Statuti i komunës | Statuti i Komunës së Gostivarit |
|
I
KOMUNËS SË GOSTIVARIT
25.01.2006
Gostivar
Në bazë të nenit 7 dhe 36 të Ligjit për
vetvendosjen vendore (“Gazeta zyrtare e RM” nr.5/02), Këshilli i Komunës së
Gostivarit në seancën e mbajtur më 25.01.2006, solli:
STATUT
TË KOMUNËS SË GOSTIVARIT
I.
Dispozita të
përgjithshme
Komuna
e Gostivarit është e themeluar dhe rajoni i saj është përcaktuar me Ligjin për
organizimin territorial të vetvendosjes vendore në Republikën e Maqedonisë
(“Gazeta zyrtare e RM” nr.55/04)
Neni 2
Me
këtë statut të Komunës së Gostivarit (në tekstin e mëtutjeshëm: Komuna), në
pajtueshmëri me ligjin, përcaktohen:
-
organizimi dhe puna e organeve të Komunës;
-
organizimi dhe puna e komisioneve të Këshillit të
Komunës;
-
mënyra e informimit të qytetarëve dhe qasje e lirë në
informatat me karakter publik;
-
rastet e përjashtimit të opinionit nga seancat e
Këshillit të Komunës;
-
mënyrën dhe procedurën për paraqitjen e parashtresave dhe
propozimeve për punën e organeve të komunës dhe veprimin sipas tyre;
-
mënyrën e organizimit të tribunave publike, zbatimin e
akteve dhe grumbullimin e propozimeve të qytetarëve;
-
mënyrën e shpalljes së rregullave të Këshillit;
-
mënyrën e kryerjes së obligimeve nga sfera e mbrojtjes në
gjendje lufte;
-
vetvendosjen vendore;
-
mënyrën dhe procedurën për përcaktimin e stemës dhe
flamurit të komunës;
-
çështje të tjera me rëndësi për Komunën.
Neni 3
Çështje
të caktuara lidhur me realizimin e kompetencave, procedurat e punës dhe
vendosjen në Këshillin e Komunës, rregullohen për së afërmi me rregulloren e
Këshillit të Komunës (në tekstin e mëtutjeshëm: rregullore).
Rregulloren
e nxjerr Këshilli i Komunës (në tekstin e mëtutjeshëm: Këshill), me shumicë
votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.
Neni 4
Komuna
ka festën e vet.
Neni 5
Selia e Komunës së Gostivarit është në qytetin e
Gostivarit, bulevardi "Braqa Gjinoski" nr. 61 .
Neni 6
Komuna
ka stemën dhe flamurin.
Neni 7
Stema e Komunës është paraqitur me kështjellë që e shpreh pasqyrën për
lashtësinë e qytetit, në mes është vendosur ,,KULLA E SAHATIT,, me të cilën
shprehet arkitektura burimore e qytetit, e në prapavijë është prezentuar lumi
Vardar në formë të harkut që e shpreh rrjdhën e lumit, nga ana e majtë shtrihet
Mali Sharr, e nga ana e djathtë shtrihet mali i Thatë me gërshtetim të të gjithë
sipërfaqes të ngjyrës së bardhë të kaltërt të mbyllur dhe ngjyrë të kaltërt të
hapur.
Neni 8
Flamuri i Komunës ka formë drejtëkëndëshi me ngjyrë të kaltërt të
mbyllur,e në këndin e majtë të epërm ndodhet stema e Komunës me të gjitha
elementet e lartëpërmendura për stemën.
Neni 9
Komuna ka vulë me formë rrethore me diametër 30 (tridhjetë) milimetër,
në mesin e së cilës ndodhet stema e Komunës dhe në skajet e së cilës është
shkruar me tekst në gjuhën Maqedonase dhe në gjuhën shqipe ,,Република
Македонија-Општина Гостивар,, kurse nga gjysma e anës së djathtë të vulës : "Republika e Maqedonisë- Komuna e Gostivarit –Gostivar"
II. ORGANIZIMI DHE PUNA E ORGANEVE TË KOMUNËS
a) Konstituimi
Neni 10
Konstituimi
i Këshillit bëhet me verifikimin e mandatit të anëtarëve të Këshillit të
zgjedhur në mënyrë të përcaktuar me ligj dhe me vënien e nënshkrimit dhe
dhënien e deklaratës solemne sipas përmbajtjes së përcaktuar me ligj.
Verifikimi
i mandatit të anëtarëve të Këshillit bëhet në seancën e parë konstituive të Këshillit,
me propozimin e komisionit për çështjet e verifikimit, zgjedhje dhe emërime që
formohen në fillim të seancës nga radhët e anëtarëve të posazgjedhur të
Këshillit.
Verifikimi
i mandatit të anëtaëve të Këshillit që nuk kanë qenë të pranishëm në seancën e
parë të Këshillit e bën në seancën e parë në të cilën do të marrin pjesë ata.
Neni 11
Procedura
për verifikimin e mandatit të anëtarëve të Këshillit përcaktohet për së afërmi
me Rregulloren.
b) Të drejtat dhe obligimet e anëtarëve të Këshillit.
Neni 12
Anëtari
i Këshillit ka të drejtat dhe obligimet të përcaktuara me ligj dhe me këtë Statut.
Anëtari
i Këshillit i merr të drejtat dhe obligimet e veta pas verifikimit të mandatit.
