Skip to content
..:: Ballina arrow LAJME arrow Të premten, aksioni “Dita e drurit”
Të premten, aksioni “Dita e drurit”
ditaedrurit171110.jpg17.11.10
Në organizim të Shoqatës së qytetarëve “Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde!” dhe me mbështetje logjistike të Komunës së Gostivarit dhe NP “Pyjet e Maqedonisë”, më 19.11.2010 (e premte) në disa lokacione në Gostivar, do të realizohet aksion për mbjelljen e fidanëve.

Pyllëzimi do të bëhet në këto lokacione:
  • 1.Vendi i quajtur “Zabel” në fshatin Dobërdoll
  • 2.Vendi i quajtur “Burimet e Banjicës” në fshatin Banjicë

Për këtë qëllim do të organizohet edhe transport falas me autobusë. Për nxënësit, autobusët do të nisen prej shkollave të mesme, ndërsa për qytetarët në çdo dy orë do të nisë autobusi prej sheshit të qytetit deri te lokacionet ku do të bëhet pyllëzimi.
Komuna e Gostivarit i fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në aksionin “Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde” dhe duke mbjellë sa më shumë fidanë të kontribuojnë drejt avancimit të mjedisit jetësor.

Shërbimi për informim
 
< I mëparshmi   Tjetri >