Skip to content
..:: Ballina
Ballina
Urime Fitër Bajrami
fitrbajram2.jpg
Të nderuar qytetarë musliman të Komunës së Gostivarit,
Pas sakrificës dhe vetëpërmbajtjes që treguam gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, Fitër Bajrami paraqet përfundimin e këtij rrugëtimi shpirtëror ku të gjithë festojmë dhe urojmë njëri tjetrin.

Në këto momente të festës, nuk duhet harruar se përpos nesh që kemi furnizim ka të tillë që nuk kanë qenë aq me fat. Le të jetë kjo festë motiv që të shtrijmë dorën e mirësisë ndaj familjeve që nuk kanë gjendje aq të mirëfilltë.

Me këtë rast me lejoni që në emrin tim personal dhe në emrin e të punësuarve në Komunën e Gostivarit të ju uroj festën e Fitër Barjamit juve dhe familjes suaj duke ju dëshiruar mirëqenie dhe shëndet.

Kryetari i Komunës së Gostivarit
Prof.Dr. Rufi Osmani

 
Sigurohet dreka e Bajramit për 50 familje nevojtare
bjrmscol-t.jpg08.09.10
Në prag të festës së madhe të Fitër Bajramit, për mbi 50 familjeve raste sociale, kryetari i komunës së Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani,  siguroi racione me artikuj ushqimorë në vlerë prej nga 1000 denarë.

Ndihmën për familjet me status të rrezikuar social nga qyteti dhe fshatrat e komunës së Gostivarit, e distribuoi derë më derë Zyra për implementim të projekteve, ndërsa mjetet u siguruan nga buxheti i komunës së Gostivarit.
 
Arsimtarët reagojnë ndaj librit skandaloz të muzikës për klasën VII
muzike-klsrgm-t.jpg06.09.10
Aktivi i mësimdhënësve të muzikës në shkollat fillore të komunës së Gostivarit, sot në mjediset e Komunës së Gostivarit, në prani të përfaqësuesve komunalë dhe medieve lokale dhe nacionale, shprehën revoltën e tyre kundër botimit më të ri të librit për arsim muzikor për klasën VII në gjuhën shqipe.

“Libri i klasës së shtatë nuk është asgjë tjetër, përveç një përkthim fjalë për fjale i versionit maqedonisht, edhe atë me shumë gabime drejtshkrimore. Teksti i autorit maqedonas, që përmban këngë vetëm maqedonase dhe krishtere, me ilustrime që reflektojnë kulturën maqedonase dhe krishtere, e jo edhe atë shqiptare dhe islame, është i papërshtatshëm për mësimin në gjuhën shqipe dhe ne sit ë tillë do ta bojkotojmë”, shpalos qëndrimin e mësimdhënësve Xhevair Jashari – profesor i muzikës.
 
Në çerdhet, më shumë fëmijë se vitet paraprake
foshnjore.jpg06.09.10
Me fillimin e vitit shkollor, zakonisht  shtohet  edhe regjistrimi i fëmijëve nëpër kopshte. Pas pushimeve verore, fëmijët të cilët kanë frekuentuar kopshtet e fëmijëve në Gostivar, sërish kthehen në to, por ka edhe shumë regjistrime të reja.

Përfundimisht me ditën e premte, në dy kopshtet Institucionit publik “Gëzimi fëmijëror”, ishin regjistruar 309 fëmijë që është dukshëm më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar. Sipas drejtoreshës Yllza Mislimi, ndonëse dy kopshtet në kuadër të këtij Institucioni kanë kapacitet prej 320 fëmijësh, ata janë të gatshëm të gatshëm të pranojmë më shumë nga se një gjë të tillë e lejon edhe ligji aktual.
 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 1 - 9 nga 422

Aktuale

konkurse.png
furnizime-publike.png

Linqe

usaid.gif
undp1.gif
eu-ear.gif
unicef.png
sudep.gif
euinfocentre.jpg
zels3.jpg
euinfopoint.jpg
mldinf.jpg
recycle_arow_2.jpg

Vizitorë

Momentalisht janë 11 vizitorë online