 31.08.10
Një segment i rrugës që çon drejt fshatit Simnicë dhe një rrugicë e fshatit Banjicë e Poshtme, shtrohen me asfalt të ri. Pjesët e dëmtuara të asfaltit në rrugën kryesore sanohen, ndërsa rrugica prej Xhamisë së fshatit deri te çezma, shtrohet komplet me asfalt.
“Ky segment rrugor përveç nga banorët lokalë, shfrytëzohet edhe për qarkullim të kamionëve që shkojnë te zona industrial dhe te deponia rajonale, andaj edhe ishte dëmtuar shumë dhe sanimi i saj ishte i domosdoshëm. Gjithsej do të asfaltohet një sipërfaqe prej mbi 1 mijë metra katrorë, për çka do të harxhohen rreth 160 kub asfalt, ndërsa do të harxhohen rreth 1 milion denarë mjete nga buxheti komunal”, thotë Senad Emini – inxhinier në Komunë e Gostivarit.
|
|

01.09.10
Të dhëna për paraqitjen e zjarreve në rajonin e Komunës së Gostivarit, të përpiluara nga Njësiti Territorial Komunal i Zjarrfikësve - Gostivar për muajin Gusht 2010.
Gjatë muajit Gusht në komunën e Gostivarit nga të dhënat e NJTKZ-së rezulton se ka pasur gjithsejt 4 raste të zjarreve në objekte, 47 zjarre janë paraqitur në terren të hapur.
Numri i forcave të angazhuara për muajit Gusht ka qenë 170, forca këto të Njësitit zjarrfikës të cilat kanë bërë 26 intervenime teknike dhe 6 intervenime në komunikacion.
Gjatë muajit Gusht NJTKZ - Gostivar ka pasur 89 angazhime të mjeteve materiale, gjegjësisht të aumtojeteve të Njësitit Zjarrfikës
|
|

31.08.10
Këshilli i komunës së Gostivarit i dha dritë jeshile NP “Komuanlec” për marrje të kredisë nga Banka gjermane KFW. Shuma prej 1 milion e 100 mije euro do të shfrytëzohet për sanimin dhe zëvendësimin e tubacioneve të azbestit me të reja, zëvendësimin e ujëmatësve aktual me ujëmatës që kontrollohen nga distanca, instalimin e ujëmatësve rajonal si dhe disa investime tjera që ndërlidhen me rrjetin e ujësjellësit.
|
|
 30.08.10
Me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, në oragnizim të Komunës së Bajrampashës dhe me mbështetje të Komunës së Gostivarit në cilësinë e nikoqirit, të premten, nën moton “Vëllazëria nuk njeh kufij”, u shtrua iftar për rreth një mijë besimtarë myslimanë.
Përfaqësues nga Komuna e Bajampashës, ambasada e Turqisë në Maqedoni, Komuna dhe myftinia e Gostivarit, si dhe qytetarë të shumtë u lutën dhe hëngrën iftar bashkërisht.
|
|
 30.08.10
Me mjete të siguruara nga buxheti и Komunës së Gostivarit, do të shtrohet me pllaka bekatoni trotuari i rrugës “Borçe Jovanoski” rrugë kjo që gjendet në pjesën qendrore të qytetit dhe shumë e frekuentuar nga këmbësorët.
“Për shkak të dëmtimeve të shumta të asfaltit ekzistues, ishte e domosdoshme të intervenohet në një gjatësi të caktuar të këtij trotuari, me qëllim që të lehtësohet lëvizja e këmbësorëve”, thotë Senad Emini – inxhinier në Komunën e Gostivarit.
|
|
|
|
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 10 - 18 nga 422 |