Skip to content
..:: Ballina arrow LAJME arrow Trajnim për punësim të subvencionuar të grave viktima të dhunës në familje
Trajnim për punësim të subvencionuar të grave viktima të dhunës në familje
shqtgrvdhnbzns-t.jpg25.11.10
Në kuadër të Programit ”Forcimi i kapaciteteve nacionale për parandalim të dhunës në familje”, në Komunën e Gostivarit u mbajt takim informativ-punues për promovim të punësimit të subvencionuar të grave viktima të dhunës në familje.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e sektorit privat me programin në fjalë, me theks të veçantë mbi komponentin për punësim të subvencionuar. “Viktima të dhunës në familje, zakonisht janë gratë e papunësuara sepse varshmëria ekonomike i detyron ato që t’i përkulen dhunuesit, andaj punësimi i tyre do të ndikonte në zbutjen e situatës aktuale”, theksoi mes tjerash prof.dr. Vera Stamenkova- Trajkova.  

Në takim morën pjesë përfaqësues të sektorit të biznesit nga komunat e rajonit, si dhe përfaqësues të administratës komunale të Gostivarit. Organizatorët kërkuan nga përfaqësuesit e sektorit privat që përmes plotësimit të pyetësorëve, të tregojnë se çfarë kuadri u nevojitet dhe sipas mundësisë të punësojnë viktima të dhunës në familje.
Takimin e organizoi Lidhja e Organizatave të Gruas në Maqedoni (LOGM) me mbështetje të UNDP-së dhe në bashkëpunim me Bashkësinë e njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJLV) dhe Federatën e punëdhënësve të Republikës së Maqedonisë 

Shërbimi për informim
 
< I mëparshmi   Tjetri >