Skip to content
.:
Kryetari Nevzat Bejta përgëzon vullnetarët e Kryqit të Kuq të Gostivarit për arritjet shembullore në nivel republikan

Gostivar, me 2 Qershor – 2016Kryetari Nevzat Bejta përgëzon vullnetarët e Kryqit të Kuq të Gostivarit për arritjet shembullore në nivel republikan   3

Në kuadër të programit Kryqi i Kuq në Aksion – Promovimi i Vlerave Humane, organizata e Kryqit të Kuq në Gostivar është përzgjedhur si organizatë kampion në nivel republikan për vitin 2016.

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Sallën e Këshillit Komunal, drejtuesit e Kryqit të Kuq republikan dekoruan vullnetarët e organizatës komunale të Gostivarit me medalje dhe mirënjohje.

Në suaza të programit Kryqi i Kuq në Aksion – Promovimi i Vlerave Humane, Kryqi i Kuq i Gostivarit është vlerësuar për realizim më të suksesshëm të tre nga gjithsej tetë projekte të realizuara tani e 17 vite.

I pranishëm në këtë akt solemn ishte edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili përgëzoi vullnetarët e Gostivarit për humanitetin dhe përkushtimin e realizimit të këtyre projekteve me interes të përgjithshëm social.

“Së pari më lejoni ti uroj Organizatës komunale të Kryqit të Kuq Gostivar për mirënjohjen - Trofeun e marrë – vendi i parë në nivel republikan në kuadër të projektit për promovimin e vlerave humane. Organizata e kryqit të kuq në Gostivar vite me radhë realizon projekte të ndryshme në implementimin e të cilave gjithnjë ka pasur dhe do të ketë mbështetjen e komunës së Gostivarit. Jemi veçmas të gëzuar që këtë vit Trofeu i ndahet pikërisht Organizatës së Kryqit të Kuq në Gostivar”, tha kryetari Nevzat Bejta, duke shtuar që: “Në mënyrë që të eliminojmë dhunën, padrejtësinë dhe varfërinë, ne duhet të edukojmë veten tonë për parimet e Vlerave Humane.

“Le të jetë Gostivari shembull për promovim të vlerave humane. Urime edhe një herë Organizatës komunale të Kryqit të Kuq në Gostivar”, përfundoi kryetari Nevzat Bejta.

I pranishëm në këtë solemnitet ishte edhe sekretari gjeneral i Kryqit te Kuq të Republikës së Maqedonisë, Sait Saiti i cili mes tjerash tha se Kryq i Kuq në nivel të Botës është organizata më e madhe humanitare. E tillë, tha Saiti, duhet të jetë edhe në Maqedoni.

“Dhe, nëse është kështu, atëherë vullnetarët e Kryqit të Kuq të Gostivarit janë vullnetarë kampion të organizatës më të madhe humanitare në Maqedoni”, shtoi Saiti.

Me këtë rast, mirënjohje u ndanë për donatorët dhe përfaqësuesit e organizatave komunale të Kryqit të Kuq nga qytetet e tjera të Maqedonisë, ndër to edhe sekretarja e organizatës komunale të Gostivarit, Merita Alili.

Me fjalë rasti u paraqit edhe kryetari i Organizatës komunale të Kryqit të Kuq të Gostivarit, Kasam Kasami i cili falënderoi veçmas kryetarin dhe Komunën e Gostivarit për mbështetjen e ofruar në realizimin e projekteve me karakter humanitar.

Shërbimi për informim

Kryetari Nevzat Bejta përgëzon vullnetarët e Kryqit të Kuq të Gostivarit për arritjet shembullore në nivel republikan   1

 

Kryetari Nevzat Bejta përgëzon vullnetarët e Kryqit të Kuq të Gostivarit për arritjet shembullore në nivel republikan   2

Kryetari Nevzat Bejta përgëzon vullnetarët e Kryqit të Kuq të Gostivarit për arritjet shembullore në nivel republikan   3

Kryetari Nevzat Bejta përgëzon vullnetarët e Kryqit të Kuq të Gostivarit për arritjet shembullore në nivel republikan   4

Kryetari Nevzat Bejta përgëzon vullnetarët e Kryqit të Kuq të Gostivarit për arritjet shembullore në nivel republikan   5

Kryetari Nevzat Bejta përgëzon vullnetarët e Kryqit të Kuq të Gostivarit për arritjet shembullore në nivel republikan   6

 

e-Leje Ndërtimi

elejesq

e-Tatime

e-tatime-online

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 33
Përmbajtje : 939
Content View Hits : 1558719