| Shehtanski nuk ka stopuar propozim listën me emrat e rrugëve |
|
Dje më 19 shtator, inspektori shtetëror Vanço Shehtanski realzioi takim me sekretarin e komunës së Gostivarit z. Naxhi Xjelili, me ç’rast kërkoi dokumentacionin I cili I ka paraprirë miratimit të propozim-listës me ermat e rrugëve dhe objekteve infrastrukturore në territorin e komunës së Gostivarit , në seancën e mbajtur më 17 gusht 2012.
Nuk është aspak e vërtetë se inspektori shtetëror ka sjellë vendim për stopimin e zbatimit të listës së miratuar, sepse Komuna e Gostivarit nuk ka pranuar shkresë zyrtare nga Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale, e as që është shpallur një vendim i tillë në web faqen e Ministrisë së pushtet lokal. Informatat e liferuara në media se është shfuqizuar vendimi i Këshillit komunal të Gostivarit, i hedhim poshtë si të pavërteta dhe të pabazuara, ngase Këshilli i Komunës së Gostivarit, në fakt as që ka sjell ndonjë vendim në lidhje me çështjen në fjalë, por vetëm ka miratuar propozim listë e cila më pas i është dorëzuar Qeverisë për shqyrtim dhe miratim. Dallimi ndërmjet këtyre dy kategorive juridike, për njohësit e materies gjegjëse, janë të qarta. Kjo flet qartë se inspektori Shehtanski nuk ka njohuri elementare në fushën të cilën e mbulon. Kur kihet parasysh se i njëjti inspektor, deri më tani ka iniciuar shfuqizime vendimesh edhe në komuna tjera shqiptare, mund të konkludojmë me keqardhje se veprimet e Shehtanskit kanë prapavijë politike, dhe ajo që është më e keqja, ai ka për qëllim prishjen harmonisë ndëretnike për përfitime politike. Të sqarojmë se rendin e ditës e përpilon dhe është kompetencë e kryetarit të Këshillit të Komunës dhe i njëjti miratohet në fillim të seancës. Në rastin konkret, propozimi vjen nga e ana e kryetarit të Këshillti të Komunës, e jo me iniciativë të ish kryetarit të komunës. Ndërsa përpilues i propozim-listës e cila u miratua nga ana e këshilltarëve është administrata komunale dhe kryetari aktual. E ripërsërisim edhe njëherë se për miratim të propozim-listës me emrat e rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturoe, nuk zbatohet votimi i dyfishtë, i njohur ndryshe si Parimi i Badenterit., parim ky i cili zbatohet me rastin e ndërrimit të rrugëve veç e veç. Komuna e Gostivarit do të vazhdojë me procedurën për ndërrimin e emrave të rrugëve dhe objekteve infrastrukturore dhe pret që propozim listën e dorëzuar, ta miratojë Qeveria. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|
| Ju dhe Komunaleci |
| NP Rinia |
| Shërbimi Zjarrfikës |
| Ballina |
| Kryetari i Komunës |
| Këshilli i Komunës |
| Kontakte |