Neni 13
Anëtari
i Këshillit ka të drejtë dhe obligim:
-
të propozojë debat për çështje, dukuri dhe gjendje që
janë me rëndësi vendore si dhe me rëndësi për qytetarët e komunës;
-
të ngrejë iniciativa për nxjerrjen e vendimeve dhe akteve
tjera nga kompetencat e Këshillit si dhe të propozojë amendamente në mënyrën
dhe sipas procedurës të parashikuar me rregulloren;
-
të kërkojë nga administrata e komunës (në tekstin e
mëtutjeshëm: administrata) si dhe nga shërbimet publike, institutet dhe
ndërmarrjet dhe nga institucionet tjera të themeluara nga komuna, të dhëna dhe
informata tjera për çështje nga fushëveprimi i vet e që i janë të nevojshme për
punën e tij në Këshilli;
-
të kërkojë dhe të marrë ndihmë profesionale në
përgatitjen e propozimeve të cilat ia paraqet Këshillit, në paraqitjen e
pyetjeve të këshilltarëve dhe në kryerjen e punëve të tjera të cilat ia ka
besuar Këshilli, gjegjësisht komisioni në të cilin është anëtar;
-
t'i ruaj si fshehtësi të dhënat të cilat janë klasifikuar
si të tilla, që do t'i kuptoje në seancën e Këshillit apo të komisionit.
Neni 14
Anëtari
i Këshillit ka të drejtë të jetë i pranishëm dhe të merr pjesë në punën e
seancës të Komisionit të Këshillit, edhe pse nuk është anëtar i komisionit, por
pa të drejtë vendosjeje.
Neni 15
Anëtari
i Këshillit i cili me arsye ka munguar në seancat e Këshillit dhe të komisionit
anëtar i të cilit është, është i obliguar që për këtë ta njohtojë në kohë
kryetarin e Këshillit dhe kryetarin e komisionit si dhe sekretarin e Komunës.
Anëtari
i Këshillit i cili me arsye një kohë të gjatë nuk ka marrë pjesë në seancat e
këshillit dhe të komisionit anëtar i të cilit është, ka të drejtë të kërkojë
nga Këshilli t’ia arsyetojë mospraninë në seancat.
c) Kryetari i Këshillit
Neni 16
Kryetarin
e Këshillit e zgjedh Këshilli me votim publik, me shumicë të votave nga numri i
përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.
d) Mënyra e punës
Këshilli punon në seanca të
rregullata, kurse sipas nevojës mund të mbajë edhe seanca të jashtëzakonshme.
Neni 18
Dita,
ora dhe vendi i mbajtjes së seancës së rregullt të Këshillit, si dhe propozimi
i rendit të ditës sipas të cilit do të punojë seanca, shpallen në tabelën e komunës
për shpallje.
Neni 19
Këshilli
mban seanca solemne për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme historike, kurse
mund të mbajë edhe seanca solemne edhe për dëgjimin e fjalimeve të shtetarëve
tanë dhe të huaj, përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe të qytetarëve
të shquar të shteteve të huaja si mysafir të komunës.
Neni 20
Seanca
e jashtëzakonshme thërritet për çështje me rëndësi për sigurinë e qytetarëve
dhe në raste rrethanash të jashtëzakonshme.
Seancën
e jashtëzakonshme të Këshillit e thërret kryetari i Këshillit me iniciativën e
tij, ose me kërkesën e më së paku një të tretës të anëtarëve të Këshillit ose
me propozimin e kryetarit të komunës.
Para
fillimit të punës së seancës, anëtarët e Këshillit votojnë për arsyen e
shkaqeve për thërritjen e seancës së jashtëzakonshme pa debat dhe me shumicë të
anëtarëve të pranishëm në Këshill.
Neni 21
Në
rast pengimi apo mosprezencës së kryetarit të Këshillit, seancat i kryeson
anëtari më i vjetër i Këshillit.
Neni 22
Këshilli
mund të vendos me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të
Këshillit, që votimi për disa çështje të bëhet në mënyrë të fshehtë.
Neni 23
Thërritja
e seancave të Këshillit, përcaktimi i rendit të ditës, rrjedha e seancës,
proçesverbalet, procedura e nxjerrjes së akteve dhe për çështje të tjera lidhur
me punën e Këshillit, më së përsëafërmi rregullohen me Rregullore.
1. Kryetari i komunës
Neni 24
Kryetari
i komunës i kryen kompetencat e veta në suazat e përcaktuara me ligj dhe me
këtë Statut.
Neni 25
Kryetari
i komunës është i pranishëm dhe merr pjesë në punën e seancave të Këshillit
kurse sipas nevojës edhe në seancat
e komisioneve të Këshillit dhe të trupave të
posaçëme të komunës pa të drejtë vendosjeje.
Kryetari
i komunës mund të caktojë edhe përfaqësues të vet të cilët do të jenë të
pranishëm dhe të marrin pjesë në punën e seancave të Këshillit, të komisioneve
të tij dhe të trupave punuese të komunës.
Neni 26
Kryetari
i komunës me iniciativën e vet dhe këreksën e Këshillit e informon Këshillin
për disa punë nga kompetencat e tij.
Neni 27
Kryetari
i komunës siguron shfrytëzimin e drejtë dhe të ligjshëm, mirëmbajtjen dhe
mbrojtjen e pronës së komunës.
