|
ORGANIZIMI I ADMINISTRATËS KOMUNALE
-
Për kryerjen e punëve nga kompetenca e organeve të komunës, organizohet administrata komunale
-
Administrata komunale organizohet në sektorë dhe seksione.
-
Komuna mund të organizojë inspektorat komunal për të kryer mbikëqyerje inspektuese mbi realizimin e punëve nga kompetenca e vet.
-
Organizata, veprimi i saj dhe mënyra e ekzekutimit të detyrave të punës të
administratës komunale caktohen nga këshilli, në bazë të prpopozimit të kryetarit të komunës.
STATUSI I TË PUNËSUARËVE NË ADMINISTRATËN KOMUNALE
-
Të punësuarit në administratën komunale të cilët kryejnë punë profesionale, normativo-juridike, ekzekutive jridiko-mbikëqyrëse kanë statusin e nëpunësit shtetëror;
-
Për punësimin të drejtat dhe obligimet, sistemin, e rrogave dhe kompensimeve te rrogave, përgjegjësinë, vlersimin dhe ndërprerjen e mardhënies së punës të te punësuarëve nga paragrafi (1) i këtij neni, do të zbatohen përcaktimet e Ligjit për nëpunësit shtetëror;
-
Për të punësuarit në administratën komunale të cilët kryejnë punë administrativo-teknike dhe punë ndihëmëse, respektohen përcaktimet e ligjeve tjera të punës.
PËRFAQËSIMI I BASHKËSIVE NË PUNËSIM
Gjatë punësimit në administratën komunale dhe në shërbimet publike të cilat i thenmelon komuna do të mbahet llogari për përfaqësimin përkatës dhe të drejtë të qytetarëve të cilet u takojnë të gjithë bashkësive të përfaqësuara në komunë në të gjitha nivelet si dhe respektim të kritereve profesionale dhe kompetentë.
OBLIGIMET E ADMINISTRATËS KOMUNALE
Administrata komunale:
-
I përgatit aktet për këshillin dhe për kryetarin e komunës
-
I përgatit mbledhjet e këshillit si dhe mbledhjet e komisioneve të përheshme dhe të përkohëshme;
-
Kryen punë profesionale për këshillin dhe kryetarin e komunës;
-
Mban kontabilitetin e komunës;
-
Ndjek problematikën në lëmijtë që janë në kompetence të komunës, bën analizim te gjendjes dhe jep propozimedhe iniciativa për zgjidhje të saj;
-
Përgatit informata dhe të dhëna lidhur me aktivitetet e komunës me kërkesë të
organeve kompetente ose në bazë të ligjeve;
-
Udhëheq me dokumentacionin e komunës dhe i ruan ato deri në asgjësimin e tyre, përkatesisht deri në dorëzimin e tyre në Arkivën shtetërore të Republikës së Maqedonisë dhe
-
Kryen edhe punë të tjera që do ti përcaktojë këshilli ose kryetari i komunës.
ORGANIZIMI I ADMINISTRATËS KOMUNALE NË KOMUNËN E GOSTIVARIT
Këshilli i Komunës së Gostivarit më 18 shtator 2009 solli Vendimin për organizimin, fushëveprimin dhe mënyrën e realizimit të detyrave të administratës komunale i cili do të ndihmojë që komuna më me efikasitet ti përgjigjet sfidës së transferit të kompetencave nga niveli qendror në nivelin lokal. Sipas këtij vendimi administrata komunale përbëhet nga këto sektorë dhe seksione:
- Sektori për punë juridike, financiare, zhvillimore, të përgjithshme dhe veprimtari publike
- Seksioni për punë juridike, të përgjithshme, vetëqeverisje vendore dhe marrëdhënie me publikun
- Seksioni për financim, buxhet, pronë komunale dhe administrim me tatimet dhe pronën
- Seksioni për zhvillim ekonomik lokal dhe implementimin e projekteve
- Sektori për urbanizëm, punë komunale, komunikacion dhe mbrojtje të mjedisit jetësor
- Seksioni për urbanizëm dhe mbrojtje të mjedisit jetësor
- Seksioni për punë komunale, komunikacion dhe rrugë
- Seksioni për mbikëqyrje inspektueseSeksioni për revizion të brendshëm
- Seksioni për menaxhim me resurset njerëzore
- Njësia territoriale zjarrfikëse
|