Skip to content
.: Kryetari i Komunës
Biografia PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Kryetari i Komunës së Gostivarit

nb_biografia.jpgNevzat Bejta


Nevzat Bejta, lindi më 19.10.1961, në f.Duf të Rekës së Gostivarit


Shkollën fillore e kreu në Sh.F “Ismail Qemali” në Gostivar, kurse të mesmen në Gjimnazin e Gostivarit. Diplomoi në Universitetin e Prishtinës - Fakultetin Filozofik, Dega Histori.
Pas diplomimit, Nevzat Bejta punoi profesor në Sh.F “Përparimi” në fshatin Çegran, kurse nga viti 1987 e deri në vitin 2002, ishte profesor i Historisë në Gjimnazin e Gostivarit.


  • Më 07 prill 2013 fiton shumicën e votave të qytetarëve të Gostivarit dhe njëkohësisht mandatin e dytë si Kryetar i Komunës së Gostivarit nga radhët e BDI-së.
  • Në periudhën gusht 2011 - shkurt 2013, ishte Ministër i Vetëqeverisjes Lokale i Republikës së Maqedonisë.
  • Në Kongresin e dytë të Bashkimit Demokratik për Integrim në vitin 2009, u zgjodh nënkryetar i partisë.
  • Në vitin 2008, Nevzat Bejta ishte pjesëmarrës në pjesën praktike dhe teorike të trajnimit për Vetëqeverisje Lokale të organizuar në Stamboll, nga TIKA dhe Qeveria e Republikës së Turqisë.
  • Në Bon dhe Bruksel, mori pjesë në trajnimin me temë: “Sfidat e vetëqeverisjes lokale gjatë kohës së evrointegrimit”. Gjithashtu, ishte pjesëmarrës në Kongresin e parë të Vetëqeverisjes Lokale në Evroazi me temë: “Zhvillim i Strategjive për Bashkëpunim”, që u mbajt në Stamboll të Turqisë.
  • Në organizim të Departamentit të Shtetit, të SHBA-ve, Nevzat Bejta në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gostivarit, në vitin 2007, mori pjesë në trajnimin për Udhëheqje qendrore dhe lokale.
  • Në periudhën 2005-2009, Nevzat Bejta ishte Kryetar i Komunës së Gostivarit nga radhët e BDI-së. Njëkohësisht ai udhëhiqte dhe ushtronte postin e nënkryetarit të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL). Në vitin 2006, u zgjodh sekretar i Sekretariatit për risocializim, revitalizimin e vetëqeverisje lokale në kuadër të Bashkimit Demokratik për Integrim.
  • Në periudhën 2002-2005, ishte deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga radhët e BDI-së. Në atë udhëhiqte me Komisionin për çështje ekonomike.
  • Nevzat Bejta është themelues i Degës së BDI-së në Gostivar. Nga themelimi i partisë në vitin 2002, e deri më sot është kryetar i degës së BDI-së në Gostivar.
  • Në vitin 2001, Nevzat Bejta iu bashkëngjit radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
  • Në vitin 1999 ishte këshilltar në Këshillin e Komunës së Gostivarit.
  • Në ngjarjet e 9 korrikut të viti 1997 në Gostivar, Nevzat Bejta ishte i burgosur politik.
  • Në vitin 1993 ishte Kryetar i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë.
 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1000
Content View Hits : 1920217