Kryetari
i komunës udhëheq me pronën e komunës në interes publik dhe si nikoqir i mirë.
Kryetari
i komunës është i obliguar që në udhëheqjen me pronën e komunës, të ndërmerr
masa dhe ta siguron shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e pronës së
komunës në pajtueshmëri me ligjin.
Neni 28
Kryetari
i komunës bashkëpunon me kryetarët e komunave tjera për çështje me interes të
përbashkët dhe në kompetencat e komunave.
Neni 29
Kryetari
i komunës me vendim përcakton anëtar të Këshillit i cili do ta zëvendësojë
gjatë kohës kur ai është i penguar që të jetë i pranishëm.
Vendimin nga paragrafi 1 i këtij neni Kryetari i komunës e nxjerr në afat prej 30 ditësh nga dita e marrjes së funksionit.
Për
paraqitjen e pengesës apo mosprezencës, Kryetari i komunës e informon kryetarin
e Këshillit dhe anëtarin e Këshillit i cili do ta zëvendësojë.
2.Trupa të posaçme të
komunës
а) Komisioni për
marrëdhënie midis bashkësive
Neni 30
Në
komunë formohet Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive (në tekstin e mëtutjeshëm:
Komision).
Komisionin
e përbëjnë nga (1) një përfaqësues i bashkësive të përfshirë në komunë, me
mandat prej 4 (katër) vjetë.
Anëtarët
e komisionit nuk mund të zgjedhen nga radhët e anëtarëve të Këshillit.
Neni 31
Vendim
për formimin e Komisionit merr Këshilli, me propozim të komisionit për çështjet
e verifikimit, zgjedhjeve dhe emërimeve.
Komisioni
për çështjet e verifikimit, zgjedhjeve dhe emërimeve e formulon propozimin nga
paragrafi 1 i këtij neni në bazë të propozimeve të marra paraprakisht nga
partitë politike të përfshira në Këshill.
Neni 32
Komisioni
nga radhët e anëtarëve të vet zgjedh kryetarin me shumicë votash nga numri i
përgjithshëm i anëtarëve të Komisionit, me votim të fshehtë.
Neni 33
Komisioni
punon në seanca.
Seancat
i thërret dhe ato i udhëheq kryetari i komisionit.
Komisioni
mund të punojë nëse në seancë janë të pranishëm shumica nga numri i
përgjithshëm i anëtarëve të komisionit.
Komisioni
vendos me shumicë nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të komisionit.
Në
seancat e Komisionit mund të jenë të pranishëm dhe të marrin pjesë në debat:
kryetari i komunës dhe kryetari i Këshillit, pa të drejtë vendosjeje.
b)Këshilli për mbrojtjen e shpenzuesve
Neni 34
Në
komunë formohet Këshilli për mbrojtjen e shpenzuesve.
Këshilli
për mbrojtjen e shpenzuesve është i përbërë nga 10 anëtarë, përfaqësues të
grupeve më të mëdha të shfrytëzuesve të shërbimeve publike të komunave.
Neni 35
Vendim
për formimin e Këshillit për mbrojtjen e shpenzuesve merr Këshilli i komunës me propozimin e Komisionit për
çështjet e verifikimit, zgjedhje dhe emërime.
Neni 36
Këshilli
për mbrojtjen e shpenzuesve nga radhët e anëtarëve të vet zgjedh kryetarin, me
shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit për mbrojtjen
e shpenzuesve, me votim të fshehtë.
Neni 37
Këshilli
për mbrojtjen e shpenzuesve punon në seanca.
Seancat
sipas rregullës janë publike (të hapura).
Seancat
i thërret dhe me to udhëheq kryetari i Këshillit për mbrojtjen e shpenzuesve.
Këshilli
për mbrojtjen e shpenzuesve mundet të punojë nëse në seancë janë të pranishëm
shumica nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit për mbrojtjen e
shpenzuesve.
Këshilli
për mbrojtjen e shpenzuesve vendosë me shumicë nga numri i përgjithshëm i
anëtarëve të Këshillit për mbrojtjen e shpenzuesve.
Neni 38
Këshilli
për mbrojtjen e shpenzuesve shqyrton çështje dhe përcakton propozime që kanë të
bëjnë me cilësinë e shërbimeve që ofrojnë shërbime publike të komunës, kurse
posaçërisht:
-
përcjell gjendjen e dhënies së shërbimeve nga ana e
shërbimeve publike;
-
kujdeset për zgjidhjen e problemeve që i kanë qytetarët gjatë
shfrytëzimit të shërbimeve nga ndërmarrjet dhe institutet që kryejnë shërbime
publike;
-
kujdeset për përparimin e sjelljes së të të punësuarve te
dhënësit e shërbimeve ndaj shfrytëzuesve të shërbimeve;
-
organizon tribuna publike dhe forma tjera të pjesëmarrjes
së qytetarëve në të cilat do të debatohet për përparimin dhe mbrojtjen e
shpenzuesve.
c) Trupi participues nga sfera e urbanizmit
Neni 39
Në
komunë formohet trup participues nga sfera e urbanizmit (këshill) për të
përcjellur qëndrimet dhe mendimet e qytetarëve dhe subjekteve juridikë në
procesin e planifikimit urbanistik, si dhe për të përcjellë gjendjet dhe
dhënien e iniciativave, orientimeve dhe sugjerimeve në procesin e planifikimit
dhe përgatitjes së vendimeve planore për komunën.
