| Investime në vendbanime rurale |
25.10.10Në kuadër të realizimit të fazës së dytë të investimeve infrastrukturore për vitin 2010, Komuna e Gostivarit, krahas projekteve në qytet, vazhdon të investojë edhe në vendbanimet rurale. Në përfundim e sipër është rregullimi i dy rrugëve, një në fshatin Turçan i Vogël dhe një në Llakavicë. Në Turçan të Vogël, shtrohet me bekaton një rrugë përskaj hekurudhës, në gjatësi prej 200m dhe gjerësi 3.5m, ndërsa në Llakavicë, po ashtu me bekaton shtrohet një rrugë e fshatit në gjatësi prej 160m dhe gjerësi mesatare prej 3.5m. - Këto dy rrugë ishin në një gjendje mjaft të keqe, gjë që e bënte mjaft të vështirë shfrytëzimin e tyre si për automjete, ashtu edhe për këmbësorë, posaçërisht tani në sezonin e rreshjeve të shumta. Para se të shtrohen me bekatonë, u bë rrafshimi dhe tamponimi i tyre. Punët ndërtimore i kryejnë ndërmarrjet “Ball Trans” dhe “Euro Zimel” – njoftojnë inxhinierët mbikëqyrës nga Komuna e Gostivarit.
Vlera e përbashkët e investimeve në këto dy vendbanime arrin rreth
1.300.000den (mbi 20 mijë euro), mjete këto të siguruara nga buxheti i
Komunës së Gostivarit
![]() ![]() ![]() ![]() Zyra për informim |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|
| Ballina |
| Kryetari i Komunës |
| Këshilli i Komunës |
| Kontakte |