Këshilltarët ekonomik qendruan për vizitë në Gostivar

Këshilltarët ekonimik qendruan për vizitë në Komunën e Gostivarit , ku morën pjesë promotorët ekonomik të vendit, në shtetet: Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermania, Turqia dhe Polonia, pushteti lokal dhe afaristë.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që përpara afaristëve gostivaras të prezantohen mundësitë e investimit, si dhe politikat shtetërore dhe ato lokale përsa i përket bashkëveprimit ekonomik të investitorëve vendas dhe atyre të huaj. Në takim u prezantuan edhe mundësitë zhvillimore ekonomike të Komunës së Gostivarit.

Para diplomacisë ekonomike prezentova projekte të gatshme që i kemi si pushtet lokal: ndërtimin e një aqua-parku, ndërtimin e garazheve në kate dhe rregullimin e zonës ekonomike e cila parashikohet te ish kazerma në Gostivar dhe promovimin e çiklizimit malor.

Afaristët lokal të cilët dëshirojnë prodhimet e tyre t’i eksportojnë jashtë vendit, do të mund të lidhen përmes Komunës së Gostivarit me Këshilltarët ekonomik.