Neni 40
Vendim
për formimin e trupit participues nga sfera e urbanizmit merr Këshilli, me
propozim të komisionit për çështje të verifikimit, zgjedhjeve dhe emërimeve.
Anëtarët
e trupit participues nga sfera e urbanizmit zgjedhen:
-
nga radhët e anëtarëve të Këshillit;
-
me propozimin e formave të vetvendosjes vendore;
-
me propozimin e shoqatave të qytetarëve;
-
shoqatave të personave profesionalë nga sfera e
urbanizmit, dhe
-
nga administrata komunale.
Neni 41
Trupi
participues nga sfera e urbanizmit nga radhët e anëtarëve të vet, zgjedh
kryetarin, me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të trupit
participues, me votim publik.
Neni 42
Trupi
participues nga sfera e urbanizmit punon në seanca.
Seancat
janë publike.
Seancat
i thërret dhe i udhëheq kryetari i Trupit participues nga sfera e urbanizmit.
Trupi
participues nga sfera e urbanizmit vendos me shumicë nga numri i përgjithshëm i anëtarëve.
Në
seanca mund të jenë të pranishëm dhe të marrin pjesë në punën e tyre, kryetari
i komunës dhe kryetari i Këshillit, pa të drejtë vendosjeje.
III. Organizimi dhe puna e komisioneve të Këshillit të
Komunës
1. Komisionet e Këshillit
Neni 43
Këshilli
i formon këto komisione të përhershme:
-
Komisionin për çështje të verifikimit, zgjedhje dhe
emërime,
-
Komisionin për financa dhe zhvillim ekonomik vendor,
-
Komisionin për planifikimin dhe rregullimin e hapësirës
dhe mbrojtjen e ambientit jetësor e të natyrës,
-
Komisionin për punë komunale dhe komunikacion,
-
Komisionin për veprimtari publike,
-
Komisioni për çështje normativo-juridike dhe
-
Komisioni për barazi gjinore.
Fushëveprimi i komisioneve nga
paragrafi 1 i këtij neni përcaktohet me rregullohen e Këshillit.
2.Përbërja,
zgjedhja dhe mënyra e punës
së komisioneve
Neni 44
Komisionet
e Këshillit përbëhen nga kryetari dhe minimum 2 anëtarë.
Neni 45
Zgjedhja
e kryetarit dhe anëtarit të komisionit të Këshillit bëhet me propozimin e
komisionit për çështje të verifikimit, zgjedhje dhe emërime.
Komisioni
për çështje të verifikimit, zgjedhje dhe emërime e jep propozimin nga paragrafi
1 i këtij neni në bazë të propozimeve të paraqitura paraprakisht të partive
politike të përfshira në Këshill, me ç’rast mban llogari për zbatimin e parimit
të përfshirjes së tyre proporcionale në komisionet, duke pasur parasysh numrin
e përgjithshëm të komisioneve të Këshillit.
Zgjedhja
e kryetarit dhe anëtarëve të komisionit bëhet me shumicën nga anëtarët e
pranishëm të Këshillit.
Neni 46
Propozim
për shkarkimin e kryetarit dhe të anëtarëvet të komisionit mund të jep
komisioni, komisioni për çështjet e verifikimit, zgjedhje dhe emërime, më së
paku 3 (tre) anëtarë të Këshillit dhe kryetari i Këshillit.
Në
bazë të propozimit për shkarkim vendos Këshilli, me vota publike, me shumicën e
anëtarëve të pranishëm në Këshill.
Neni 47
Zgjedhje
për shkak të ndërrimit të ndonjë anëtari të komisionit bëhet me propozimin e
Komisionit për çështjet e
Neni 48
Komisioni
punon në seanca.
Rendi
i ditës së seancave të komisionit përcaktohet në fillim të seancës.
Neni 49
Komisioni
mund të punojë nëse në seancë janë të pranishëm shumica e anëtarëve të
komisionit.
Komisioni
vendos me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm.
Neni 50
Nëse
Komisioni vendos t'i paraqesë raport apo propozim Këshillit, përcakton
raportuesin e vet, i cili me direktivat e Komisionit, me iniciativën e vet apo
me kërkesën e Këshillit në seancën e Këshillit do ta argumentojë qëndrimin apo
propozimin e komisionit.
Neni 51
Në
seancën e komisionit në mënyrë të obligueshme merr pjesë edhe një përfaqësues i
propozuesit të materialit që shqyrtohet.
Neni 52
Komisioni
ka të drejtë nga propozuesi të kërkojë sqarim si dhe të dhëna të tjera që i
nevojiten për punë, e të cilat i posedon propozuesi apo është i obliguar t'i
grumbullojë apo evidentojë.
Neni 53
Në
seancat e komisionit mund të jenë të pranishëm dhe të marrin pjesë në punën e
tyre përfaqësues të organeve, organizatave, bashkësive dhe shoqatave, si dhe
punonjës të tjerë shkencorë, profesionalë dhe publikë, ashtu që t'i paraqesin
mendimet e tyre lidhur me çështjet që shqyrtohen në seancën e komisionit.
Thirrje
personave nga paragrafi 1 u dërgon kryetari në bazë të konsultimeve paraprake
me anëtarët e komisionit.
