| NJOFTIM |
|
Të nderuar qytetarë, Ju njoftojmë se nesër (e mërkurë) te Amfiteatri i hapur i qytetit, me fillim në ora 10:30 do të mbahet manifestimi për shënimin e 9 Majit – Ditës së Evropës. Në kuadër të këtij manifestimi do të organizohet krosi me nxënës dhe student prej te City Center deri te amfiteatri buzë lumit Vardar, gara në shah të rinjtë kundrejt pleqve, kuisi i diturisë dhe konkursi letrar, ndërsa garuesve më të suksesshëm do t’u ndahen Lëvdata. Në këtë Manifestim do të marrin pjesë kryetari i komunës së Gostivarit - Rufi Osmani, ambasadorët e shteteve të Grupit të Vishegradit, diplomatë të tjerë, përfaqësues të institucioneve lokale dhe mysafirë tjerë të ftuar.Ju ftojmë që me pjesëmarrjen tuaj masovike, ta madhështoni këtë manifestim. Shërbimi për informim |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|
| Ballina |
| Kryetari i Komunës |
| Këshilli i Komunës |
| Kontakte |