Skip to content
..:: Ballina arrow LAJME arrow Përfundoi zgjerimi i bulevardit “Vëllezërit Gjinoski”
Përfundoi zgjerimi i bulevardit “Vëllezërit Gjinoski”
blvbgprfd-t.jpg26.11.10
Një segment me gjatësi prej 600 metrash i bulevardit ‘Vëllezërit Gjinoski” është zgjeruar nga 75 cm në të dyja anët e brezit që ndan fizikisht dy kalimet, ndërsa në vijim është rregullimi hortilkulturor i brezit të gjelbër.  
“Brezi që ndan dy kalimet e bulevardit ishte më i gjerë se sa që nevojitet realisht, ndërsa pjesa e rrugës nuk mjaftonte për qarkullim të lirshëm, posaçërisht kur dihet se rruga shfrytëzohet edhe për parkim të automjeteve. Me këtë zgjerim prej 75 cm në të dyja anët, trafiku zhvillohet më lehtë”, theksojnë mbikëqyrësit e punëve nga Komuna e Gostivarit.
Janë ndërruar tehore me gjatësi të përgjithshme mbi 1200 metra dhe është asfaltuar një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 900 m2. Si zgjidhje më afatgjate, Komuna e Gostivarit planifikon që në një të ardhme të afërt, të intervenojë edhe te trotuaret duke zgjeruar edhe për rreth dy metra rrugën në të dyja anët dhe kështu ky bulevard të fitojë simetri t caktuar në tërë gjatësinë e vet.
blvbgprfd-1.jpg
blvbgprfd-2.jpg
blvbgprfd-3.jpg
blvbgprfd-4.jpg
Shërbimi për informim
 
< I mëparshmi   Tjetri >