IV. Kryerja e punëve sipas parimit të subsidiaritetit
Neni 54
Komuna
në suazat e ligjit, në pajtueshmëri me parimin e subsidiaritetit, ka të drejtë
që në rajonin e vet të zbatojë iniciativa lidhur me të gjitha çështjet me
rëndësi për Komunën, që nuk janë të përjashtuara nga kompetencat e saj ose që
nuk janë në kompetencat e organeve të pushtetit shtetëror.
Neni 55
Komuna
mund të ndajë shpërblime.
Shpërblimi
mund t'u ndahet subjekteve fizike dhe juridike nga Komuna, Republika dhe shtete të tjera, si dhe
organizatave ndërkombëtare dhe asociacioneve apo përfaqësuesve të tyre.
Neni 57
Këshilli
formon këshill për ndarjen e shëprblimit.
Puna
e këshillit rregullohet për së afërmi me vendimin e Këshillit të komunës.
Neni 58
Komuna
mund të konstatojë edhe shpërblime dhe mirënjohje të tjera.
V. Informimi i qytetarëve dhe qasja e lirë në informatat
me karakter publik
a) Informimi i qytetarëve
Neni 59
Organet
e Komunës, komisionet e Këshillit të komunës dhe ndërmarrjet dhe institutet
publike të themeluara nga Komuna i informojnë qytetarët me vendimet dhe
aktivitetet e veta që janë me rëndësi të drejtpërdrejtë për jetën dhe punën e
qytetarëve në Komunë dhe me informata tjera me interes publik.
Qytetarët
informohen për:
-
rregullat që i nxjerr Këshilli i Komunës;
-
mënyrën dhe kushtet për realizimin e të drejtave të tyre;
-
obligimet e qytetarëve që dalin nga kompetencat e Komunës;
-
planet, projektet dhe programet që janë në përgatitje të
sipër kurse janë me rëndësi për zhvillimin e Komunës;
-
shërbimet që i marrin nga shërbimet publike dhe
administrata e qytetit dhe me mënyrën e marrjes së tyre;
-
të ardhurat që realizohen në Komunë dhe mënyrën e
shpërndarjes dhe shpenzimit të tyre;
-
furnizimet publike;
-
emërimin e drejtorëve dhe përfaqësuesve në këshillat
drejtuese të ndërmarrjeve dhe
instituteve publike;
-
si dhe informata të tjera që dalin nga kompetencat e
organeve të Komunës dhe të ndërmarrjeve e instituteve publike në pajtueshmëri
me ligjin.
Neni 60
Informimi
i qytetarëve bëhet në mënyrë të rregullt, pa kompenzim përmes:
-
botimit të gazetës zyrtare të Komunës;
-
botimit dhe distribuimit deri te qytetarët të buletineve
mujore informative;
-
botimit të publikimeve;
-
të zyrave informative të udhëhequra nga administrata
komunale dhe shërbimet publike të themeluara nga Komuna;
-
të tabelave të shpalljes (në hapësirat e komunës të
ndërmarrjeve dhe instituteve publike dhe të vetvendosjes vendore);
-
veb sajteve (web sites);
-
tribunave publike;
-
mjeteve të informimit; dhe
-
mënyrave tjera adekuate më të volitshme për informimin e
opinionit.
Neni 61
Informimi
i qytetarëve bëhet në gjuhët zyrtare që përdoren në Komunë.
b) Qasja e lirë në informatat me karakter publik
Neni 62
Në Komunë
sigurohet e drejta e qasjes së lirë në informatat me karakter publik me të
cilat posedojnë organet e Komunës (Këshilli dhe kryetari i Komunës),
ndërmarrjet dhe institutet publike të themeluara nga Komuna si dhe subjekte
juridike dhe fizike që kanë kompetenca publike të besuara nga komuna (në
tekstin e mëtutjeshëm poseduesit e informatave).
Me
përjashtim në raste të përcaktuara me ligj, e drejta e qasjes së lirë në disa
informata të cilat i posedojnë poseduesit e informatave nga paragrafi 1 i këtij
neni, mund të jetë e kufizuar ose të sigurojë qasje të pjesërishme.
Neni 63
Për
informatat të cilat i posedon dhe ndaj të cilave sigurohet qasje e lirë,
poseduesit e informatave formojnë dhe udhëheqin listën e informatave e cila
shpallet në mënyrë të kapshme për kërkuesit e informatave.
Poseduesit
e informatave janë të obliguar rregullisht çdo tre muaj ta azhurojnë listën e
informatave me karakter publik të cilat i posedojnë.
Listën
e informatave me karakter publik për organet e Komunës, e propozon Kryetari i Komunës
kurse e përcakton Këshilli.
Listën
e informatave me karakter publik për ndërmarrjet dhe institutet publike të
themeluara nga Komuna e përcakton Këshilli drejtues me propozimin e drejtorit.
Neni 64
Procedura
për realizimin e të drejtës së qasjes së lirë në informatat realizohet në
pajtueshmëri me ligjin.
Neni 65
Qasje
të lirë në informatat me karakter publik me të cilat disponon poseduesi i
informatave, kanë të gjithë subjektet juridike dhe fizike (në tekstin e
mëtutjeshëm: kërkuesi i informatave).
-
me shiqimin e dokumenteve të cilat i posedon poseduesi i
informatave;
-
me marrjen e duplikatit, fotokopjes apo shënimit
elektronik nga dokumentet të cilat i posedon poseduesi i informatave.
