Skip to content
..:: Ballina arrow LAJME arrow Investime të shumta infrastrukturore në Çegran
Investime të shumta infrastrukturore në Çegran
cgrninvstmtns-tt.jpg04.11.10
Në vendbanimin më të madh rural në komunën e Gostivarit – fshatin Çegran, janë realizuar disa projekte infrastrukturore, disa janë në vijim si dhe shumë të tjera planifikohen të ndodhin në një të ardhme të afërt.
Modeli i kofinancimit të cilin ka për qëllim ta promovojë kryetari i komunës së Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani gjithnjë e më shumë jep efektet e pritura. Për momentin është duke u punuar në asfaltimin e një ndër rrugëve më kryesore të këtij vendbanimi në të cilën bashkohen edhe më shumë rrugica tjera. Në rrugën e cila gjendet në anën perëndimore të rrugës rajonale që kalon nëpër këtë fshat, janë në vijim punët intensive për asfaltim të saj në gjatësi prej 400 metra me një gjerësi prej 5 metrash, gjegjësisht do të asfaltohet një sipërfaqe e përgjithshme prej 2100 metra në katrorë. Kostoja totale e këtij projekti është 1,8 milion denarë.
cgrninvstmtns-t.jpg
Me asfaltimin e kësaj rruge do të zgjidhet problem i qarkullimit të qindra banorëve të kësaj ane si dhe do të stimulohet rregullimi i rrugicave për rreth me vetëfinancim. Në fazat e ardhshme të Programit për investime infrastrukturore, Komuna e Gostivarit planifikon të asfaltojë edhe rrugët tjera kryesore në këtë lagje të fshatit.   
cgrninvstmtns-1.jpg
Para do kohe, kanë përfunduar edhe projekte tjera infrastrukturore në këtë fshat, ku ka ardhur në shprehje bashkëpunimi publiko-privat. Me kofinancim janë shtruar me pllaka bekatoni tri rrugë të fshatit në anën lindore të rrugës rajonale, me një sipërfaqe totale prej  2710 metra në katror.  Kostoja totale e këtyre projekteve arrin në 2,2 milion denarë.
cgrninvstmtns-4.jpg
cgrninvstmtns-6.jpg
Shërbimi për informim
 
< I mëparshmi   Tjetri >