Skip to content
.:
Komuna e Gostivarit
Telegram urimi me rastin e festës së Sulltan Novruzit

Gostivar, me 22 mars – 2017Telegram urimi me rastin e festës së Sulltan Novruzit

Besimtarët e konfesionit bektashian sot kremtojnë festën e Sulltan Novruzit dhe që lidhet me rastin e ditës së ringjalljes, respektivisht ardhjen e stinës së pranverës në kalendarin Bektashian.

Me këtë rast, në emrin tim personal, administratës dhe qytetarëve të Gostivarit, komunitetit bektashian u urojmë festën e tyre.

Le të jetë kjo festë moment reflektimi për solidaritet, dashuri dhe respekt mes njerëzve pa dallim religjioni dhe nacionaliteti.

Me respekt,
Kryetari i Komunës së Gostivarit,
Nevzat Bejta

Lexo më shumë...
 
Diskutohet siguria, rendi dhe qetësia në komunikacionin rrugor përreth objekteve shkollore në Komunën e Gostivarit

Gostivar, me 22 Mars – 2017Diskutohet siguria rendi dhe qetësia në komunikacionin rrugor përreth objekteve shkollore në Komunën e Gostivarit   2

Komuna e Gostivarit, drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme si dhe përfaqësuesit e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë – Stacioni Policor në Gostivar, kanë vijuar me takimet konsultative me qëllim për të rritur sigurinë në dhe përreth objekteve shkollore.

Tema e radhës ishte siguria, rendi dhe qetësia në komunikacionin rrugor përreth objekteve shkollore.

Nafije Zendeli – Ziberi, përgjegjëse e Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit, deklaroi që mbledhjet e tilla janë të një rëndësie të madhe për shkak se flitet për sigurinë e nxënësve nëpër shkolla.

Takimi kaloi në atmosferë konstruktive, ndërsa drejtorët e shkollave paraqiten vërejtjet e tyre që kishin të bëjnë rreth zhvillimit të komunikacionit në shkollat që lidhen me rrugë regjionale dhe ku mungojnë shenjat e komunikacionit.

Lexo më shumë...
 
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta vizitoi familjet që pësuan dëme materiale nga shpërthimi i zjarrit

Gostivar, me 22 Mars – 2017Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta vizitoi familjet që pësuan dëme materiale nga shpërthimi i zjarrit 8

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i shoqëruar nga bashkëpunëtorët dhe disa afarist gostivaras, vizituan dy familjet në lagjen e re të qytetit që pësuan nga shpërthimi i zjarrit në shtëpitë e tyre.

Pasi u premtoi mbështetje për sanimin e pasojave, kryetari Bejta vuri në dukje që prona është e rëndësishme për njerëzit, por më e rëndësishme është shëndeti, dhe se nga kjo fatkeqësi nuk ka pasur pasoja në njerëz, dhe kjo na gëzon më së shumti.

“Sot me ne këtu janë edhe disa afaristë nga Gostivari dhe bashkë me ato do ta ndihmojmë familjen e cila pësoi më së shumti nga zjarri, dhe që është e nevojshme që shtëpia t’i ndërtohet nga themeli. Komuna do të ndan mjete nga buxheti i vet aq sa na lejohet me ligj, dhe bashkë me afaristët të cilët çdo herë e kanë mbështetjen tonë, do t’i ndihmojmë kësaj familje që t’i ndërtohet një shtëpi e re. Besojmë shumë shpejt të vijmë në këtë familje që ta urojmë për shtëpinë e re”, shtoi kryetari Nevzat Bejta, duke shtuar që afaristët e qytetit duhet të gëzojnë respekt të veçantë nga shoqëria pasi në shumë raste ndajnë nga buxheti i tyre familjar për të ndihmuar familjet në nevojë.

Lexo më shumë...
 
Fëmijët e çerdheve publike të Gostivarit në festë të dyfishtë, kremtuan patronatin dhe ardhjen e stinës së Pranverës

Gostivar, me 21 Mars – 2017Fëmijët e çerdheve publike të Gostivarit në festë të dyfishtë kremtuan patronatin dhe ardhjen e stinës së Pranveres 3

Me shfaqen e prezantuar nga fëmijët e Institutit Nacional Çerdhja për Fëmijë "Gëzimi fëmijëror", me asistencë të edukatoreve dhe përkëdhelëseve, ky institucion shënoi patronatin dhe që përputhet me ditën e parë të Stinës së Pranverës.

Shfaqja u mbajt në kopshtin “Pranvera”, kurse të pranishëm krahas prindërve dhe stafit, ishte edhe delegacioni nga Komuna e Gostivarit që u kryesua nga sekretarja Ditmire Shehu dhe përgjegjësja e Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport, Nafije Zendeli – Ziberi.