Neni 66
Kërkuesi i informatave për
shiqimin e kryer apo duplikatin e marrë, fotokopjen nga shënimi elektronik i
informatës, paguan një kompenzim adekuat në lartësi të shpenzimeve materiale,
të përcaktuara në mënyrën e rregulluar me ligj.
Kërkuesi i informatës gjatë
paraqitjes së kërkesës, informohet për pagimin e lartësisë së kompenzimit
gjegjës.
Kërkuesi i informatës ka të
drejtë ankese në organin kompetent për mbrojtjen e të drejtës së qasjes së lirë
në informatat e karakterit publik nëse poseduesi i informatës nuk ia jep
informatën e kërkuar.
Neni 68
Këshilli i Komunës miraton
raportin vjetor për realizimin e të drejtës së qasjes së lirë në informatat për
vitin e kaluar në Komunë.
Raportin vjetor për realizimin
e qasjes së lirë në informatat e përgatit Kryetari i Komunës, i cili ia dërgon
Këshillit, më së voni deri më 31 janar në vitin rjedhës.
Raporti nga paragrafi 1 i këtij
neni i përmban të dhënat për qasjen e lirë të realizuar në informatat me të
cilat posedojnë edhe shërbimet publike të cilat i formon Komuna.
Raporti nga paragrafi 1 pas
miratimit i dërgohet organit kompetent për mbrojtjen e të drejtës së qasjes së
lirë në informatat me karakter publik.
VI. Përjashtimi i opinionit nga seancat e Këshillit
Neni 69
Këshilli
mund të punojë pa praninë e opinonit vetëm në raste të caktuara me ligj dhe me
këtë statut si dhe kur atë do ta propozojnë Kryetari i Komunës, kryetari i
Këshillit ose më së paku 3 (tre) anëtarë të Këshillit.
Përjashtimi
i opinionit mund të kërkohet, kur çështja për të cilën diskutohet, ka pika prekëse
me moralin publik; kur mund t'i rrezikojë interesat e një personi të caktuar
apo të ketë pika prekëse me mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve.
Sipas
propozimit nga paragrafi 1 i këtij neni, Këshilli vendos pa debat, me shumicën
e dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.
VII. Parashtresa dhe propozime
Neni 70
Subjektet
fizike dhe juridike kanë të drejtë të paraqesin parashtresa dhe propozime që
kanë të bëjnë me punën e organeve dhe administratën e komunës.
Neni 71
Parashtresat
dhe propozimet paraqiten në formë të shkruar apo gojorisht në proçesverbal para
personit të autorizuar administrativ.
Për
parashtresat dhe propozimet nuk paguhet tatim.
Neni 72
Paraqitësi
nuk guxon të përjetojë pasoja të dëmshme për shkak të paraqitjes së
parashtresës apo propozimit e as që mund të thërritet në përgjegjësi për atë
gjë.
Neni 73
Kryetari
i Komunës, varësisht nga përmbajtja e parashtresës gjegjësisht e propozimeve,
autorizon një apo disa nëpunës të veprojnë lidhur me parashtresën gjegjësisht
propozimin.
Veprimi
lidhur me parashtresën gjegjësisht propozimin, përfshin grumbullimin e të
dhënave, informatave dhe mendimeve për rrethanat që janë me rëndësi për
vlerësimin e drejtë të bazës së parashtresës ose për arsyeshmërinë e
propozimit, si dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme për evitimin e cënimit
eventual të së drejtës së paraqitësit apo të cënimit të interesit publik.
Neni 74
Kryetari
i Komunës është i obliguar që në afat sa më të shkurtë që mundet, kurse më së
voni në afat prej 60 ditësh nga dita e marrjes së parashtresës gjegjësisht
propozimit, paraqitësit t'i jep përgjigje.
VIII. Tribuna publike, anketa dhe propozime të qytetarëve
Neni 75
Organet
e komunës për shkak të përcaktimit të politikës në një sferë të caktuar,
marrjes së masave për zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve me rëndësi për
qytetarët nga rajoni i Komunës, si dhe gjatë propozimit të akteve të caktuara
nga kompetencat e veta mund të organizojnë tribunë publike, të bëjnë anketa apo
të grumbullojnë propozime nga qytetarët.
Lloji,
procedura, mënyra dhe koha e organizimit të formave të pjesëmarrjes së
drejtpërdrejtë të qytetarëve nga paragrafi 1 i këtij neni, rregullohet me akt
të organit që e organizon.
Për
organizimin e tribunave publike, zbatimin e anketave dhe marrjen e propozimeve
të qytetarëve, shpallet kumtesë në mjetet e informimit publik, në të cilën
shënohet lloji, qëllimi, lënda dhe të dhënat tjera të rëndësishme për
organizimin e formës adekuate të pjesëmarrjes së drejtpërdrejt të qytetarëve
dhe thërriten të interesuarit të marrin pjesë në to.
Për
tribunat publike, anketat apo propozimet e qytetarëve përgatitet raport.
Neni 76
Gjatë
organizimit të tribunave, zbatimit të anketave apo grumbullimit të propozimeve
nga qytetarët sigurohet:
-
marrjen dhe shqyrtimin e mendimeve dhe propozimeve të
dhëna dhe
- përgatitjen e raportit.
Neni 77
Mënyra
dhe procedura e organizimit të tribunës publike, zbatimit të anketës dhe
grumbullimit të propozimeve të qytetarëve, rregullohen me Rregulloren.
