| Suad Skenderi falënderon komunën për mbështetjen |
|
Sekretari I komunës, Naxhi Xhelili dhe udhëheqësi i Seksionit për arsim, Shpend Kaprolli pritën studentin e zellshëm Suad Skenderi, i cili kishte shprehur dëshirë që të falënderojë Komunën e Gostivarit për mbështetjen e dhënë në fillim të karrierës së tij. Në vitin 2009, Suad Skenderi ishte një nga brucoshët e përzgjedhur nga ana e Komunës së Gostivarit për ndarjen e pesë bursave nga ana e Universitetit FON dhe pas kryerjes me sukses të shkëlqyer të studimeve ai ka siguruar bursë nga fondacioni “Soros” për studime pasdiplomike në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest të Hungarisë. Përfaqësuesit e komunës, duke i dëshiruar sukses në studime dhe në karrierën e tij Suad Skenderit, theksuan se ndjehen krenar që kanë bërë përzgjedhjen e duhur për ndarjen e bursave të Universitetit FON, posaçërisht shkaku asaj se Suadi është një djalosh i përkatësisë rome, duke dëshmuar kështu synimin konsistent të Komunës së Gostivarit, për tu dhënë shanse të barabarta të gjithë qytetarëve të Gostivarit pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Shërbimi për informim |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|
| Ju dhe Komunaleci |
| NP Rinia |
| Shërbimi Zjarrfikës |
| Ballina |
| Kryetari i Komunës |
| Këshilli i Komunës |
| Kontakte |