Skip to content
.: Lajme nga Komuna NJOFTIM
NJOFTIM PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Administrata e Komunës së Gostivarit do të punojë edhe ditën e shtunë, me qëllim që qytetarëve tu jepet mundësia të dorëzojnë elaboratet Komuna e Gostivaritgjeodezike për legalizimin e objekteve të ndërtuara paleje

Gostivar, me 30 Dhjetor – 2016

Të nderuar qytetarë të Gostivarit,
Për shkak se afati i fundit ligjor për shkak se afati i fundit ligjor për dorëzimin e elaborateve gjeodezike për legalizimin e objekteve të ndërtuara paleje përfundon me datën 31 Dhjetor – 2016, Komuna e Gostivarit solli vendim që administrata komunale të punojë edhe gjatë ditës së shtunë, me qëllim që tu dilet në ndihmë të gjithë qytetarëve që aplikuan për legalizimin e objekteve të tyre në afatin e parë të vitit 2011.

Komuna e Gostivarit njofton aplikuesit që administrata do të punon nga ora 10:00 deri ora 20:00.

Sipas Ligjit për legalizimin e objekteve të ndërtuara paleje në Republikën e Maqedonisë, të gjithë qytetarët që aplikuan në afatin e parë në vitin 2011, janë të obliguar që dokumentacionin ta kompletojnë me elaborate gjeodezik më së voni deri në dhjetorin e vitit 2016.

Pas afatit ligjor, sipas Ligjit për legalizimin e objekteve të ndërtuara paleje, procedura do të ndërpritet dhe qytetarët do të humbin të drejtën për legalizimin e objekteve të tyre.

Prandaj, ftojmë qytetarët e Gostivarit të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të dorëzojnë elaboratet gjeodezike në afatin e paparë ligjor.

Administrata e Komunës së Gostivarit, gjithmonë do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Me respekt,
Shërbimi për Informim,
Komuna e Gostivarit

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

eRegullativa

eRegullativa

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1095
Content View Hits : 2522719