IX. Kryerja e obligimeve nga sfera e mbrojtjes në gjendje
lufte
Neni 78
Në
gjendje lufte, organet e Komunës:
-
vazhdojnë t'i kryejnë punët e përcaktuara me ligj, dhe
-
ndërmarrin masa për mbrojtjen dhe shpëtimin e qytetarëve
dhe të begative materiale në rajonin e vet nga shkatërrimet luftarake,
fatkeqësitë elementare natyrore dhe fatkeqësitë tjera si dhe nga pasojat e
shkaktuara prej tyre.
-
planifikimit dhe organizimit të masave për mbrojtjen dhe
shpëtimin për nevojat e veta;
-
formimit të njësive të shtabeve të mbrojtjes civile, në
pajtueshmëri me ligjin dhe rregullat të themeluara me ligj;
-
stërvitjes për mbrojtje, gjegjësisht kyçjes në
aktivitetet për fitimin e njohurive të domosdoshme luftarako-profesionale dhe
të njohurive tjera për pjesëmarrje në mbrojtje;
- ndërmarrjes së masave, aktiviteteve dhe veprimeve tjera
për mbrojtjen dhe ruajtjen e fshehtësisë të të dhënave, informatave dhe
dokumenteve nga sfera e mbrojtjes, në pajtueshmëri me ligjin dhe rregullat e
themeluara me ligj;
-
koordinimit dhe bashkëpunimit me komunat tjera.
X. Mënyra e shpalljes së rregullave të Këshillit
Neni 79
Rregullat
e Këshillit shpallen në Gazetën zyrtare të Komunës para se të hynë në fuqi.
Gazeta
zyrtare e komunës është “Gazeta zyrtare e Komunës së Gostivarit”.
Në
mjetin informativ zyrtar të Komunës mund të shpallen edhe rregulla të komunave
tjera.
Neni 80
Rregullat
e Këshillit hynë në fuqi ditën e tetë nga e dita e shpalljes në “Gazetën
zyrtare të Komunës” kurse me përjashtim të cilin e përcakton Këshilli, më parë se
ditën e shpalljes.
-
shkaqet për të cilat propozohet nxjerrja e rregullave dhe
qëllimet që dëshirohet të arrihen me nxjerrjen e tyre janë të karakterit
urgjent dhe të pashtyeshëm;
-
nuk krijojnë obligime materiale për qytetarët dhe subjekteve
juridike;
-
çështjet që rregullohen janë nga sfera e mbrojtjes dhe
shpëtimit e të ngjashme;
-
atë i imponojnë parimet e racionalitetit, efikasitetit,
ekonomizimit, operativititetit e të ngjashme.
XI. Vetvendosja vendore
Neni 81
Qytetarët
e komunës vendosin për punët me rëndësi të drejtpërdrejtë dhe të përditshme të
jetës dhe punës së tyre edhe përmes formave të vetvendosjes vendore të cilat
mund ti themelojnë në pajtueshmëri me këtë Statut.
Neni 82
Në territorin e Komunës së
Gostivarit, mundet të themelohen: Bashkësi urbane dhe Bashkësi lokale.
Bashkësitë Urbane (BU) themelohen në vendbanime të urbanizuara për
teritorin e përkufizueshëm me Planin Detaj Urbanistik , si dhe kriteriumeve
gjejgëse infrastrukturale.
Neni 83
Në territorin e Gostivarit dhe lagjeve
periferike gravituese, themelohen 8 (tetë) Bashkësi urbane, të numërizuara me
numra rreshtor (I – VIII) filluar nga qendra e qytetit drejt lindjes, jugut, perëndimit
dhe veriut (drejt lëvizjes së akrepave të orës), siç vijon:
Neni 84
Iniciativë
për themelimin e formave të vetvendosjes vendore mund të ngrejnë më së paku 10
% të qytetarëve, banorë të rajonit në të cilin ka interes për themelimin e
ndonjë forme të vetvendosjes vendore.
Iniciativa
për themelim përmban: paraqitësin, përshkrimin e rajonit për të cilin kërkohet
themelimi i formës së vetvendosjes vendore, sqarimi i nevojave për themelim dhe
nënshkrimin e qytetarëve të interesuar.
Vendimi
për themelimin e formës së vetvendosjes vendore merret në tubimin e qytetarëve
në rajonin përkatës përmes votimit publik me shumicën e votave nga qytetarët e
pranishëm.
Neni 87
Qytetarët
përmes formave të vetvendosjes vendore, në pajtueshmëri me këtë Statut dhe
vendimet për themelim kujdesen për:
-
zgjidhjen e çështjeve nga infrastruktura komunale për
rajonin gjegjës;
-
mirëmbajtjen e objekteve me interes publik (ujësjellës,
rrugë, pallate të kulturës, objekte sportive etj.);
-
mbrojtjen e ambientit jetësor dhe natyrës;
-
rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave në vendbanimeve
fshatare;
-
ngritjen e iniciativës për rregullimin e hapësirës;
-
organizimin e manifestimeve kulturore, sportive,
argëtuese e të tjera; dhe
-
punë të tjera me rëndësi të drejtpërdrejtë përditshme për
jetën dhe punën e qytetarëve.
