Skip to content
..:: Ballina
Ballina
Policia në vend që të ndihmojë, pengon aktivitetet investive infrastrukturore
plckmnkcprb-t.jpg 21.06.10
Të shtunën, qytetarët e Gostivarit ishin dëshmitarë se ata të cilët paguhen për të mbajtur rendin dhe qetësinë, bëjnë pikërisht të kundërtën – shqetësojnë qytetarët dhe orvaten të shkaktojnë incidente.

Komuna e Gostivarit, në vazhdën e aktiviteteve për përmirësimin e  infrastrukturës së qytetit, të shtunën filloi me sanimin e pjesëve të dëmtuara të trotuarit në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” përballë ish ndërtesës  së “Stopanska Banka”. Me arsyetim banal se nuk është kërkuar asistencë nga policia 5 ditë para fillimit të punëve, komandanti i shkarkuar i Stacionit të policisë në Gostivar Shuvaip Dalipi, urdhëroi policët e vet që të bllokojnë punën madje edhe duke u kanosur me arrestim të realizuesve të punëve.

 
SHKA Jahi Hasani në pranim te kryetari i komunës
jhtkmst-t.jpg 21.06.10
Pas suksesit të arritur në Festivalin folklorik “Kaçaniku 2010”, kryetari i komunës së Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani pranoi laureatët e çmimit të dytë në këtë festival – SHKA “Jahi Hasani” nga fshati Çegran.

“Në Festivalin Kaçaniku 2010, ju dëshmuat se Çegrani jo vetëm që është fshati më i madh, por ai gjithashtu është i madh edhe për vlerat kulturore. Suksesi juaj njëkohësisht është edhe sukses i komunës së Gostivarit. Ju, gjithashtu dëshmuat se Shoqëria juaj kulturore artistike së bashku me Ansamblin “Besa” janë dy emblema mjaft të njohura të kulturës shqiptare jo vetëm në Gostivar,  por edhe më gjerë”, theksoi mes tjerash Osmani.
Kryetari i komunës, kryetarit të SHKA “Jahi Hasani” i ndau një mirënjohje për kontributin e dhënë, duke e njoftuar atë se e njëjta shoqërohet me  një ndihmë simbolike financiare për zhvillim të aktiviteteve të mëtutjeshme.



 
Komuna e Gostivarit fiton projektin "Model efikas për komunikim"
mecnnshkrm-t.jpg 21.06.10
Në hapësirat e Info qendres së UE - Shkup, këtyre ditëve u bë nënshkrimi i marrëveshjes për projektin nga ana e katër komunave të zgjedhura: Gostivar, Çair, Tetovë dhe Dibër.
Nënshkrimin për komunën e Gostivarit bëri kryetari i komunës prof.dr. Rufi Osmani i cili më pas theksoi se "ky projekt do të ndikojë në përforcimin e kapaciteteve të Komisionit për marrëdhënie mes bashkësive me çka do të promovohet dialog i mirëfilltë ndëretnik mes bashkësive të ndryshme që jetojnë në territorin e komunës së Gostivarit".

 
U mbajt seanca XII e Këshillit komunal
seanca_template.jpg18.06.10
Në seancën XII, këshilltarët komunal miratuan Vendime  për vërtetimin e Projekt planeve për ndryshimin dhe plotësimin e Planit Detal Urbanistik për pjesë të Bllokut 2, 4, 5 dhe 39. Anëtarët e Këshillit të Komunës miratuan edhe propozim vendimin për përcaktim të projekteve investuese me rëndësi në komunën e Gostivarit për vitin 2010 si dhe propozim vendimin për furnizim me mjete themelore në vitin 2010

Rendit të ditës iu shtua edhe Propozim vendimi për huazim të mjeteve financiare nga Banka Botërore, që nënkupton financim të projekteve që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë në shërbimet komunale dhe higjienik, propozim që u miratua me shumicë votash nga këshilltarët.

 
Filloi regjistrimi në shkollat e mesme
shkllrgjstr10-t.jpg17.06.10
Të përgatitur në kohë, shkollat e mesme komunale të Gostivarit, kanë hapur dyert për nxënësit e rinj që kanë mbaruar shkollën fillore dhe vazhdojnë mësimet në shkollë të mesme.
“Janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillim të regjistrimit të nxënësve të rinj në
tre shkollat e mesme komunale në Gostivar. U formuan komisionet, u caktuan vendet ku do të kryhet regjistrimi i nxënësve dhe sipas informatave që vijnë nga terreni procesi i regjistrimit t nxënësve vijon pa asnjë pengesë”, njoftoi Nafije Zendeli
Në konkursin e publikuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme në komunën e Gostivarit, parashikohen gjithsej 2.194 vende të lira apo 66 paralele, për dallim nga viti paraprak ku numri i vendeve të lira ishte 2.598 me gjithsej 77 paralele.
 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 73 - 81 nga 422

Aktuale

konkurse.png
furnizime-publike.png

Linqe

usaid.gif
undp1.gif
eu-ear.gif
unicef.png
sudep.gif
euinfocentre.jpg
zels3.jpg
euinfopoint.jpg
mldinf.jpg
recycle_arow_2.jpg

Vizitorë

Momentalisht janë 15 vizitorë online