia në ritmin e Evropës”.

Për këtë qëllim dhe për tu koordinuar, në mjediset e Këshillit Rinor të Komunës së Gostivarit, u realizua takimi mes drejtuesve të Shoqërisë për produksion artistik “Europian Capital Advisor Managemant”, përfaqësuesve të Komunës së Gostivarit dhe drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme.

Me respekt;

Shërbimi për Informim – Komuna e Gostivarit

Komuna e Gostivarit inkuadrohet në programin Ritmi i Evropës 1

 

Komuna e Gostivarit inkuadrohet në programin Ritmi i Evropës 2

Komuna e Gostivarit inkuadrohet në programin Ritmi i Evropës 3

Komuna e Gostivarit inkuadrohet në programin Ritmi i Evropës 4

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1025
Content View Hits : 2042862