Skip to content
..:: Ballina arrow LAJME arrow Shënohet Dita ndërkombëtare e romëve
Shënohet Dita ndërkombëtare e romëve
dita_romeve_2012_t.jpg08.04.2012
Dita ndërkombëtare e romëve, në Gostivar u shënua me aktivitete të shumta, bartës i të cilave ishte SHHBR “Meseçina”, ndërsa financiarisht u mbështetën  nga Komuna e Gostivarit.
Në sheshin e qytetit në Gostivar, në organizim të SHHBR “Meseçina” fëmijë romë të Gostivarit u prezantuan me një program të pasur kulturor-artistik, të cilën e përcollën qytetarë të shumtë nga Gostivari.

Në restorantin “Lulja” u mbajt Akademia solemne me rastin e kësaj feste, ku ishin të ftuar personalitete të pushtetit lokal, institucioneve shtetërore dhe punonjës të sektorit joqeveritar vendas dhe ndërkombëtar.

Në solemnitet mori pjesë edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, i cili të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti.
“Gjendja e tashme e palakmueshme e romëve nëpër botë, është pasojë e anashkalimit të tyre nëpër shekuj dhe ne të gjithë së bashku duhet të bëjmë ç’mos që këtë situatë ta ndryshojmë. Komuna e Gostivarit si komunë e dëshmuar multietnike, multilinguale dhe multikulturoe, shënon rezultate pozitive në këtë drejtim dhe ju siguroj se në të ardhmen, mbështetja nga Komuna e Gostivarit do të rritet akoma më shumë dhe në mot, Dita ndërkombëtare e romëve do të duhet shënohet jo vetëm me akademi solemne por edhe me aktivitete tjera dhe investime konkrete”, theksoi në mes tjerash në fjalimin e tij kryetari Osmani.

dita_romeve_2012_1.jpg

Të pranishmëve iu drejtua edhe këshilltari komunal i përkatësisë rome Arif Pini, ndërsa para të pranishmëve u promovua edhe videoklipi në gjuhën rome, maqedonase, shqipe, turke dhe në atë angleze, klip ky i cili do të emitohet në kuadër të kampanjës për çrrënjosjen e paragjykimeve ndaj romëve.

Grupi folklorik i romëve nga Gostivari u prezantua me një program të shkurtër kulturor, ndërsa akademia solemne u përmbyll me një koktej të pasur dhe me një aheng me këngë dhe valle të të gjitha komuniteteve që jetojnë në nënqiellin tonë.

dita_romeve_2012_2.jpg

Shërbimi për informim
 
< I mëparshmi   Tjetri >