Skip to content
..:: Ballina
Mbahet takimi i parë për zhvillim rural
12.03.10
glzhrgv1.jpgNë vazhdën  e aktiviteteve të ndërmarra nga Komuna e Gostivarit në sferën e zhvillimit rural dhe në bazë të memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar me Programin për mbështetjen e shërbimeve këshillëdhënëse në  bujqësi (MAASP) i financuar nga SIDA (Agjencioni Suedez për Zhvillim Ndërkombëtar ) këto ditë u mbajt takimi i parë i Grupit Lokal për Zhvillim Rural të Komunës së Gostivarit (GLZHR). 

Në këtë takim të pranishëm ishin shtëpia konsultuese IDEA OK, Grupi Lokal për zhvillim Rural të Komunës së Gostivarit i përbërë nga përfaqësues të sektorit privat, civil dhe publik me çka Grupi Lokal për Zhvillim Rural të Komunës së Gostivarit u njoftua me planin e aktiviteteve që ky grup duhet të ndërmarrë gjatë periudhës vijuese.


Komuna e Gostivarit, në buxhetin për vitin 2010 ka ndarë mjete prej buxhetit, me të cilat subjektet që janë aktive në viset rurale do të kenë mundësi të aplikojnë me projekte të karakterit rural. GLZHR do të trajnohet dhe do ketë përgjegjësinë për menaxhimin me këto mjete nga buxheti komunal për zhvillimin rural.
Deri në Maj 2010, GLZHR, bazuar në Nën-Strategjinë e Zhvillimit Rural të Komunës së Gostivarit, do të përgatisë dhe do të shpalle Thirrje Publike për Aplikim, me të gjitha format paraprake (ToR, Formati i aplikimit, Vlerësimi i projekteve), me çka subjektet aktive në viset rurale do kenë mundësi të aplikojnë me projekte për mjetet e parapara në buxhet.
Zyra për zhvillim ekonomik lokal dhe implementim të projekteve

 
< I mëparshmi   Tjetri >

Aktuale

konkurse.png
furnizime-publike.png

Linqe

usaid.gif
undp1.gif
eu-ear.gif
unicef.png
sudep.gif
euinfocentre.jpg
zels3.jpg
euinfopoint.jpg
mldinf.jpg
recycle_arow_2.jpg

Vizitorë