Skip to content
.: Lajme nga Këshilli
Lajme nga Këshilli Komunal
Këshilli i Komunës së Gostivarit aprovoi programën zhvillimore për vitin 2016

Keshilli aprovoi programen zhvillimore per vitin 2016 (1)Do të realizohen 75 projekte me vlerë prej 17.669.918 euro

Gostivar, me 16 Nëntor – 2015

Në seancën e 26-të të Këshillit të Komunës së Gostivarit, në rend dite ishte edhe propozim plan programa zhvillimore për vitin 2016.

Para këshilltarëve programën e paraqiti Pajtim Saiti, përgjegjës i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe implementim Projektesh, i cili me këtë rasti potencoi që programa zhvillimore e komunës së Gostivarit për vitin 2016 është programa më voluminoze e miratuar nga viti 2013 e këndej por ndoshta edhe më herët. Përfshihen 75 projekte me vlerë totale prej 17.669.918 euro.

Me financim nga buxheti i Komunë së Gostivarit do të financohen projekte me lartësi prej 1,738,211.00 euro, nga nivele tjera të pushtetit dhe institucione të tjera 2,066,666.00 euro, si dhe financuar nga nivele tjera të pushtetit dhe institucione të tjera por që nuk hynë në buxhetin e Komunës 13,865,040.00 euro.

Lexo më shumë...
 
Këshilltarët aprovuan propozim – vendimin рër përpunimin e projektit për dukjen e objekteve që gjenden në hapësirën përreth qendrës së qytetit në Gostivar

15 06 2015 s20 kkgv 00Gostivar, me 15 qershor – 2015
Në seancës e 20-të me radhë të Këshillit të Komunës së Gostivarit, këshilltarët aprovuan disa pika të rëndësishme të rendit të ditës, ndër të cilat edhe propozim – vendimin рër përpunimin e projektit për dukjen e objekteve që gjenden në hapësirën përreth qendrës së qytetit  si dhe  përpunimin e projektit për dukjen e sheshit të qytetit.

Në sqarimin e tij përpara këshilltarëve, shefi i Sektorit për Urbanizëm në Komunën e Gostivarit, z.Jeton Salija theksoi se: “Bazuar në programin elektoral cilin e ofroi para qytetarëve kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta në vitin 2013 dhe e cila morri mbështetjen e tyre, parashikohet që të punohet projekt për dukjen e objekteve dhe sheshit të qytetit, duke përfshi edhe pjesën që llogaritet si pjesa historike e qytetit.

Lexo më shumë...
 
Propozim Rend dite për seancën e XX të Këshillit të Komunës

Graphic2Këshilli i Komunës së Gostivarit
Nr.08-1192/1
29.05.2015
Gostivar

Në bazë të nenit 17 të Statutit të Komunës së Gostivarit dhe nenit 35 alineja 1 të Rregullores së Këshillit të Komunës së Gostivarit ("Bul. zyrtar i Komunës së Gostivarit” nr.1/06), KONVOKOJ seancën e 20-të, të Këshillit të Komunës së Gostivarit, e caktuar për më  15.06.2015 (e Hënë) me fillim në orën 10:00.

Për punën e Këshillit u propozua ky:

Propozim - R E N D   D I T E

Lexo më shumë...
 
Bejta: Populli vendosi të ecë përpara nën udhëheqjen time, për atë u bë ndryshimI

08 11 2013 seanca 5 8U mbajt Seanca e 5-të e këshillit

Gostivar, më 8 Nëntor 2013

Këshilli i komunës së Gostivarit e mbajti Senacën e pestë të radhës. Pas akuzave dhe ofendimeve në drejtim udhëheqjes komunale nga ana e këshilltarëve të opozitës në fillim të Seancës, doli me replikë kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, i cili i përmendi keqpërdorimet që janë bërë nga ish udhëheqja komunale gjatë periudhës 2009-2013. Kryetari Bejta tha se ish udhëheqja komunale ishte e keqja e qytetarëve dhe qytetit të Gostivarit.

“Ju flisni me emocione, për shkak se ju ka mbuluar zullumi. Keni bërë dëme shumë të shëmtuara në dëm të qytetarëve të Gostivarit dhe prandaj jeni shumë të nervikosur. Nuk jeni të përgatitur ta pranoni realitetin. Nuk e keni pritur se do të shkoni në histori dhe dokumentet do ti marr unë në dorë. Ju mundoni të shtini mjegulla para këshilltarëve komunal. Si nuk keni turp! Unë nuk do të përgjigjem më ty, sepse nuk keni nivel të kulturës, nuk jeni niveli im, nuk do të përgjigjem se mundon të nxjerrësh mllef. I ke humbur zgjedhjet, pranoje realitetin se në gjithë botën e kulturuar dhe civilizuar respektoje kryetarin i cili vjen. Vetëm ju e quani tragjedi. Populli ka vendosur që të ecë përpara nën udhëheqjen time dhe për atë u bë ndryshimi”, tha para këshilltarëve komunal, kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Lexo më shumë...
 
Këshilli mbajti Seancën e dytë, NP “Komunalec”, subvencionohet me 3 milion denar

seanca_ii_13_05_2013_(8).jpg

Gostivar, 13 Maj 2013
 
Këshilli i Komunës së Gostivarit, e mbajti Seancën e dytë të radhës. Në këtë seancë këshilltarët diskutuan për katërmbëdhjetë pika të rendit të ditës. 
 
Diskutim dhe debat pati për pikën e nëntë të rendit të ditës, rreth propozimit për shkarkim dhe emërim të anëtarëve të Këshillave  Drejtues të shkollave të mesme dhe fillore. 
Lexo më shumë...
 
Konstituohet Këshilli i ri i Komunës së Gostivarit, Nasir Musliu kryetar i ri i këshillit komuna

seanca_konstituive_26_04_2013_(3).jpg

Gostivar, 26 Prill 2013
 
Në seancën konstituive të Këshillit të Komunës së Gostivarit, me shumicë votash, kryetar i këshillit të ri komunal u zgjodh Nasir Musliu, këshilltar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Për atë votuan 17 këshilltarë, dy ishin të përmbajtur kurse njëri nga ato ishte kundër.
Lexo më shumë...
 
U aprovua vendimi për themelimin e Shkollës së Mesme të Medicinës dhe për shkollën e Forinës
Gostivar, 12 Qershor 2013

Këshilli i Komunës së Gostivarit mbajti Seancën e tretë të radhës me 35 pika të rendit të ditës. Me shumicë votash u aprovua propozim vendim për themelimin e Shkollës së Mesme Komunale të Medicinës, si dhe propozim aktvendim për formimin e Komisioni për të kryer përgatitjet për fillimin e punës së Shkollës Fillore në fshatin Forinë.

12_06_2013_seanca_III_(10).JPG

Lexo më shumë...
 


e-Leje Ndërtimi

elejesq

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1000
Content View Hits : 1920196