Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari mbështet shahistët e rinj

12.06.2018

Synimet e kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari për ngritjen e cilësisë së jetës kulturore-artistike, dhe rekreativo-sportive, sidomos të gjeneratave të reja, çdo ditë e më shumë po konkretizohen.

Një nga rastet e fundit është edhe mbështetja financiare nga ana e komunës së Gostivarit për Akademinë e Shahut për Fëmijë në Gostivar.

“Me zhvillimin e këtij sporti inteligjent dhe jashtëzakonisht të bukur ne bëhemi promotorë të një mënyre të shëndetshme të rritjes së fëmijëve duke i mbajtur larg nga ofertat e pista të rrugës”, thotë kryetari Taravari.       

Ndërkaq drejtuesi I Akademisë së Shahut për Fëmijë në Gostivar, Ahmet Sallmani ka falënderuar kryetarin Arben Taravari për përkrahjen e dhënë për shkollën e shahut në Gostivar.

“Kështu mundemi dhe do të ecim përpara drejt fitoreve të reja për Gostivarin dhe për gjeneratat e reja”, shprehet Sallmani.

Shërbimi për informim