Gostivar, 29 Maj 2013
Filloi rikonstruimi i rrugës në Bulevardin “Vëllezërit Gjinoski”, në afërsi të Gjykatës në Gostivar. Rruga do të rikonstruohet në të dyja anët, me gjatësi 200 metra. Vlera e investimit është një milion e gjysmë denar dhe të financohet me mjete të Komunës së Gostivarit.
|
|
Gostivar, 29 Maj 2013
Për herë të parë Komuna e Gostivarit dhe Komuna e Varpçishtit si dy komuna fqinje kanë nënshkruar marrëveshje për organizimin e përbashkët të linjës transportuese të udhëtarëve. Marrëveshjen e nënshkruan dy kryetarët e të dyja komuna, Nevzat Bejta dhe Bajram Kadrija.
|
|
Gostivar, 28 Maj 2013
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Beja priti në një takim pune përfaqësuesit e Bankës Islamike për Zhvillim, të udhëhequr nga Diab Karrar Ahmed Karrar, Mohamed Ahmed Salem dhe Volkan Çalen. Bashkë me përfaqësuesit e BI-së, ishin edhe udhëheqësia e Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, në krye me muftiun Shaqir ef. Fetahu.
|
|
Gostivar, 28 Maj 2013
Për vizitë në Komunën e Gostivarit qëndruan ambasadori dhe zëvendës ambasadori i Republikës së Çekisë në vendin tonë, Miroslav Ramesh dhe Milan Fisher të cilët u takuan me kryetarin e komunës, Nevzat Bejta.
Vazhdimi i bashkëpunimit dhe realizimi i projekteve që financohen nga ambasada Çeke, u biseduan në takimin midis kryetarit Nevzat Bejta dhe ambasadorit Milan Fisher.
|
|
Gostivar, 27 Maj 2013
Filloi ndërtimi i trotuarit nga hyrja e fshatit Forinë e deri në përfundim të fshatit Çegran. Në ceremoninë e fillimit të punëve mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe banorët e të dyja fshatrave.
|
|
|
|
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 19 - 27 nga 69 |