Shpallje publike

 

Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 pika 14 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (Gazeta zyrtare  e RM nr.5/02), nenit 22 paragrafi 1 pika 1 dhe 2 të  Ligjit për marrëdhënie pune(Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 62/2005; 106/2008; 161/2008; 114/2009; 130/2009; 149/2009; 50/2010; 52/2010; 124/2010; 47/2011; 11/2012; 39/2012; 13/2013; 25/2013; 170/2013; 187/2013; 113/2014; 20/2015; 33/2015; 72/2015; 129/2015, 27/2016, 134/2016,120/2018,110/2019 dhe 267/2020 ), nenit 20-g paragrafi 1 të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/2014, 199/2014, 27/2016 , 35/2018,198/2018,143/2019 dhe 14/2020 ), dhe nenit 11 paragrafi 1 të Ligjit për zjarrfikje  (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 67/2004, 81/2007, 55/2013, 158/2014, 193/2015, 39/2016 dhe 152/2019), në pajtim me Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale të Komunës së Gostivarit nr. 09-2110/1 të datës 14.12.2016 dhe në shtojcë të dokumentacionit për pëlqim nga ana e MSHIA për arsye se disa herë është kërkuar pëlqim,po përgjigje nuk kemi!

Në bazë të nenit 20 b paragrafi 10 të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik nëse nga ana e MSHIA nuk veprojnë në bazë të kërkesës së parashtruar,kërkesa quhet e aprovuar,dhe në bazë të kësaj Kryetari i Komunës së Gostivarit solli:

SHPALLJE PUBLIKE nr.04/2021

për plotësimin e vendit të punës në kohë të pacaktuar, në Njësinë territoriale kundër zjarrit të Komunës së Gostivarit

IEmërtimi i vendit të punës: Zjarrfikës shpëtues

Shifra e vendit të punës:ZJA0210V04000

Numri i realizuesve:(7)shtatë,

Kushtet e përgjithshme:

– të jetë shtetas i  Republikës së Maqedonisë,

– në mënyrë aktive t`a përdorë gjuhën maqedonase,

– të jetë madhor,

– të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës dhe

– me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor të mos i jetë shqiptuar dënim ndalese për ushtrimin e profesionit,  veprimtarisë ose detyrës.  

Kushtet e veçanta:

Kualifikimet profesionale: shkalla e kualifikimeve IV sipas Kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe 180 ose 240 kredi të fituara sipas ECVET ose SKMAP ose sëpaku arsim i lartë ose i mesëm

-Përvoja e punës: me ose pa përvojë pune në profesion e evidentuar në Agjencinë për punësim të Republikës së Maqedonisë si stazh pune;

Kushtet tjera të veçanta:

Kandidati i zgjedhur nga shpallja publike i cili do të punësohet në Njësinë territorial kundër zjarrit ka për obligim që në afat prej një viti nga dita e punësimit, të pajiset me “çertifikatë për kualifikimin e fituar – zjarrfikës”, të lëshuar nga institucioni i autorizuar nga Ministria për arsim dhe shkencë e Republikës së Maqedonisë, në të kundërtën i ndërpritet punësimi.

Orari i punës dhe shuma e rrogës:

Orari i punës: punë në dy ndërrime prej orës 07.00 deri ora 19.00 dhe prej orës 19.00 deri ora 07.00.

Orët e punës në javë:40,

Rroga bazë neto:16.740,00 denarë;

Kompetencat e përgjithshme të nevojshme të punës:

– mësim dhe zhvillim;

– komunikim;

– arritje rezultatesh;

– punë me të tjerët/punë ekipore;

– orientim ndaj palëve të implikuara;

(Verifikimi i kompetencave të përgjithshme do të bëhet në fazën e intervistës)

Vërrejtje:Sipas planit vjetor për punësim për vitin 2021, punësimi është paraparë për 4 Shqiptar(e), 2 Maqedonas(e) dhe 1 Turk (e).

II.Emërtimi i vendit të punës: Zjarrfikës shpëtues-vozitës

– Shifra e vendit të punës: ZJA 0210V03000

Numri i realizuesve: (6)gjashtë

Kushtet e përgjithshme:

– të jetë shtetas i  Republikës së Maqedonisë,

– në mënyrë aktive t`a përdorë gjuhën maqedonase,

– të jetë madhor,

– të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës dhe

– me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor të mos i jetë shqiptuar dënim ndalese për ushtrimin e profesionit,  veprimtarisë ose detyrës.  