Këshilli
për format e vetvendosjes vendore jep iniciativa dhe propozime në organet
kompetente të komunës për çështje nga sfera e arsimit, shendetësisë, mbrojtjes
Neni 88
Punët
nga neni 82 i këtij Statuti financohen nga:
-
mjetet që komuna do t’ua ndajë formave të vetvendosjes
vendore në pajtueshmëri me planet dhe programet për zhvillimin e tyre;
-
mjetet që qytetarët i bashkojnë drejtpërdrejt;
-
mjetet që do ti ndajnë subjektet e interesuara juridike
dhe fizike;
-
mjetet nga kompenzimi i shërbimeve; dhe
-
dhuratat dhe mjetet tjera.
Mbledhja dhe shpenzimi i
mjeteve nga paragrafi 1 kryhet përmes buxhetit të Komunës.
Neni 89
Organ i formave të vetvendosjes
vendore është Këshilli.
Këshillin e formave të
vetvendosjes vendore e zgjedhin qytetarët në formën e vetvendosjes vendore në
tubimin e qytetarëve me vota publike, nëse tubimi nuk vendos që votimi të jetë
i fshehtë.
Neni 90
Vendim për shpalljen e
zgjedhjeve të anëtarëve të Këshillit të formave të vetvendosjes vendore paraqet
Këshilli në përbërjen e vjetër, më së voni 30 ditë para skadimit të afatit.
Nëse vendimi nga paragrafi 1 i
këtij neni nuk merret në afatin e përcaktuar, vendim për shpalljen e zgjedhjes
së anëtarëve të Këshillit në formën e vetvendosjes vendore, merr Tubimi i
qytetarëve.
Neni 91
Propozimi dhe përcaktimi i
kandidatëve për anëtarë të Këshillit të formave të vetvendosjes vendore, bëhet
në Tubimin e qytetarëve, nëse në të marrin pjesë më së paku 10% të qytetarëve
banorë të bashkësisë gjegjëse vendore. Të përcaktuar konsiderohen kandidatët të cilët kanë fituar shumicë gjegjësisht numrin më të madh të votave nga qytetarët e pranishëm në tubim.
Neni 92
Procedura për propozimin,
përcaktimin dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të formave të vetvendosjes
vendore rregullohet për së afërmi me rregullat për punën e formës të
vetvendosjes vendore të marra nga Këshilli i Komunës.
Neni 93
Për anëtarë të zgjedhur të
Këshillit të formave të vetvendosjes vendore konsiderohen kandidatët që kanë
fituar shumicë gjegjësisht numër më të madh votash nga zgjedhësit që kanë
votuar.
Neni 94
Këshilli i formave të
vetvendosjes vendore zgjedh, nga radhët e anëtarëve të vet, kryetarin i cili e
përfaqëson dhe prezenton formën e vetvendosjes vendore.
Neni 95
Kryetari i Komunës me vendim
mund të delegojë kryerjen e një pune të caktuar me interes të drejtpërdrejtë
dhe me rëndësi ordinare për jetën dhe punën e banorëve me pajtueshmërinë
paraprake të kryetarit të Këshillit të formës së vetvendosjes vendore.
Mjetet e nevojshme për kryerjen
e punëve nga paragrafi 1 i këtij neni përcaktohen me vendimin për delegimin e
kompetencave.
Me këtë Aktvendim përcaktohet
organi dhe mënyra e kryerjes së mbikqyrjes mbi kryerjen e punëve nga paragrafi
1 i këtij neni.
Neni 96
Administrata komunale i kryen
punët profesionale, administrative-teknike dhe punët e kontabilitetit dhe të
financave të organit në formën e vetvendosjes vendore.
Kontrollin mbi shpenzimin e
mjeteve që do të akordohen për kryerjen e kompetencave të deleguara e bën
administrata komunale.
Neni 97
Komuna mban evidencën e formave
të vetvendosjes vendore të themeluara në rajonin e saj.
XII. Ndryshimi dhe plotësimi i Statutit
Neni 98
Iniciativë
për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës mund të paraqesë një anëtar
i Këshillit, komisioni i Këshillit apo subjektet tjera.
Për
iniciativën për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit vendos Këshilli.
Neni 99
Pas
pranimit të iniciativës për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit, kryetari i
Komunës përgatit propozim për vendim statutar për ndryshimin dhe plotësimin e
Statutit.
XIII. Dispozita kalimtare dhe përfundimtare
Neni 100
Poseduesit
e informatave nga neni 57 i këtij Statuti janë të obliguar në afat prej gjashtë
muaj nga dita e nxjerrjes së këtij statuti, të nxjerrin dhe shpallin listën e
informatave nga neni 58 i këtij statuti.
Neni 101
Kryetari
i komunës në afat prej tre muaj nga dita e nxjerrjes së këtij statuti, në
pajtueshmëri me aktin për organizimin e administratës komunale, do të caktojë
një nëpunës shtetëror nga administrata, i cili do t'i kryejë punët e
ndërmjetësimit gjatë realizimit të së drejtës të qasjes së lirë në informatat
me karakter publik.
Neni 102
Në
afat prej 3 muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtij statuti, komuna do t'i fusë
në evidencë format ekzistuese të vetvendosjes vendore të themeluara në
pajtueshmëri me statutin e Komunës.
Neni 103
Me
hyrjen në fuqi të këtij statuti, pushon të vlejë Statuti i Komunës (“Gazeta
zyrtare e Komunës”, nr.3/97).
Neni 104 |
| Ballina |
| Kryetari i Komunës |
| Këshilli i Komunës |
| Kontakte |