Skip to content
.: Lajme nga Komuna Në shkollat fillore dhe të mesme publike të Komunës së Gostivarit, filloi gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2016 / 2017
Në shkollat fillore dhe të mesme publike të Komunës së Gostivarit, filloi gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2016 / 2017 PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 23 janar – 2017Në shkollat fillore dhe të mesme publike të Komunës së Gostivarit filloi gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2016  2017 1

Përmes një konference për shtyp, drejtuesit e Sektorit për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit, kumtuan fillimin e gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor 2016 / 2017 në shkollat fillore dhe të mesme publike.

Nafije Zendeli – Ziberi, përfaqësuese e Sektorit për Arsim, Kulturë dhe Sport kumtoi që me përjashtim të një rast në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gostivarit, ka filluar procesi edukativo – arsimor.

“Me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pas prolongimit disaditor, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gostivarit filloi gjysmëmvjetori i dytë. Shkollat, qofshin ato fillore apo të mesme, janë furnizuar me lëndë djegëse dhe probleme të ndërprerjes apo mosfillimit të procesit edukativo arsimor nuk kemi në asnjë shkollë, në përjashtim të shkollës teknike ku pa pritur është paraqitur një defekt. Problemi u lokalizua, bëhet fjalë për ngrirjen e enëve ekspanzuese që ndodhi brenda natës së shkuar. Është ekipi i autorizuar nga Komuna e Gostivarit që punon në sajimin e defektit në fjalë. Besojmë se brenda ditës së hënë do të bëhet sanimi i defektit”, njoftoi Zendeli – Ziberi, e cili po ashtu bëri me dije që pas rinovimit të shkollës, me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë u hapën dyert për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës fillore qendrore “Mustafa Kemal Ataturk”, të cilët gjysëmvjetorin e parë të vitit shkollor e ndoqën në hapësirat e Universitetet të Tetovës në fshatin Banjicë.

Zendeli – Ziberi njoftoi se në shkollat fillore “Bashkimi” dhe “Goce Dellçev” defektet e paraqitura brenda kohës janë sanuar dhe se tani fëmijët ndjekin mësimet në ambiente të ngrohta.

Brenda vikendit, Komuna e Gostivarit realizoi aksionin për pastrimin e dëborës nga oborret e shkollave.

Për shkak të sezonit të gripit, brenda pushimit dimëror u realizua dezinfektimi i hapësirave në çerdhet si dhe shkollat fillore dhe të mesme publike.

Nafije Zendeli – Ziberi, përfaqësuese e Sektorit për Arsim, Kulturë dhe Sport, në emër të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, si dhe administratës komunale, ua uroi nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e gjysëmvjetorit të dytë shkollor.

Me respekt;

Shërbimi për Informim – Komuna e Gostivarit

Në shkollat fillore dhe të mesme publike të Komunës së Gostivarit filloi gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2016  2017 2

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1025
Content View Hits : 2042872