Skip to content
..:: Ballina
Ballina
Nevzat Bejta: Qytetarët e Gostivarit dëshirojnë të jenë pjesë e barabartë e Evropës
dita_e_evropes_09_05_2013_(8).jpg
Gostivar, 9 Maj 2013

Për herë të shtatë Gostivari e festoi 9 Majin, Ditën e Evropës. Edhe këtë vit manifestimi u organizua nga Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me ambasadat e Grupit të Vishegradit. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta aktivitetet për shënimin e “Ditës së Evropës”, e nisi me takimin që u organizua me ambasadorët dhe përfaqësuesit e ambasadave të V4, ambasadorin e Hungarisë, Jozef Bence, zëvendës ambasadorja e Polonisë Marta Prezenioslo, zëvendës ambasadorin e Çekisë, Milan Fisher dhe përfaqësuesen e ambasadës së Sllovakisë, Aleksandra Ismailoviç. 

 
Kryetari Bejta vizitoi Ndërmarrjen Publike “Komunalec”, inkurajon drejtorin Xhaferi për punën
bejta_xhaferi_08_05_2013_(2).jpg
Gostivar, 8 Maj 2013

Kryetar i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, realizoi takim pune në Ndërmarrjen Publike “Komunalec”, ku nga afër u njoftua nga drejtori Memedali Xhaferi me gjendjen dhe me aktivitete që i ka ndërmarrë drejtori në përmirësimin e gjendjes së vështirë financiare në të cilën gjendet kjo ndërmarrje. Kryetari Bejta e inkurajoi drejtorin Xhaferi për punën që është duke e bërë ai në ndërmarrjen publike “Komunalec”.

 
Kryetari Nevzat Bejta vizitoi Stacion Policor në Gostivar
stacioni_policor_07_05_2013_(1).jpg
Gostivar, 7 Maj 2013

Me rastin e 7 Majit, Ditës së Policisë, Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta vizitoi Stacionin Policor në Gostivar, ku nga afër uroi Komandantin e Policisë Naim Aliu dhe të punësuarit në këtë stacion për ditën e tyre. Me këtë vizitë u konfirmua  bashkëpunimi i mirë midis dy institucioneve, Komunës së Gostivarit dhe Stacionit Policor, sidomos pas ndërrimit të pushtetit vendor në Gostivar. 


 
Kryetari Nevzat Bejta u ndau mirënjohje nxënësve fitues në garat lokale të matematikës
nxenesit_bejta_07_05_2013_(13).jpg
Gostivar, 7 Maj 2013

Kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, priti në kabinetin e tij mësimdhënësit dhe 20 fituesit e vendeve të para, të dyta, të treta dhe dy nxënës të vendeve të katërta të shkollave nëntëvjeçare të Gostivarit dhe rrethinës, të cilët morën pjesë në garat lokale të 18-ta me radhë nga lënda e matematikës. 


 
Pastrohen varrezat e qytetit në Gostivar
pastrimi_i_varrezave_03_05_2013_(6).jpg
Gostivar, 3 Maj 2013

Është duke u realizuar faza e parë e pastrimit, rregullimit dhe mirëmbajtjes së varrezave të reja të qytetit në Gostivar. Vlera e investimit është 120 mijë denarë, kurse mjetet janë ndarë ndërmarrja publike “Komunalec”. Kryetari i Komunës Nevzat Bejta dhe drejtori i NP “Komunalec”, Memedali Xhaferi i vizituan varrezat e qytetit ku nga afër panë punët që janë duke u realizuar atje. 
 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 46 - 54 nga 69
ned.jpg
ned.jpg

Aktuale [klikoni logon]

  konkurse.png
furnizime-publike.png
world-bank-t-sq.png
ipard_logo.png



npkomunaleclink-t.jpg

Statistika

Anëtarë: 3
Artikuj: 1459
WebLinks: 0
Vizitorë: 2969119

Vizitorë

Momentalisht janë 4 vizitorë online