Ndërmarrja Publike për Ekonomizim me Objektet Sportive “RINIA” – Gostivar

Dispozitat e përgjithshme

NPEOS “RINIA” ka cilësinë e personit juridik.

Selia e Ndërrmarjes është në Gostivar në hapësirën e Sallës Sportive “RINIA” nga hyrja lindje 1 në kat të dytë.
rr. B.Gjinoski p.n.
Kontakt tel: 042 215 656

e-mail: rinia@gostivari.gov.mk

Veprimtaria

  • Aktivitete rekreative, sportive, kulturore dhe zbavitëse;
  • Aktivitete sportive;
  • Aktivitete rekreative;
  • Aktivitete kulturore dhe zbavitëse;
  • Aktivitete tjera;

Ndërmarrja mund të kryej edhe edhe veprimtari tjera të përcaktuara me Statutin e saj. Për të gjithë aktivitetet Ndërmarja është e obliguar që të organizojë dhe të udhëheq evidencë, të organizojë dhe të udhëheq evidencë të veçantë kontabiliteti për paraqitjen e rezultateve nga puna.

Organet e Ndërmarrjes

Organet drejtuese të ndërmarrjes janë: Këshilli drejtues, Këshilli për kontrollën e punës materialo-finansiare dhe drejtori.

Këshilli drejtues i Ndërrmarrjes Publike përbëhet prej 7 anëtarësh të cilët i emëron themeluesi, prej të cilëve 5 anëtar nga vet themeluesi ndërsa dy veta nga të punësuar në Ndërrmarrjen. Këshilli për punën materialo-finansiare përbëhet prej 5 anëtarësh e të cilët i emëron themeluesi.

Personi përgjegjës për përfaqësimin e Ndërrmarrjes Publike është drejtori të cilin e zgjedh Kryetari i Komunës së Gostivarit nëpërmjet konkursit publik.