Skip to content
.:
Komuna e Gostivarit
Inaugurohen rruga e asfaltuar, kanalizimi, ndriçimi dhe parkingu afër NP Komunalec

Gostivar, me 7 dhjetor – 2016Inaugurohen rruga e asfaltuar kanalizimi ndriçimi dhe parkingu afër NP Komunalec  1

Lagja te Ndërmarrja Publike “Komunalec” në Gostivar bëhet me rrugë të re të asfaltuar dhe parking me kapacitet për mbi 60 vetura. Vlera e përgjithshme e investimit në këtë lagje është 50 mijë euro, investim ky i përbashkët i Komunës së Gostivarit dhe NP ”Komunalec”.

I pranishëm në promovimin e punimeve për ndërtimin e parkingut dhe rrugës së asfaltuar ishte edhe kreu i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta me bashkëpunëtorët e tij.  “Premtimi dhënë parazgjedhor në vitin 2013-të bëhet realitet, ndërsa për lagjen tha se me investimet e reja bëhet një nga më të bukurat e qytetit”, tha Bejta.

Punët i ka kryer Ndërmarrja Publike “Komunalec”. Drejtori i kësaj ndërmarrje Memedali Xhaferi, theksoi me këtë rast se paraprakisht në këtë lagje është ndërtuar edhe rrjeti i kanalizimit për ujërat e zeza.

Lexo më shumë...
 
U inauguruan disa rrugica të shtruara me pllaka bekatoni në lagjen “Grudajcë” të Gostivarit

Gostivar, me 3 dhjetor – 2016U inauguruan disa rrugica të  shtruara me pllaka bekatoni në lagjen Grudajcë të Gostivarit 6

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Bashkim Hasani qëndruan në Lagjen “Grudajcë” dhe bashkë me banorët e kësaj lagje inauguruan disa rrugica të shtruara me pllaka bekatoni me sipërfaqe prej 2500 metra katrorë.

Një nga rrugët e shtruara ishte edhe rruga që shpinte nga xhamia e kësaj lagje. Në prononcimin për mediat, kryetar Bejta vuri në dukje që në këtë lagje janë realizuar shumë investime dhe do të vazhdohet të investohet me qëllim që banorëve tu krijohen kushte sa më të mira për jetesë, ndërsa shtoi se vlera e investimit kap shifrën e 3 milion e 600 mijë denarëve.

Lexo më shumë...
 
Në qytetin e Gostivarit u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara

Gostivar, me 2 dhjetor – 2016Në qytetin e Gostivarit u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara 3

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, 3 Dhjetori, në qytetin e Gostivarit është shënuar përmes aktiviteteve të ndërmarra nga Këshilli Rinor me mbështetje financiare të Komunës së Gostivarit dhe përkrahjen e nxënësve të Shkollës së Mesme të Mjekësisë.

Një delegacion i përbërë nga përfaqësues të Këshillit Rinor, Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport të Komunës së Gostivarit si dhe nxënës të mjekësisë, vizituan nxënësit e paraleleve speciale në shkollat “Ismail Qemali”, “Mustafa Kemal Ataturk”, dhe Qendrës ditore për fëmijët me nevoja të veçanta.
Me këtë rast, për fëmijët e paraleleve speciale u ndanë dhurata simbolikes, me porosinë se edhe ata janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë, dhe se fëmijët janë të njëjtë pa përjashtim.

Lexo më shumë...
 
U mbajt edicioni i 11 i ekspozitës mbarëkombëtare “Çmimi i Nëntorit”, me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit

Gostivar, me 29 Nëntor - 2016U mbajt edicioni i 11 i ekspozitës mbarëkombëtare Cmimi i  Nëntorit me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit 6

Në organizim të Shoqatës së Artistëve të Artit Figurativ “Draudacum”, dhe me mbështetje financiare të Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Kulturës, me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit, në Gostivar u mbajt edicioni i 11 i ekspozitës mbarëkombëtare “Çmimi i Nëntorit”.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gostivarit BashkimHasani, theksoi se: “Ekspozita “Çmimi i Nëntorit”, tashmë është bërë një traditë e bukur në qytetin e Gostivarit, ku në një vend mblidhen artistë të artit figurativ nga gjitha trojet shqiptare”.

“Komuna e Gostivarit vazhdimisht u ka dhënë përkrahje aktiviteteve të tilla artistike dhe kulturore. Është bërë traditë që qyteti i Gostivarit të grumbullon për çdo vit artistët nga gjitha trojet shqiptare. Gostivari me të drejtë ka fituar epitetin e qytetit të artit figurativ”, tha mes tjerash Hasani.

Lexo më shumë...
 
Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta dekorohet me çmimin e karrierës për kontributin e tij në zhvillimin e jetës kulturore

Gostivar, me 27 Nëntor – 2016Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta dekorohet me çmimin e karrierës për kontributin e tij në zhvillimin e jetës kulturore 1

Komuna e Gostivarit është ndër institucionet kryesore që ndihmon zhvillimin e jetës kulturore në qytetin e Gostivarit. Me këtë motiv, drejtoria e Qendrës për Kulturë shpërbleu kryetarin e Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta me çmimin e karrierës, pikërisht për mbështetjen e parezervë të aktiviteteve kulturore.

Ndarja e çmimit u bë gjatë manifestimit dedikuar ditës së flamurit kombëtar “28 Nëntorit”. Drejtori, z. Luan Zenku potencoi që gjitha aktivitetet e Qendrës për Kulturë në Gostivar, janë realizuar fal mbështetjes së Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Kulturës, andaj kryetari Nevzat Bejta dekorohet me këtë çmim më se të merituar.

Gjatë manifestimit, çmime për zhvillim të jetës kulturore në qytetin e Gostivarit u ndanë edhe për dy Shoqëritë Kulturore Artistike të qytetit, “Jahi Hasani”, dhe “Lulet e Malësisë”, ndërsa si Ansambël nikoqir i manifestimit, çmim u nda edhe për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Emin Duraku”, nga Shkupi.

Lexo më shumë...
 
Shkolla fillore “Ismail Qemali”, shënoi patronatin dhe Ditën e Flamurit, kryetari Bejta: Sot është një ditë e veçantë për shoqërinë shqiptare

Gostivar, me 28 Nëntor – 2016Shkolla fillore Ismail Qemali shënoi patronatin dhe Ditën e Flamurit 15

Këngë për 28 Nëntorin, ditën e flamurit, valle me motive kombëtare, recitale kushtuar Shqipërisë dhe Flamurit kombëtar. Me program të begat kulturor dhe artistik të përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit, Shkolla Fillore “Ismail Qemali” në Gostivar shënoi patronatin dhe ditën e flamurit kombëtar, 28 Nëntorit.

Në këtë eveniment të organizuar nga drejtoria e shkollës, i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i shoqëruar nga shefi i kabinetit, z. Bashkim Hasani dhe drejtuesit e Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport.

“Sot është një ditë e veçantë për shoqërinë shqiptare. Është dita e krijimit të shtetit shqiptar. Kjo datë historike na solli në fitore të reja. Kemi krijuar shtetin e dytë, kurse ne në Maqedoni punojmë për barabarësi të plotë. Të gjitha shkollat e Komunës së Gostivarit organizojnë manifestime për Ditën e flamurit, por unë zgjodha të jem në mesin tuaj, sepse, shkolla e juaj e mban emrin e njeriu që solli dritë në shoqërinë shqiptare, themeluesin e shtetit shqiptar, Ismail Qemali”, tha mes të tjerash Ahmeti.

Lexo më shumë...
 
Bejta ua shtroi rrugën me asfalt, banorët e presin me tupana dhe zurle

Gostivar, me 25 nëntor – 2016Bejta ua shtroi rrugën me asfalt banorët e presin me tupana dhe zurle 8

Banorët e lagjes “Banjeshnica”, kanë pritur me tupana dhe zurle kryetarin e Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta, i cili bashkë me shefin e kabinetit, z. Bashkim Hasani vizitoi këtë lagje për të inauguruar rrugën e asfaltuar.

Në një atmosferë festive, kryetari Bejta vuri në dukje që brenda vitit u bë asfaltimi i rrugës që lidh këtë lokalitet me fshatrat Turçan i Vogël dhe Turçan i madh.

“Rruga është e gjatë mbi 650 metra, kurse e gjerë katet metra. Vlera e Investimit është mbi 2 milion e 700 mijë denarë. Kjo rrugë do tu shërben jo vetëm banorëve të kësaj rruge, por edhe qytetarëve të vendbanimeve të tjera për rreth dhe do të shfrytëzohet si rrugë altnernative për lëvizje drejt qytetit në periudha kur krijohen tollovi dhe radhë të gjata në rrugët kryesore. Dëshiroj tu falenderoj banorëve të lagjes për këtë mikëpritje të përzemërt. Kjo na inkurajon të vazhdojmë me punë pandrërrerje”, tha mes tjerash kryetari Bejta.

Lexo më shumë...
 
<< Fillim < Mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vijuesi > Fundi >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

e-Leje Ndërtimi

elejesq

e-Tatime

e-tatime-online

Aktuale

h-n-b-7

multiculturalism

furnizime-publike

 npkomunaleclink-t

UNDP Konkurs

UNDP Vacancy
 
undp-vacancy

Për qytetarët me pengesa

Bejtyl Lushi, Visar Rustemi, Bekim Neziri
042 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës

Elaborat ekologjik

Studimi për vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisin jetësor të projektit për sistemin e gazsjellësit Nacional në Maqedoni, krahu Shkup-Gostivar-Kërçovë
 

Statistika

Members : 3
Përmbajtje : 984
Content View Hits : 1774888