Skip to content
..:: Ballina
Ndërtohet kanalizim në “Qeramidnicë”, ujërat e zeza largohen nga tokat pjellore

dsc_0924.jpg15.06.2012

Komuna e Gostivarit, nëpërmjet Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, këto ditë është duke ndërtuar kanalizimin përgjatë rrugës që ndanë dy anët fushës në lagjen “Qeramidnicë” të qytetit .

Realizimi i këtij projekti është i një rëndësie të veçantë, sepse banorët e kësaj lagjeje më shumë vite ballafaqohen me probleme të shumta.

dsc_0920.jpg“Në vitin 2008 u realizua një kanalizim në periudhën parazgjedhore në afërsi të këtij vendbanimi, kanalizim ky që nuk kishte fund dhe ujërat fekale derdheshin në tokat e bukës. Si pasojë, shumë parcela u dëmtuan dhe në disa nga ato u krijuan edhe moçale. Vitin e kaluar, banorëve të revoltuar e të cilët me plot të drejtë ngritën zërin e protestës, u premtuam se këtë problem do ta zgjidhim”, njfton Vullnet Çerkezi, drejtor teknik në  NP “Komunalec”.

Në vijim është realizimi i rrjetit të kanalizimit me çka bëhet largimi i ujërave të zeza nga hapësirat e gjelbra, ujra këto që vinin nga rrjeti i kanalizimit në lagjen Fazaneri. Kanalizimi i ri do të mundësojë edhe parandalimin e epidemive potenciale në këtë pjesë të qytetit.

dsc_0937.jpg“Realizimi i projektit, sipas kalkulimeve fillestare, Komunës së Gostivarit do t’i kushtojë rreth 30 mijë euro. Tubacionet janë prej betoni dhe prej plastike, varësisht nga  kushtet në terren. Janë të parametrave që plotësojnë nevojat e kanalizimit në lagjen Fazaneri”, nëvizon Çerkezi.

Ujërat e zeza nga kanalizimi fekal i lagjes Fazaneri, derdheshin në fushën pjellore të kësaj lagje. Me ndërhyrejn e Ndërmarrjes Publike komunale në ndërtimin e kanalizimit, do të mundësohet që parcelat tashmë disa vite të boshatisura, sërish të punohen dhe mbillen me kultura bujqësore.

dsc_0928.jpg

Shërbimi për informim

 

 
< I mëparshmi   Tjetri >
ned.jpg
ned.jpg

Aktuale [klikoni logon]

  konkurse.png
furnizime-publike.png
world-bank-t-sq.png
ipard_logo.png



npkomunaleclink-t.jpg

Statistika

Anëtarë: 3
Artikuj: 1432
WebLinks: 0
Vizitorë: 2901645

Vizitorë

Momentalisht janë 4 vizitorë online