Kushtet e veçanta:

Kualifikimet profesionale: shkalla e kualifikimeve IV sipas Kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe 180 ose 240 kredi të fituara sipas ECVET ose SKMAP ose sëpaku arsim i lartë ose i mesëm

-Përvoja e punës: së paku një vit përvojë pune në profesion e evidentuar në Agjencinë për punësim të Republikës së Maqedonisë si stazh pune

Kushtet tjera të veçanta:

-Kandidati i zgjedhur nga shpallja publike i cili do të punësohet në Njësinë territorial kundër zjarrit ka për obligim që në afat prej një viti nga dita e punësimit, të pajiset me “çertifikatë për kualifikimin e fituar – zjarrfikës”, të lëshuar nga institucioni i autorizuar nga Ministria për arsim dhe shkencë e Republikës së Maqedonisë, në të kundërtën i ndërpritet punësimi.

-Patent shoferi të kategorisë “C”

Orari i punës dhe shuma e rrogës:

Orari i punës: punë në dy ndërrime prej orës 07.00 deri ora 19.00 dhe prej orës 19.00 deri ora 07.00.

Orët e punës në javë:40,

Rroga bazë neto:16.740,00 denarë;

Kompetencat e përgjithshme të nevojshme të punës:

– mësim dhe zhvillim;

– komunikim;

– arritje rezultatesh;

– punë me të tjerët/punë ekipore;

– orientim ndaj palëve të implikuara;

(Verifikimi i kompetencave të përgjithshme do të bëhet në fazën e intervistës)

Vërrejtje:Sipas planit vjetor për punësim për vitin 2021, punësimi është paraparë për 4 Shqiptar(e), 1 Maqedonas(e) dhe 1 Turk (e).

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

-Bashkangjitur fletëparaqitjes për punësim në sektorin publik (formati i veçantë) që gjendet në shtojcë të shpalljes të publikuar në veb faqen e Komunës së Gostivarit (www.gostivari.gov.mk), kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:

-Çertifikatë për nënshtetësi (original ose kopje e vërtetuar në noter, jo më e vjetër se gjashtë muaj),

-Diplomë për arsimimin e kryer, (origjinal ose kopje e vërtetuar në noter),

-Dëshmi se nuk i është shqiptuar dënim me vendim të plotfuqishëm gjyqësor, për  ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës (original ose kopje të vërtetuar në noter, jo më të vjetër se gjashtë muaj),

-Dëshmi për përvojën e punës, (pasqyrë ose historiat nga Fondi për sigurim pensional dhe invalidor ose Qendra për punësim dhe dëshmi të tjera për përvojën e punës),

ertifikatë mjekësore për aftësi të përgjithshme shëndetësore, jo më të vjetër se gjashtë muaj,

Dokumentet e nevojshme në shtojcë të fletëparaqitjes së plotësuar për punësim në sektorin publik, kandidatët duhet t`i dorëzojnë në afat prej 5 (pesë) ditë pune, nga dita e publikimit të shpalljes në shtypin e përditshëm, duke mos llogaritur ditën e publikimit.

Dokumentet mund të dorëzohen personalisht në arkivin e Komunës së Gostivarit ose përmes postës në adresën: Komunës së Gostivarit, Bul.B.Gjinoski nr.61, 1230 Gostivar, me shenjën “Për shpalljen publike për punësim nr.01/2021“.

Procedura për selektim realizohet nga ana e Komisionit për selektim dhe realizimin e intervistës, e formuar nga Kryetari i komunës, në fazat  në vijim:

– Selektimi administrativ që realizohet në afat prej tetë ditësh pas kalimit të afatit për paraqitjen e kandidatëve dhe përbëhet prej verifikimit të të dhënave të vendosura në fletëparaqitjen për punësim, dëshmive të paraqitura në fletëparaqitje dhe bodimi i tyre.

– Realizimi i intervistës në afat prej tetë ditësh nga përfundimi i selektimit administrativ, me ata kandidatë që e kanë kaluar verifikimin e besueshmërisë së dëshmive dhe janë evidentuar si të rregullt,

– Përpilimi i listës së rangimit të kandidatëve që me suskes i kanë kaluar të gjitha fazat e selektimit.

Zgjedhja e kandidatit për punësim  do të bëhet më së voni në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, nga përfundimi i procedurës për selektim në të gjitha fazat.

Dokumentet e dorëzuara me vonesë, nuk do të shqyrtohen nga ana e Komisionit për selektim dhe realizimin e intervistës.

Dorëzuar:

– Qendrës për punësim  – Gostivar

– Gazetave të përditshme “Nova makedonija” dhe “Koha”

– Departamentit për menaxhim me resurse njerëzore

–  arkiva

 

 

DOKUMENT : Shtojcë – Fleteparaqitje- Прилог -Пријава