| Arrihet marrëveshje për përfundimin e sallës së gjimnazit të qytetit |
18.11.10Kryetari i komunës së Gostivarit prof.dr Rufi Osmani në takim me ministrin e arsimit dhe shkencës Nikolla Todorov arriti që të sigurojë financim për përfundimin e sallës së shkollës së mesme komunale "Gostivari" me çka Ministria e Arsimit dhe Shkencës mori për sipër mbulimin financiar në vlerë prej 300.000 EUR ndërsa komuna e Gostivarit do të mbulojë aspektin e kyçjes së sallës në rrjetin infrastrukturor dhe rregullimin e oborrit te gjimnazit te qytetit. Me këtë do të zgjidhet një problem me të cilin janë ballafaquar vite me radhë mbi 3000 nxënës, gjegjësisht mungesën e hapësirës për ushtrime fizike. Salla e cila u nis të ndërtohet më 2005 nga pushteti i kaluar për shkak të keqmenaxhimit në procedurat e tenderimit ngeli e papërfunduar deri më tani.
Kryetari Osmani gjithmonë ka kërkuar zgjidhje për përfundimin e kësaj
salle duke marrë parasysh se SHMK "Gostivari" ka mbi 3200 nxënës. Kjo
është dëshmuar në faktin që në gati çdo takim qoftë me përfaqësues
qeveritar, qoftë me ndërkombëtarë kërkesa e parë e kryetarit ka qenë
përkrahja financiare për përfundimin e kësaj salle.
![]() Sipas marrëveshjes tenderimi i investimit do realizohet nga Ministria e Arsimit dhe punimet për përfundimin e sallës pritet të përfundojnë më së voni në pranverën e vitit 2011 . Shërbimi për informim |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|
| Ballina |
| Kryetari i Komunës |
| Këshilli i Komunës |
| Kontakte |