NP Komunalec | NP Komunalec |
|
Ndërrmarja për Veprimtari Komunale “KOMUNALEC” - Gostivar
Adresa: NPK “KOMUNALEC” Viti i themelimit: 1957
Veçori: Ndërmarrja ishte 8 vite në falimentim dhe gjatë asaj periudhe ishte në gjendje të vështirë. Fuirnizimi dhe distribuimi i ujit Furnizimi me ujë bëhet nga burimet përreth. Intenziteti i rrjedhjes është 400 litra/sek. Kualiteti i ujët është i mirë dhe për shkaqe të sigurisë uji gjithmonë klorinohet. Sasia e përgjithshme është gjithmonë në disponim, përveç në verë në disa fshatra bëhet restrikcioni i ujit. Provat për kualitetin e ujit bëhen në pesë vende. Gjatësia e rrjetit të ujësjellësit është 45 km, rrjeti është ndërtuar para 30 viteve ndërsa materiali i gypave është 21,5 km me gypa prej azbesti-çimento, 23 km prej PVC-së ndërsa 0,5 km prej gypave të çelikut dhe të zinguara. Shkalla e kyçjes në rrjetë është afër 95% ndërsa madhësia e gypave të rrjetit të qytetit është DN 50-125 dhe të linjeve kryesore DN 350-500. Numri i kyçjes në rrjetin e ujësjellësit gjegjësisht numri i ujëmatësve është 16 800 në sektorin privat dhe 1800 në ate ekonomik. Humbjet e ujit janë prej 30-40%.
NPK Komunalec përveç qytetin e Gostivarit, mirëmban ujësjellësit edhe në fshatrat : Bellovisht, Balindoll, Debresh, Zubovcë, Gallatë, Vrapçishtë, Toplicë, Dobridoll, Zdunjë, Raven, Banjica e Poshtme dhe e Sipërme, Çajlë, si dhe lagjet më të mëdha periferike të qytetit: Fazaneri, Pitarnicë, Mllaki, zona e Qelqtores. Në plan është zgjerimi i ujësjellësit edhe në: zonën e 7 dhe 8 dhe lagjaToskallar, si dhe përfundimi i stacionit filtrues për ujë të pijshëm në Zdunjë. Rrjeti i kanalizimit është ndërtuar në sistem të përzier në periudhën prej vitit 1968 deri në vitin 1970. Përbëhet prej rreth 33 km të gypave. Shkalla e kyçjes është rreth 65%, ndërsa plane të kadastrës nuk ekzistojnë gjë që mundëson edhe kyçjen e egër e që vështirson bartjen e ujrave fekale nëpër kanalizim. Mbledhja dhe bartja e bërllogut dhe mbeturinave Bartja e bërllogut dhe mbeturinave kryhet për amvisëritë dy deri tri herë në javë, kurse në qendër të qytetit edhe më shumë herë në javë. Sasia e mbeturinave është:
Ndërmarrja Publike disponon me deponinë e vet për mbeturina me sipërfaqe prej 40 000 m2 Mirëmbajtja e sipërfaqeve të gjelbërta-parqeve dhe terreneve sportive: Gjithsej mirëmbahen 99 500 m2 sipërfaqe të gjelbërta. Pastrimi i rrugëve: Gjithsej pastrohen 127 150 metra rrugë komunikacioni, prej të cilave 115 000 metra pastrohen me ujë në kohë të duhur. Varrezat: Sipërfaqja e përgjithshme e mirëmbajtjes së varrezave është 38 000 m2. Sistematizimi: Në ndërmarrje gjithsej janë të punësuar 204 veta. Struktura udhëheqëse dhe numri i të punësuarve në sektorët e vet ndërmarrjes është si vijon: Drejtori (1)
|
| Ballina |
| Kryetari i Komunës |
| Këshilli i Komunës |
| Administrata |
| Galeria |
| Kontakte |
| Plani gjeneral urbanistik |
| PDU Blloku 1 |
| PDU Blloku 2 |
| PDU Blloku 9 |
| PDU Blloku 17 |
| PDU Blloku 18 |
| PDU Blloku 19 |
| PDU Blloku 24 |