Skip to content
.: Lajme nga Komuna
Lajme nga Komuna e Gostivarit
Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta takoi zëvendësambasadorin e OSBE-së Xhefri Golstajn PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 25 Prill – 2017Kryetari i Komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta takoi zëvendësambasadorine OSBE-së Xhefri Golstajn 5

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta priti në takim në kabinetin e tij një delegacion të misionit të OSBE-së në Shkup të udhëhequr nga zëvendësambasadori, z. Xhefri Golstajn.

Gjatë takimit, u bisedua rreth marrëdhënieve ndëretnike, me ç’rast kryetari Nevzat Bejta nënvizoi që në Gostivar jetojnë shqiptarë, maqedonas, turq, romë dhe etni të tjera.

Historikisht, shtoi kryetari Bejta, bashkëjetesa ka qenë dhe është pasuri e çmuar e qytetarëve të Gostivarit të cilët jetojnë në harmoni të plotë mes veti dhe pa dallime etnike dhe religjioze.

“Gostivari është qyteti i miqve, është qytet që veçohet nga vendbanimet e tjera edhe për nga bashkëjetesa mes etnive të ndryshme”, tha kryetari Nevzat Bejta, gjersa fliste për historikun dhe të tashmen e qytetit.

Lexo më shumë...
 
NJOFTIM PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar , 21 Prill 2017NJOFTIM - СООПШТЕНИE 1

Të nderuar qytetarë,

Në dy javët në vijim do të realizohen punimet rreth riasfaltimit të rrugës kryesore në lagjen Dutllëk. 

Për shkak të punimeve, rruga do të jetë e pakalueshme dhe për këtë arsye mbetet që të shfrytëzohen rrugët alternative.

Kërkojmë mirëkuptim nga ana e qytetarëve.

Me respekt: 

Lexo më shumë...
 
Nevzat Bejta: Lëvizja (pa) Besa të flasë hapur se ku i ka interesat që sulmon kundërshtarët e Gruevskit, si unë ? PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

(Sqarim rreth kumtesës së Lëvizjes Besa të datës 19 Prill – 2017)

Gostivar, me 20 Prill – 2017REAGIM nga kryetari i Komunes se Gostivarit Nevzat Bejta

Deri tani jam shprehur hapur dhe publikisht për koalicionin qeverisës me partinë LSDM në interes të gjithë Maqedonisë e në veçanti të popullit tonë. Unë jam shprehur edhe më hapur për mendimet e mia kundër Gruevskit.

Lëvizja (pa) Besa të flasë hapur se ku i ka interesat që sulmon kundërshtarët e Gruevskit, si unë ? Mos Besa i është dhënë Gruevskit si në nivel qendror edhe lokal ? Asgjë nuk mund të shpjegohet ndryshe. Si kryetar komune kam punuar dhe vazhdoj të punoj në të mirë të qytetit dhe qytetarëve të Gostivarit pa dallim të përkatësisë etnike dhe fetare.

Lexo më shumë...
 
Thellohet bashkëpunimi mes Komunës së Gostivarit dhe Komunës Ejup (Eyup) të Republikës së Turqisë PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 20 Prill – 2017Thellohet bashkëpunimi mes Komunës së Gostivarit dhe Komunës Ejup Eyup të Republikës së Turqisë 6

Një delegacion nga Komuna Ejup (Eyup), e Republikës së Turqisë, i kryesuar nga Ahmet Tufekçi nënkryetar i kësaj komune, qëndroi për vizitë në Komunën e Gostivarit dhe u takua me kryetari e Komunës, Nevzat Bejta.

Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit mes dy komunave dhe në këtë drejtim u shqyrtuar mundësia e binjakëzimit, projekti për ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Banjicë të epërme si dhe organizimi i iftarit tradicional në qytetin e Gostivarit.

“Projekti për kanalizimin fekal në fshatin Banjicë e Epërme ekziston, por për shkak se ka kosto të lartë financiare është mirë që të shqyrtoni mundësitë që si Komunë të mund të ndihmoni në realizimin e këtij projekti me vlerë rreth 700 mijë euro”, dhe mes tjerash kryetari Bejta.

Lexo më shumë...
 
Komuna e Gostivarit jep sqarim për mungesën e kuadrove për trajtimin e fëmijëve me autizëm PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Gostivar, me 18 Prill – 2017Komuna e Gostivarit

Mungesa e kuadrove profesionale respektivisht mësimdhënësve për trajtimin e fëmijëve me autizëm është evidente dhe pamundëson plotësimin e vendeve të punës në institucionet edukative, respektivisht çerdhet publike të qytetit.

Në disa institucione edukativo – arsimore është arritur të merret pëlqim nga institucionet gjegjëse, mirëpo me konkursin e publikuar nuk është arritur të plotësohen vendet e hapura të punës për shkak të mungesës së kuadrove të specializuara për këtë drejtim.

Rast eklatant ishte konkursi i hapur në shkollën e mesme teknike komunale ku në konkursin e hapur për vendin e lirë nuk u paraqit asnjë kuadër i kualifikuar për fëmijët me autizëm.

Mungesën e kuadrit të tillë nëpër institucionet edukativo – arsimore e kemi të evidentuar dhe punojmë për plotësimin e vendeve të punës.

Lexo më shumë...
 
<< Fillim < Mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vijuesi > Fundi >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

e-Leje Ndërtimi

elejesq

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1025
Content View Hits : 2042846