Skip to content
.: Lajme nga Komuna Bejta i shoqëruar nga ministrat Kuçi dhe Xhaferi, vizituan kompaninë prodhuese “Ove Stil”, në Gostivar
Bejta i shoqëruar nga ministrat Kuçi dhe Xhaferi, vizituan kompaninë prodhuese “Ove Stil”, në Gostivar PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 8 Shkurt – 2017Bejta i shoqëruar nga ministrat Kuçi dhe Xhaferi vizituan kompaninë prodhuese Ove Stil në Gostivar

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në shoqëri të ministrit të Ekonomisë, Driton Kuçi dhe ministrit të Drejtësisë, Valdet Xhaferi, vizituan kompaninë prodhuese “Ove Stil”, në Gostivar.

Në deklaratën e tij për media, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, potencoi që Sektori privat në shtetet demokratike luan rol të veçantë në zhvillimin ekonomik.

“Në demokraci shteti nuk hap fabrika, por ndihmon në lehtësimin e procedurave për investitorët privat. Sipërmarrjet private janë ndër subjektet juridike që krijojnë më së shumti vende pune, prandaj ne si institucione bëjmë kujdes maksimal për të ndihmuar bizneset private”, tha Bejta, duke shtuar që fabrika “Ove Stil” është shembulli më i mirë për suksesin e sektorit privat, duke përgëzuar me këtë rast familjen Banjica për sukseset e arritura në biznes nga gjenerata në gjeneratë dhe duke krijuar traditën e biznesit familjar.
Kryetari Bejta tha që Komuna e Gostivarit, në bazë të kompetencave të veta, jep angazhim maksimal për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me përkrahjen e sektorit privat, sepse, nëse sektori privat është i fuqishëm atëherë kemi edhe ekonomi të fuqishme dhe standard më të mirë jetese për qytetarët tanë”, shtoi Bejta.
Ministri Driton Kuçi u shpreh që: “Ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme janë një komponentë e rëndësishme e ekonomisë, dhe patjetër se shteti gjithmonë duhet të jetë pranë tyre”.

“Drejtuesit e kompanisë na njoftuan me procesin e prodhimeve dhe në veçanti procesin e transportimit në tregun e jashtëm. Ato na njoftuan që deri vitin 2018 kanë plasman të sigurtë”, tha Kuçi.
Drejtori i kompanisë, Bekim Banjica vuri në dukje që kompania që drejton ka të punësuar 23 punëtorë dhe në të ardhmen pritet që të hapen vende të tjera pune, sikurse kapacitetet prodhuese.

Banjica njoftoi që kompania prodhon rule të çelikta për shirita transportues dhe ka rezultate shumë të mira në treg dhe kryesisht prodhimet e veta i transporton në tregun kosovar dhe me gjerë .

Me respekt;

Shërbimi për Informim – Komuna e Gostivarit

Bejta i shoqëruar nga ministrat Kuçi dhe Xhaferi vizituan kompaninë prodhuese Ove Stil në Gostivar 1

 

Bejta i shoqëruar nga ministrat Kuçi dhe Xhaferi vizituan kompaninë prodhuese Ove Stil në Gostivar 2

Bejta i shoqëruar nga ministrat Kuçi dhe Xhaferi vizituan kompaninë prodhuese Ove Stil në Gostivar 3

Bejta i shoqëruar nga ministrat Kuçi dhe Xhaferi vizituan kompaninë prodhuese Ove Stil në Gostivar 5

Bejta i shoqëruar nga ministrat Kuçi dhe Xhaferi vizituan kompaninë prodhuese Ove Stil në Gostivar 6

Bejta i shoqëruar nga ministrat Kuçi dhe Xhaferi vizituan kompaninë prodhuese Ove Stil në Gostivar 7

Bejta i shoqëruar nga ministrat Kuçi dhe Xhaferi vizituan kompaninë prodhuese Ove Stil në Gostivar 8

Bejta i shoqëruar nga ministrat Kuçi dhe Xhaferi vizituan kompaninë prodhuese Ove Stil në Gostivar 9

Bejta i shoqëruar nga ministrat Kuçi dhe Xhaferi vizituan kompaninë prodhuese Ove Stil në Gostivar 10

Bejta i shoqëruar nga ministrat Kuçi dhe Xhaferi vizituan kompaninë prodhuese Ove Stil në Gostivar 11

Bejta i shoqëruar nga ministrat Kuçi dhe Xhaferi vizituan kompaninë prodhuese Ove Stil në Gostivar 12

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1025
Content View Hits : 2042874