Skip to content
.: Lajme nga Komuna U mbajt seanca e 35-të me radhë e Këshillit të Komunës së Gostivarit
U mbajt seanca e 35-të me radhë e Këshillit të Komunës së Gostivarit PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

popoGostivar, me 9 Shkurt – 2017

Këshilli i Komunës së Gostivarit realizoi seancën e 35-të me radhë, ku u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës.

Pas miratimit të procesverbalit nga seanca e kaluar si dhe aprovimin e rendit të ditës, këshilltarët me shumicë votash verifikuan mandatin e këshilltarit Spiro Aksoski, i cili zëvendëson Bllagojçe Trpevskin i zgjedhur deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 Dhjetorit të vitit 2016. Këshilltarët duhej të verifikonin edha mandatin e dy këshilltarëve të tjerë, Dashurije Useini dhe Magdalena Petrushevska, por për shkak se nuk ishin të pranishme në punimet e Këshillit Komunal, e njëjta do të bëhet në seancat vijuese. Dashurije Useini dhe Magdalena Petrushevska zëvendësojnë këshilltarët paraprak, Vesel Memedi nga RDK dhe Dafina Jovanovska-Stojanovska nga VMRIO-DPMNE, të zgjedhur po ashtu deputet në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Në rend dite ishte vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për shkollat e mesme komunale dhe disa shkolla fillore të Komunës së Gostivarit, me vlerë të përgjithshme prej 8.555.372 denarë.

Sa i përket ndarjes së mjeteve financiare nga buxheti i Komunës së Gostivarit, me 18 vota Për, këshilltarët miratuan dhe vendimet për ndarjen e mjeteve financiare Klubit të Futbollit “Gostivari”, si dhe Klubit të Basketbollit “Gostivar 2015”.

Pikë tjetër e rendit të ditës ishte edhe vendimi për donim të pajisjeve harduerike kompjuterike, edhe atë katër (4) kompjuterë konfiguracione (PC desktop, monitor, tastierë dhe mi kompjuterik) për Stacionin Policor të Gostivarit. Në këtë drejtim u miratua vendim për çregjistrim të pajisjeve dhe inventarit të imët.

Me 18 vota u miratua edhe vendimi për vërtetimin e kritereve për shpërndarjen e bllok dotacioneve për arsimin fillor dhe të mesëm për vitin kalendarik 2017, si dhe konkluzionin për dhënie pëlqim vendimit të Këshillit Drejtues të Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit dhe Gjelbërimi”, për sjelljen e Planit vjetor për punësime për vitin 2017, si dhe për caktimin e vlerës së pikës për të punësuarit në këtë ndërmarrje.

Me po aq vota kaloi edhe konkluzion për dhënie pëlqim vendimit të Këshillit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për ekonomizim me sallën sportive “Rinia” Gostivar me të cilin mundësohet dhënia në shfrytëzim me kompensim të hapësirave afariste dhe një pjese të hyrjes së sallës si objekt afarist.

Këshilltarët miratuan edhe Programën vjetore për punën e këshillit të komunës së Gostivarit, si dhe Programën për aktivitetet e Këshillit Rinor të Komunës së Gostivarit për vitin vijues.

Nga sfera e urbanizmit dritë të gjelbër mori programa vjetore për përpunimin, ndryshim dhe plotësim si dhe sjelljen e planeve urbanistike të Komunës së Gostivarit për vitin 2017, si dhe vendim për ndryshim të vendimit për ekspropojim nr. 08-2216/1 të dt.27.12.2016.
U miratuan edhe 20 vendime për sjelljen e dokumentacionit planor urbanistik për po aq persona fizik.

Me respekt;

Shërbimi për Informim – Komuna e Gostivarit

U mbajt seanca e  35-të me radhë e Këshillit të Komunës së Gostivarit 1

 

U mbajt seanca e  35-të me radhë e Këshillit të Komunës së Gostivarit 2

U mbajt seanca e  35-të me radhë e Këshillit të Komunës së Gostivarit 3

U mbajt seanca e  35-të me radhë e Këshillit të Komunës së Gostivarit 4

U mbajt seanca e  35-të me radhë e Këshillit të Komunës së Gostivarit 6

U mbajt seanca e  35-të me radhë e Këshillit të Komunës së Gostivarit 7

U mbajt seanca e  35-të me radhë e Këshillit të Komunës së Gostivarit 8

U mbajt seanca e  35-të me radhë e Këshillit të Komunës së Gostivarit 9

U mbajt seanca e  35-të me radhë e Këshillit të Komunës së Gostivarit 10

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1068
Content View Hits : 2251712