Skip to content
..:: Ballina
Komuna e Gostivarit, ndan mesatarisht nga 95 mijë denarë në muaj për personat në nevojë

img_0516.jpg18.09.2012

Në kuadër të Programit  për mbrojtje sociale dhe shëndetësore  për vitin 2012, Komuna e Gostivarit deri në muajin gusht ka ndarë rreth 800 mijë denarë për personat me status të rrezikuar social.

Qëllimi kryesor i Programit për mbrojtje sociale dhe shëndetësore të komunës së Gostivarit është që të propozojë forma të përkujdesjes sociale dhe shëndetësore dhe të përcaktojë prioritete në zgjedhjen e të njëjtëve në kuadër të kompetencave të saja ligjore në të mirë të qytetarëve të vet,  në bazë të analizës së kryer të kushteve të sferës së përgjithshme të të jetuarit social dhe problemeve të identifikuar në të.


“Pesë janë prioritetet e politikës sociale dhe shëndetësore në komunën e Gostivarit: realizimi i mbrojtjes sociale të personave me nevoja të veçanta, realizimi i mbrojtjes sociale të personave të prekur nga keqpërdorimi i drogës, përfshirja sociale dhe shërbimet sociale, mundësi të barabarta mos diskriminim, inkurajim dhe zhvillim të vlerave individuale shoqërore dhe përparim në mbrojtjen shëndetësore”, thotë Shpend Kaprolli kryetar i Komisionit për shqyrtimin e kërkesave për ndihmë sociale.

Si kritere për ndarjen e mbështetjes së njëhershme financiare për personat në nevojë merren  deklaratat e dorëzuara për vërtetim të mungesës së mjeteve financiare, dokumente që vërtetojnë keqësimin e gjendjes shëndetësore, përkrahje financiare nga sponsorë të tjerë, intervistë me gojë nga më të afërmit e kërkuesit, kontroll i gjendjes momentale nëpërmjet institucioneve të tjera të autorizuara ( udhëzime mjekësore, diagnoza, deklarata nga persona të tjerë) etj.

“Mjetet financiare të ndara nga buxheti i Komunës së Gostivarit për vitin 2012 kapin shifrën e 900 mijë den. por kjo shumë pritet të rritet me rebalancin e  radhës së buxhetit edhe për 300 mijë denarë lartësia. Shuma minimale e dhënë për ndihmë sociale është 3000 denarë, ndërsa shuma maksimale 31.000 denarë. Mesatarja mujore e ndihmës së ndarë deri në muajin gusht është rreth 95.000 denarë” njofton Sadri Elezi, anëtar i Komisionit.


Shërbimi për informim

 
< I mëparshmi   Tjetri >
ned.jpg
ned.jpg

Aktuale [klikoni logon]

  konkurse.png
furnizime-publike.png
world-bank-t-sq.png
ipard_logo.png



npkomunaleclink-t.jpg

Statistika

Anëtarë: 3
Artikuj: 1462
WebLinks: 0
Vizitorë: 2973582

Vizitorë

Momentalisht janë 5 vizitorë online