09.06.2010
Me qëllim që pushteti lokal të jetë sa më afër qytetarëve dhe problemeve me të cilat ata ballafaqohen, kryetari i komunës së Gostivarit Prof.dr. Rufi Osmani vazhdon që çdo të marte prej në orën 13 të pranojë qytetarë. Para kryetarit, udhëheqësve të sektorëve dhe departamenteve, si dhe kompetentëve tjerë në lidhje me problemet e caktuara, qytetarët shpalosin problemet e tyre dhe informohen për masat që do të ndërmerren në lidhje me kërkesat e tyre të arsyeshme. Për kërkesat që nuk kanë të bëjnë me kompetencat e pushtetit lokal, qytetarët udhëzohen se ku mund të drejtohen për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Në takimet e deritashme, mesatarisht nga rreth 20 qytetarë janë pranuar në çdo takim, ndërsa problemet të cilat ata kanë shpalosur kryesisht kanë të bëjnë me sferën e urbanizmit, infrastrukturës dhe punësimit. Për të gjitha kërkesat e qytetarëve, organet kompetente të komunës, ndërmarrjet dhe institucionet që janë në kompetencë të pushtetit lokal, kanë ndërmarrë hapat e duhura dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre tanimë është zgjidhur.
Takimet e këtilla do të jenë të rregullta në të ardhmen dhe ato do të realizohen çdo të martë në s në sallën e vogël të komunës, prej orës 13 deri në orën 15, e nëse e do nevoja edhe më gjatë. Rikujtojmë qytetarët, se për takim me kryetarin dhe bashkëpunëtorët e tij, paraprakisht të drejtohen në Qendrën komunale për shërbime e cila gjendet në katin përdhes të komunës dhe të plotësojnë formularin përkatës. Të gjithë atyre që në formular do të theksojnë qëllimin e arsyeshëm për takim, do t'ju mundësohet një gjë e tillë.
Shërbimi për informim
|
|
08.06.2010
Me qëllim të ngritjes së nivelit të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe sektorit civil, si dhe aplikimit të përbashkët në projekte të caktuara, në sallën e këshillit komunal u realizua takim me OJQ-të dhe shoqatat qytetare që veprojnë në komunë e Gostivarit.
Shoqatat civile, treguan interesim për thellim të bashkëpunimit me komunën, por edhe kërkuan mbështetje prej saj. OJQ-të që kanë kapacitete më të fuqishme thanë se venë në dispozicion kapacitetet e tyre hapësinore dhe teknike, për shfrytëzim periodik nga ana e shoqatave dhe organizatave më të vogla.
Përfaqësuesit e Departamentit për zhvillim ekonomik
lokal dhe implementim të projekteve pranë komunës së Gostivarit, të
cilët e organizuan dhe kryesuan me këtë takim, morën për obligim se pas
depozitimit të të dhënave relevante të OJQ-ve dhe shoqatave të
qytetarëve, në web faqen zyrtare të komunës do të hapet një link i
posaçëm për sektorin civil.
|
|
07.06.2010
Udhëheqësia e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, vendosi që KF Rinia nga Gostivari të mos luajë ndeshje balotazhi, e që nënkupton plasim direkt në ligën e dytë republikane të futbollit.
Falë entuziazmit të madh dhe mbështetjes nga ana e Komunës së Gostivarit, pas 15 vitesh garim në ligën e tretë, përbërja e tanishme e klubit gostivaras të futbollit, qytetit tonë ngadalë ia kthen dinjitetin.
“Liga e tretë është një rang shumë i ulët i garimit dhe nuk përkon me relevancën e njërit nga qytetet më të mëdha të Maqedonisë dhe talentëve që i ka kjo trevë. Do të bëjmë ç’mos që liga e dytë të na shërbejë vetëm si trampolinë për të hyrë në konkurrencën e klubeve më të fuqishme futbollistike, respektivisht në ligën e parë shtetërore”, pohon kryetari i klubit dr. Vesel Memedi.
Komuna e Gostivarit, uron klubin “Rinia” për këtë sukses dhe i inkurajon futbollistët për suksese të mëtutjeshme. KF Rinia, si përfaqësues i Gostivarit në sportin më të popullarizuar, do ta ketë mbështetjen e fuqishme të Komunës së Gostivarit edhe në të ardhmen.
Shërbimi për informim – Komuna e Gostivarit
|
|
07.06.2010
Lëshimi i sasive të mëdha të ujit nga Hidrocentralet në lumin Vardar me çka janë vërshuar pronat e më shumë qytetarëve, ka shtuar kohëve të fundit kërkesat e tyre për kompensim të dëmeve të shkatuara nga ana e Komunës së Gostivarit.
Për këtë qëllim në mjediset e komunës së Gostivarit u realizua një takim ndërmjet autoriteteve të Komunës së Gostivarit me përfaqësues lokal të ELEM-it, Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Në këtë takim u shqyrtuan dëmet materiale që u shkaktohen qytetarëve të cilët banojnë në shtëpitë pranë shtratit të lumit Vardar dhe gjetja e modaliteteve për tejkalimin e situatës me derdhjen e ujërave.
|
|
 Të nderuar,
NPEOS "RINIA" jep me koncesion katin e dytë të objektit në stadiumin e qytetit i cili do të shërbejë si kafeteri ose restorant.
Objekti është i ndërtuar në vitin 2006 dhe siç mund të shihet nga fotografitë është në gjendje solide.
Gjithashtu ju informojmë se në suaza të objektit, hapësira përtej stadiumit (buzë lumit Vardar) mund që të vendoset në shërbim të po të njejtit objekt.
Të interesuarit mund të kontaktojnë z. Allmir Dauti në nr. 070 215 805
Shpallja është e hapur deri më 30.06.2010
|
|
|
|
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 82 - 90 nga 422 |