Lexo më shumë...
 
Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, uron për festën e 8 Marsit

Gostivar, me 8 mars – 20178 Marsi urimi i kryetarit te komunes se Gostivarit Nevzat Bejta

Kryetari i Komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta uron për festën e 8 Marsit
Të gjitha festat festohen nga të gjithë pa dallim gjinie dhe moshe, e veçantë është shënimi i Festës së 8 Marsit sepse feston e gjithë gjinia femërore.

Pa barazi gjinore dhe pa integrim real të grave në jetën shoqërore nuk mund të ketë një shoqëri të drejtë, solidare dhe me vlera evropiane.

Shpreh besimin dhe bindjen që kontributi intelektual dhe jetësor i femrës, veçanërisht i gruas shqiptare, mbetet një përbërës i rëndësishëm për shoqërinë.

Shfrytëzoi rastin që të gjithë grave të ua uroj 8 Marsin, me dëshirën për shëndet, suksese dhe mbarësi të gjithanshme në jetën e tyre.

Lexo më shumë...
 
Këshilli i Komunës së Gostivarit realizoi seancën e 36-të, u aprovua raporti i punës së Stacionit Policor të Gostivarit për vitin 2016

Gostivar, me 14 Mars – 2017Këshilli i Komunës së Gostivarit realizoi seancën e 36-të u aprovua raporti i punës së Stacionit Policor të Gostivarit për  vitin 2016 3

Këshilli i Komunës së Gostivarit realizoi seancën e 36-të me radhë e cila u karakterizua me miratimin e raportit të punës së Stacionit Policor të Gostivarit për vitin 2016, disa pika të rendit të ditës që ndërlidhen me buxhetin komunal, si dhe shumë pika të tjera të rëndësishme.
Në prani të drejtuesve të Komunës si dhe 29 këshilltarëve komunal, shefi i Stacionit Policor të Gostivarit, Gazi Abdurahmani paraqiti raportin për punë për vitin paraprak të institucionit që drejton.

Abdurahmani vuri në dukje që Stacioni policor në Gostivar gjatë viti 2016 ndërmori masa permanente dhe aktivitete në kuadër të autorizimeve ligjore me qëllim të pengimit, prevenimit dhe shkatërrimit të të gjitha formave të kriminalitetit dhe sjelljeve devijuese.

“Në periudhën e lartpërmendur në funksion të zbulimit të veprave të kryera penale në nivel të Stacionit Policor në Gostivar është arritur efikasiteti gjithëpërfshirës prej 60,2% në krahasim me vitin 2015 ki u arrit vetëm 56%”, deklaroi Abdurahmani, i cili duke folur për sferën e sigurisë në trafikun rrugor, potencoi që gjatë vitit 2016 janë ndërmarrë një numër i madh i masave dhe aktiviteteve me qëllim të sigurimit të rregullit dhe sigurisë më të madhe për mbarëvajtjen e trafikut rrugor, njëkohësisht ndërmerren edhe shumë masa me karakter preventiv-represiv.

Lexo më shumë...
 
Në Gostivar u mbajt manifestimi tradicional dedikuar festës së 7 Marsit

Gostivar, me 8 Mars – 2017Në Gostivar u mbajt manifestimi tradicional tradicional dedikuar festës së 7 Marsit 8

Me intonimin e himnit kombëtar nga korri i nxënësve në dirigjim të profesoreshës së artit muzikor, Fjolla Useini filloi manifestimi tradicional dedikuar festës së 7 Marsit, ditës së rmësënjtorës së parë në gjuhën shqipe, që organizohet nga Komuna dhe Qendra për Kulturë në Gostivar.

Në këtë manifestim, i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i cili në fjalimin e tij vlerësoi dhe lartësoi misionin e shenjtë që luajnë mësimdhënësit në karrierën e tyre.

“Pedagogët japin gjithçka nga vetja për të edukuar fëmijët tanë. Sa më shumë prindërit të investojnë në edukimin e fëmijëve të tyre, sa më shumë që mësimdhënësit tonë të japim mundin e tyre për të edukuar dhe arsimuar gjeneratat e reja, shoqëria jonë do të ketë një ardhmëri të ndritur”, tha mes tjerash kryetari Bejta.

Drejtori i Qendrës për Kulturë, z. Luan Zenku pasi falënderoi të pranishmit për praninë e tyre, vuri në dukje që: “Ky eveniment është i nënti me radhë dhe duhet të falënderojmë drejtorin paraprak Bashkim Hasanin që e inicio dhe e la në trashëgimi”.

Lexo më shumë...
 
<< Fillim < Mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vijuesi > Fundi >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

e-Leje Ndërtimi

elejesq

e-Tatime

e-tatime-online

Maps

maps-small

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 1011
Content View Hits : 1963752