| Debat publik – komunikimi i Komunës me qytetarët |
08.11.10Mekanizmat që i shfrytëzon pushteti lokal në Gostivar në lëmin e informimit të qytetarëve, si dhe roli i teknologjive të reja në komunikimin e nivelit lokal, ishin në fokus të debatit publik që u mbajt sot në Komunën e Gostivarit. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të administratës komunale dhe të OJQ-ve lokale, ndërsa i njëjti realizohet në suaza të projektit “Model Efikas për Komunikim”, projekt ky që synon informimin sa më të shpejtë, të saktë dhe transparent të qytetarëve me punën e pushtetit lokal.
“Qëllimi kryesor i këtij takimi është forma dhe mekanizmat që përdor
pushteti lokal, në rastin konkret komuna e Gostivarit për komunikim me
qytetarët, si dhe mundësitë e reja që do të mund të përdoren për
komunikimin mes organeve drejtuese të komunës me qytetarët”, potencoi
Dashmir Osmani nga Zyra për ZHEL.
![]() Në prezantimin e saj, Nita Kaprolli foli për metodat të cilat pushteti lokal në Gostivar i zbaton për të informuar qytetarët rreth aktiviteteve, vendimeve dhe zhvillimeve të tjera të cilat ndodhin brenda kohës në Komunën e Gostivarit. “Mekanizmat që i shfrytëzon komuna e Gostivarit për informimin e qytetarëve janë faqja elektronike e komunës, Qendra komunale për shërbime, zyra e Komisionit për marrëdhëniet në mes bashkësive që funksionon në kuadër të projektit “Model efikas për komunikim”, “EU Info Qendra“ si dhe materialet e shumta propaganduese të cilat Komuna i ofron për qytetarët” theksoi ajo. Filip Stojanoski - përfaqësues nga Fondacioni Metamorfozis, foli për Rolin e teknologjive të reja në komunikimin e nivelit lokal, ndërsa në fund të takimit u zhvillua një debat midis të pranishmëve në lidhje me temat të cilat u shtjelluan. Zyra për informim |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|
| Ballina |
| Kryetari i Komunës |
| Këshilli i Komunës |
| Kontakte |