| Komuna e Gostivarit përpilon Programin për Efikasitet Energjetik |
|
Në vazhdën e punëve me interes publik, komuna e Gostivarit, gjegjësisht Zyra për zhvillim ekonomik lokal së bashku me konsulentët nga Shkupi fillojnë të përgatisin programin për efikasitet energjetik. Fillimisht në sallën e këshillit komunal u mbajt takim me përfaqësuesit e shkollave fillore dhe të mesme, çerdhen e fëmijëve si dhe institucionet tjera lokale. Takimi në fjalë u organizua për të vënë në pah qëllimet e këtij programi, nevoja për këtë program si dhe përfitimet që do dalin nga përpilimi i këtij programi. Gjatë periudhës së ardhshme nga konsulentët dhe stafi komunal do të vizitohen të gjitha objektet shkollore dhe objektet tjera në pronësi të komunës për të verifikuar gjendjen faktike të këtyre objekteve, mbledhjen e të dhënave për shpenzimet rrjedhëse energjetike si dhe në bazë të këtyre të dhënave do të jepen sugjerimet e nevojshme për tejkalimin e situatave kritike. Planet për investime në të ardhmen do të bazohen kryesisht në saje të këtij programi i cili do të parasheh investime për izolim të objekteve, dyer dhe dritare, krijimin e bazës së të dhënave (softuer përkatës) për shpenzimet mujore energjetike etj. Sipas prezantimit të bërë dhe programeve që implementohen në komuna tjera, krijimi i një plani të këtillë do të mundësoj reduktimin e shpenzimeve energjetike nga 30% deri në 50%. Këto mjete financiare komuna do të mund ti destinoj për investime në lëmi arsimore, sociale dhe infrastrukturore. Vlen të theksohet se Programi për efikasitet energjetik është obligim i komunave i cili rrjedh nga Ligji për energjetikë dhe si i tillë do të realizohet edhe në komunën e Gostivarit.
|
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|
| Ballina |
| Kryetari i Komunës |
| Këshilli i Komunës |
| Kontakte |