 28.07.10
Me vendim të kryetarit të komunës së Gostivarit prof.dr Rufi Osmani, udhëheqësja e Seksionit për zhvillim ekonomik lokal dhe implementim të projekteve Shiret Elezi shpallet administratorja më e suksesshme për vitin 2009. Një vendim të tillë kryetari i komunës e mori në funksion të stimulimit dhe motivimit të administratorëve komunalë për angazhim produktiv në punë.
Gjatë ndarjes së shpërblimit kryetari i komunës prof.dr. Rufi Osmani u shpreh se shpërblimi ndaj Shiret Elezit si punëtore viti ka të bëjë me rezultatet e saja kulminante në vitin paraprak në lëmin e financave në arsim, zhvillimin ekonomik lokal dhe në veçanti me përgatitjen e aplikimit për kredi në vlerë prej 1 milion euro nga Banka Botërore dhe aplikacionin për huamarrje nga Qeveria e RM në vlerë prej 250 mije euro.
|
|
26.07.2010
Nën moton “Për një ambient më të pastër”, të premten që shkoi kompania “Ecolog”, komunave Gostivar, Tetovë dhe Saraj u dhuroi nga një kamion të tipit “Mercedes” për grumbullimin, bartjen dhe deponimin e mbeturinave.
Në një ceremoni rasti, në selinë e kësaj kompanie në Tetovë, në mënyrë solemne presidenti z.Lazim Destani ua dorëzoi çelësat kryetarit të Këshillit të Komunës së Gostivarit dr.Fadil Zendelit, kryetarit të Komunës së Tetovës prof.dr.Sadi Bexhetit dhe atij të Sarajit z.Blerim Bexhetit.
|
|
22.07.2010
Për të dytin vit me radhë, Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, ka hapur panairin tradicional të Librit, që po zhvillohet në qendrën e qytetit të Gostivarit, nga data 21 e deri me 25 korrik 2010.
Në Panairin e librit në Gostivar janë të ekspozuara dhe në shitje shumë tituj librash, nga të cilat edhe disa tituj të rinj. Letërsi artistike, autorë shqiptarë e të huaj, histori, libra fetarë, botime enciklopedike, letërsi për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e shqipes dhe të gjuhëve të huaja, si dhe shumë libra të tematikave të ndryshme sociale, janë pjesë e këtij panairi dhe një mundësi më tepër për adhuruesit e fjalës së shkruar. Në të marrin pjesë me dhjetëra shtëpi botuesve nga vendi, Kosova dhe Shqipëria.
|
|
21.07.2010
Aksioni qeveritar “Plan aksional për pastrimin e lumenjve dhe një pjese të Liqenit të Prespës” implementohet edhe në Komunën e Gostivarit. Në komunën e Gostivarit do të pastrohen shtretërit e lumenjve Llakavicë, Banjeshnicë dhe Vardar.
Së pari ky aksion filloi të realizohet në shtratin e lumit Llakаvicë në derdhjen e së njëjtit në lumin Vardar dhe do të vazhdojë prej fshatit Turçan i Madh drejt fshatit Llakavicë. Shtrati i lumit zgjerohet dhe thellohet si dhe priten bimët me kërcell të lartë të cilat mund të jenë shkaktarë të përmbytjeve. Gjithashtu pastrohet edhe materiali ndërtimor të cilin e kanë hedhur qytetarët e pandërgjegjshëm.
|
|
21.07.2010
Përfaqësues të Zyrës për zhvillim ekonomik lokal dhe implementim të projekteve pranë Komunës së Gostivarit, qëndruan në takim pune dyditor në Bashkinë e Korçës, ku me homologët e tyre përfunduan aplikacionin e përbashkët për komponentin e dytë, bashkëpunim ndërkufitar të instrumentit për asistencë para-aderuese (IPA).
Projekti i cili u dorëzua të hënën, parasheh përpilimin e strategjisë për zhvillim të turizmit malor në Komunën e Gostivarit duke këmbyer përvojat e mëparshme të Bashkisë së Korçës, investim ne infrastrukturën për zhvillimin e turizmit malor për Komunën e Gostivarit dhe investim ne turizmin kulturor te Korçës, si dhe krijimin e një rrjeti të përbashkët ndërkufitar për Komunat dhe palët e kyçura në projektin për turizëm.
|
|
|
|
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 37 - 45 nga 422 |