Skip to content
..:: Ballina
Ballina
Urime Muaji i Shenjtë i Ramazanit
10.08.2010
 
Muaji i shenjtë i Ramazanit paraqet mundësinë për të gjithë ne që të dëshmojmë përkushtimin tonë për pastërti shpirtërore.
Le të jetë obligimi i agjërimit si përkujtues për të gjithë ne se kemi obligime dhe përgjegjësi ndaj Zotit por edhe vetes, familjes, miqve dhe njerëzisë në përgjithësi.
Ky muaj le të na shërbejë si inspirim për bashkim, mirëkuptim dhe dashuri mes njëri-tjetrit duke u ngritur mbi bindjet tona personale për një ide më madhore.

Në emrin tim personal ju uroj fillimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit juve, familjeve dhe miqve tuaj.
 
Kryetari i Komunës
Prof.dr. Rufi Osmani
 
U promovuan ushqimet tradicionale të Gostivarit
dtptmnfst-t.jpg09.08.10
Në manifestimin “Dita e piteve” i cili sivjet mbahet për herë të parë, por me synim që i njëjti të bëhet tradicional, u promovuan pite të llojllojshme, petulla, fli në saç, byrek dhe ushqime tjera nga sofra tradicionale gostivarase.

Mbi njëzet amvise nga Gostivari e rrethina, patën mundësinë që t’i dëshmojnë shkathtësitë e tyre në përgatitjen e piteve në këtë manifestim i cili pati edhe karakter garues. Komisioni i përbërë nga Shemije Elezi, Ramije Muça dhe Herolinda Aliu shpalli fituese Nadije Hebibin e cila kishte përgatitur petulica në mënyrë tradicionale.

“Dita e piteve” u organizua nga Zyra për implementimin  e projekteve në bashkëpunim me Lidhjen e gruas shqiptare, ndërsa financiarisht u mbështet nga Komuna e Gostivarit.


 
U promovua libri “Çeta e Gostivarit” i autorit Halit ELSHANI
prmvlbrctvgv-1.jpg 09.08.10
Në mjediset e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, në kuadrin e ditëve të Mërgatës u bë promovimi i librit ”Çeta e Gostivarit” i cili i kushtohet jetës dhe veprimtarisë së Xhelë Xhelilit nga fshati Kalisht).

Libri në mbi 260 faqe është përplot materiale shumica e të cilëve botohen për herë të parë dhe ku janë portretizuar disa dhjetëra trima dhe luftëtar të pashoq.

“Libri ‘Çeta e Gostivarit’ qysh në pamje të saj të lënë përshtypje se mund të lexohet « me një frymë », sa për shkak të personazhit kryesor në libër po aq për shkak të veprimtarive atdhetare të bashkëluftëtarëve të plakut të maleve Xhelë Xhelili – Kalishta”, u tha në promovim.


 
Delegacion i KF Debreshi në vizitë te kryetari i komunës
tkmzvcr-t.jpg04.08.10

Arrihet marrëveshje për bashkëfinancim për ndërtim të ujësjellësit në fshatin Debresh

Kryetari i komunës së Gostivarit prof.dr.Rufi Osmani, në kabinetin e tij pranoi një delegacion të KF “Debreshi” nga Zvicra, në përbërje Hajredin Osmani - nënkryetar i klubit , Hasim Sulejmani - arkëtar dhe Sefer Osmani - përfaqësues sportiv  i klubit.

Në një atmosferë të këndshme miqësore dhe respekti të ndërsjellë, u arrit marrëveshja për zgjidhjen e përbashkët të problemit të ujit të pijshëm. Sipas kësaj marrëveshjejej, nga shuma e përgjithshme prej 150 mijë euro sa është kostoja e këtij projekti, klubi në emër të qytetarëve të fshatit Debresh do të financojë 50 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër prej 100 mijë euro, do ta mbulojë komuna e Gostivarit.

Furnizimi me ujë të pijshëm në fshatin Debresh, paraqet problem të kamotshëm. Pjesët e larta të fshatit ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm gjatë gjithë viti, ndërsa gjatë stinës së verës ky problem vjen në shprehje në gjithë fshatin
 
Thirrje publike
graphiclogo1.jpgNr.13-1358/2
05.08.2010
Gostivar

Në bazë të nenit 54,55,56,57 të Ligjit për banim  (“Gaz.Zyrtare e RM-së nr.99/09 dhe nr.57/2010), Sektori për urbanizëm, punë komunale, komunikacion dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, shpall:

Thirrje   publike

Lajmërohen të gjithë pronarët e  pjesëve të veçanta të objekteve banesore-afariste,  në Komunën e Gostivarit, se në bazë të Ligjit për banim (Gazeta zyrtare e RM-së nr.99/09 dhe 57/2010) jаnë të obliguar të formojnë dhe të themelojnë bashkësi të pronarëve në ndërtesën e tyre.  
Së pari duhet të formohet bashkësia banesore me akte të veçanta nga ana e vet pronarëve të pjesëve të veçanta. (Aktet si version pune mund të sigurohen në Komunën e Gostivarit).

Pas formimit të bashkësisë banesore, për ta fituar cilësinë e personit juridik, e njëjta bashkësi banesore duhet të regjistrohet në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë duke i plotësuar kushtet ligjore për regjistrim në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë.
 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 28 - 36 nga 422

Aktuale

konkurse.png
furnizime-publike.png

Linqe

usaid.gif
undp1.gif
eu-ear.gif
unicef.png
sudep.gif
euinfocentre.jpg
zels3.jpg
euinfopoint.jpg
mldinf.jpg
recycle_arow_2.jpg

Vizitorë

Momentalisht janë 6 vizitorë online