Skip to content
.: Lajme nga Komuna U ndërrua mekanizmi i orëve të Sahat Kullës në Gostivar, tani e tutje do të tregojnë orën e saktë
U ndërrua mekanizmi i orëve të Sahat Kullës në Gostivar, tani e tutje do të tregojnë orën e saktë PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 20 Janar – 2017U ndërrua mekanizmi i orëve të Sahat Kullës në Gostivar tani e tutje orët do të tregojnë orën e saktë 8

Këto ditë u përmbyll projekti për rregullimin dhe funksionimin e orëve të Kullës së Sahatit në qytetin e Gostivarit, projekt ky i realizuar nga Instituti Nacional Qendra Konservuese në Gostivari dhe e mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës.

Në promovimin e projektit, të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, sekretari në Ministrinë e Kulturës, Behxhaudin Shehapi, muftiu i Muftinisë së Gostivarit, Shaqir Fetahu dhe nikoqiri, Adnan Fejzullai, drejtor i Qendrës Konservuese në Gostivar.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, vlerësoi lartë investimin e kryer në objektin e Sahat Kullës dhe që llogaritet si simbol i qytetit të Gostivarit.
Vënia në funksion e katër orëve të Sahat Kullës, tha kryetari Bejta, bëhet pas disa dekadash, dhe se ky projekt do tu shërben qytetarëve të Gostivarit.

“Falënderoi Ministrinë e Kulturës dhe sekretarin Behxhaudin Shehapi, muftiun e qytetit, Shaqir Fetahun. Sot është një ditë e veçantë për qytetarët e Gostivarit, vihen në përdorim orët në katër anët e Sahat Kullës. Ministria e Kulturës ka realizuar shumë projekte dhe katër nga ato në Sahat Kullën e qytetit. Është simbol i vjetër i qytetit të Gostivarit, dhe ne si Komunë bashkë me Muftininë e Gostivarit po bëjmë çmos që të ruajmë vlerat dhe kulturën Islame në Gostivar“, u shpreh kryetari Nevzat Bejta, i cili me këtë rast falënderoi sekretari Behxhaudin Shehapi dhe Ministrinë e Kulturës për projektet e realizuara në qytetin e Gostivarit.

“Ky projekt ka kushtuar 520 mijë denarë. Ministria e Kulturës në kuadër të programit për vitin 2016, e realizoi dhe ndau mjetet për këtë projekt. Tek Sahat Kulla realizuam projektin për restaurim dhe pas restaurimit u instalua mekanizmi i orës. Ministria e Kulturës në vazhdimësi merret me Gostivarin dhe do të vazhdon edhe më tej, sepse Gostivari është një qytet i cili në vete posedon shumë objektet kulturore”, tha Shehapi, i cili tha që institucioni që drejton ka një bashkëpunim të shkëlqyer me Komunën dhe Muftininë e Gostivarit.
Muftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu vuri në dukje që: “Sahat Kulla e Gostivarit paraqet një nga monumentet më të bukura të kulturës Islame, dhe lirisht mund të thuhet se është edhe simboli i qytetit të Gostivarit”.

“Jemi falënderues që Qendra për Konservim në Gostivar bëri të mundur rivënien në funksion të orëve të Sahat Kullës, të cilat janë gjithmonë në vëmendje të popullatës, qoftë atyre që kalojnë dhe e shohin Sahat Kullën, dhe veçmas atyre që drejtohen në Xhami për të falur namazin”, shtoi Fetahu, i cili falënderoi drejtorin Fejzullai, kryetarin Bejta dhe sekretari Shehapi për realizim e projekteve të tilla.

Adnan Fejzullai, drejtor i Qendrës Konservuese në Gostivar bëri me dije që mekanizmi i instaluar në funksionimin e orëve të Sahat Kullës është bashkëkohor dhe funksionon përmes sistemit bashkëkohore “GPRS”.
“Janë instaluar nga një mekanizëm në çdo orë dhe mekanizmi qendror. Sistemi funksionon përmes GPRS-it. Çdoherë e tregon orën e saktë lokale dhe automatikisht do të bëhet ndërrimi i orës dy herë në vit. Edhe po që se do të ketë ndërprerje të rrymës elektrike, ora automatikisht do të aktivizohet“, tha drejtori Fejzullai.

Me këtë rast, kryetari Nevzat Bejta njoftoi që Komuna e Gostivarit shumë shpejt do të realizon projektin për vendosjen e shtatë orëve në pjesë të ndryshme të qytetit, një vlerë e munguar dhe që Gostivarit do t’i jep pamjen e një qytetit bashkëkohor.


Me respekt;

Shërbimi për Informim – Komuna e Gostivarit

U ndërrua mekanizmi i orëve të Sahat Kullës në Gostivar tani e tutje orët do të tregojnë orën e saktë 2

 

 

U ndërrua mekanizmi i orëve të Sahat Kullës në Gostivar tani e tutje orët do të tregojnë orën e saktë 3

U ndërrua mekanizmi i orëve të Sahat Kullës në Gostivar tani e tutje orët do të tregojnë orën e saktë 4

U ndërrua mekanizmi i orëve të Sahat Kullës në Gostivar tani e tutje orët do të tregojnë orën e saktë 5

U ndërrua mekanizmi i orëve të Sahat Kullës në Gostivar tani e tutje orët do të tregojnë orën e saktë 6

U ndërrua mekanizmi i orëve të Sahat Kullës në Gostivar tani e tutje orët do të tregojnë orën e saktë 7

U ndërrua mekanizmi i orëve të Sahat Kullës në Gostivar tani e tutje orët do të tregojnë orën e saktë 8

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1000
Content View Hits : 1920231