| Urime nga zemra 7 Marsin |
07.03.10 Prej dekadash 7 Marsi shënohet si festë e mësuesve shqiptarë për nder të “Mësonjëtores së parë” në gjuhën shqipe. Kjo është dita e edukuesve të brezit të ri, të cilët ushtrojnë një mision sa fisnik aq edhe të vlefshëm në ditët e sotme. E ardhmja dhe arsimimi i fëmijëve tanë varen nga vlerat tradicionale të kultivuara nga familja dhe mësuesit. Më 7 mars të vitit 1887, në Jug të Shqipërisë, në Korçë, u hap shkolla e parë në gjuhën shqipe, që punoi 15 vite me radhë. Edhe pse u mbyll nga Perandoria Osmane, në këto 15 vite u shkolluan shumë nxënës në gjuhën amëtare, të cilët pastaj jo vetëm se u bënë pishtarë të arsimit, por edhe luftëtarë të flaktë për lirinë e Shqipërisë. 7 Marsin e kujtojmë me respekt të thellë për mësuesit e parë shqiptarë të cilët n`a e lanë amanet gjuhën shqipe, të cilën e flasim tani. Mësuesit - prindërit tanë të dytë, u sakrifikuan me vite të tëra, andaj shprehim falënderimin për gjithçka që bënë për ne, për durimin që kishin dhe për tërë diturinë që mbollën në ne. Të gjithë atyre që punuan dhe punojnë në mësimdhënie, ua urojmë Ditën e mësuesit. Gëzuar të gjithë edukatorëve, mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve! Gëzuar të gjithë parashkollorëve, nxënësve dhe studentëve! Kryetari i Komunës - Dr. Rufi Osmani Kryetari i Këshillit – Dr. Fadil Zendeli |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|
| NP Komunalec |
| Ju dhe Komunaleci |
| NP Rinia |
| Shërbimi Zjarrfikës |
| Ballina |
| Kryetari i Komunës |
| Këshilli i Komunës |
| Administrata |
| Galeria |
| Kontakte |
| Plani gjeneral urbanistik |
| PDU Blloku 1 |
| PDU Blloku 2 |
| PDU Blloku 9 |
| PDU Blloku 17 |
| PDU Blloku 18 |
| PDU Blloku 19 |
| PDU Blloku 24 |