19 Nëntor 2009
 Ekipe të Qendrës rajonale të Pollogut të mbikëqyrura nga përfaqësues të komunës së Gostivarit, për herë të parë pas arritjes së marrëveshjes për investim në Deponinë Rusino, filluan punët përgatitore për vendosje në funksion të kësaj deponie.
“Këtu jemi bashkë me inxhinierë të cilët janë angazhuar nga Qendra rajonale e planit të Pollogut për të vërtetuar se ku do të vendosen rrethojat për deponinë Rusino dhe se ku do të jenë vendet e caktuara për dy gropat të cilat duhet të hapen dhe ku do të deponohet bërlloku i rajonit të Pollogut”, tha Naxhi Ismaili nga komuna e Gostivarit. Sipas tij, punët të cilat janë paraparë nga ana e Këshillit rajonal, do të zgjasin diku 20 deri 25 ditë nëse moti premton. Pas kësaj do të mund të fillohet me deponimin e mbeturinave të rajonit.
|
|
18 Nëntor 2009
 Në rrugën rajonale Gostivar – Çajlë, aktualisht është duke përfunduar faza e parë e aksit rrugor prej pikës stacionare zero deri ne pikën stacionare 540 metra.
Sipas Fatmir Dalipit nga komuna e Gostivarit, për momentin është duke u bërë gërmimi dhe tamponimi i kësaj rruge. “Është në përfundim e sipër tamponimi i kësaj rruge. Vazhdojmë me punimet edhe në aksin tjetër rrugor që fillon prej pikës stacionare 540 dhe vazhdon deri në pikën stacionare 700 metra. Do të vazhdojmë me tamponimin e së njëjtës dhe kështu çdo ditë do të kemi nga 150 deri 200 metra gërmim të tokës dhe tamponime të së njëjtës” tha Dalipi.
|
|
18 Nëntor 2009
 Ndonëse punët janë në vijim e sipër, për shkak se kryqëzimi i rrugës “Ilindenska“ me rrugët “Beliçica” dhe “Sretko Kërsteski” tanimë ka marrë formën e duhur, ka filluar zbatimi i qarkullimit rrethor në këtë rrugëkryq. Shenjëzimi vertikal është vendosur, ndërsa këtyre ditëve pritet të përfundojnë edhe punët finale.
Zbatimi i qarkullimit rrethor, u tregua shumë praktik dhe është mirëpritur nga vozitësit. Edhe pse shumë vozitës ishin skeptik se si do të funksionojë ky rrugëkryq me dy unaza, që në fillim u pa se nuk krijohen aspak tollovi.
|
|
18 Nëntor 2009
 Këtyre ditëve përfundoi asfaltimi i një rruge në brendi të fshatit malor Sërmnovë, rrugë e cila lidh shkollën me xhaminë e fshatit. Gjatësia e rrugës është 150 metra dhe u asfaltua në gjerësi 3 metra, ndërsa në pjesë të caktuara sipas gjerësisë së rrugës. Komuna e Gostivarit, për asfaltimin e kësaj rruge nga buxheti i saj ndau 500 mijë denarë.
Popullata lokale, asfaltimin e kësaj rruge e priti me kënaqësi të madhe, posaçërisht nga fakti se gjatë verës u asfaltua edhe një rrugë tjetër e fshatit, me ç’rast u investuan 300 mijë denarë.
|
|
17 Nëntor 2009
 Për shkak të realizimit të punëve në rrugën rajonale Gostivar – Çajlë, prej sot kjo rrugë do të jetë e ndaluar për qarkullim të automjeteve. Banorët e fshatrave Çajlë, Forinë, Çegran si dhe të gjithë të tjerët të cilët e shfrytëzojnë këtë rrugë, njoftohen se deri në përfundimin e punëve në këtë segment, do të mund ta shfrytëzojnë rrugën lokale Çajlë – Balindoll.
Pas asfaltimit të një segmenti të rrugës Çajlë – Balindoll si dhe sanimit të pjesëve të dëmtuara të rrugës që kalon nëpër fshat, aktualisht kjo rrugë i plotëson kushtet e nevojshme për qarkullim të lirshëm të fluksit të rritur të automjeteve.
|
|
|
|
<< Fillim < E mërparshme 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 253 - 261 nga 422 |