LAJME
Intervenohet në brezin e gjelbër të një segmenti të bulevardit “Vëllezërit Gjinoski” | Intervenohet në brezin e gjelbër të një segmenti të bulevardit “Vëllezërit Gjinoski” |
08.11.10Komuna e Gostivarit, me mjete të ndara nga buxheti i saj, vazhdon me intervenimet në rregullimin e rrugëve kryesore të qytetit. Pas përfundimit të punëve në bulevardin “Goce Dellçev” ku u bë zgjerimi i pjesës për qarkullim të veturave, rregullimi i trotuareve dhe mbjellja e fidanëve, gjatë uikendit vazhdoi rregullimi i brezit të gjelbër të bulevardit “Vëllezërit Gjinoski” prej te kryqëzimi me rrugën “Shumatoska” deri te unaza në lagjen Maleardi.
“Tani për tani do të punojmë në këtë segment, me ç’rast do ta ngushtojmë
brezin e gjelbër në favor të pjesës për lëvizje të automjeteve, ndërsa
më pas do të vazhdojmë edhe në lagjen Maleardi. Synimi i Komunës së
Gostivarit është që të dy bulevardet, si arterie kryesore të trafikut në
qytet, në gjithë gjatësinë e vet të kenë një simetri të caktuar, me
hapësirë të mjaftueshme për qarkullim të automjeteve në dy kolona,
vend-parkime dhe trotuar të mjaftueshëm në përputhje me fluksin e
këmbësorëve”, shprehet Fatmir Dalipi – inxhinier mbikëqyrës i angazhuar
nga Komuna e Gostivarit.
![]() Projekti në fjalë përfshin zëvendësimin e skajoreve të vjetra me të reja, asfaltimin e pjesës ku do të bëhet zgjerimi i dhromit, si dhe rregullimin hortikultuor të brezit që ndan dy kalimet e këtij bulevardi. Shërbimi për informim |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|
| Ballina |
| Kryetari i Komunës |
| Këshilli i Komunës |
| Kontakte |