Qendra Komunale për Shërbime |
Qendra Komunale për Shërbime është formë efikase dhe e thjeshtë për
shërbimin dhe informimin e qytetarëve. Me shërbimet që ajo ofron
prezanton servis të qytetarëve dhe në këtë mënyrë i realizon obligimet
e Komunës të parapara me ligj. Qëllimi dhe funksioni i Qendrës është të ndihmoj në qasje të informatave dhe në një atmosferë të këndshme dhe miqësore tu jep qytetarëve këshilla dhe orientime për zgjidhjen më të lehtë të problemeve të tyre. Qendra shërbyese vendos qytetarin në qendër të vëmendjes. Qendra është aftësuar profesionalisht për dhënie të ndihmës juridike qytetarëve. Qendra ka dy funksionet bazë, dy rolet kryesore: • Qendër për informata dhe shërbime • Qendër për ankesa Reforma në administratën lokale është pjesë integruese e strategjisë së vendit për anëtarësimin e saj në UE dhe nevojë e administrates lokale për të funksionuar sipas standardeve të UE. Reformat në administratën lokale kanë nevojë për kapacitete të reja dhe metoda për menaxhim komunal të orientuar drejt kënaqjes së nevojave dhe pritjeve të qytetarëve për shërbime të përmirësuara administrative komunale dhe zhvillim më të madh socio-ekonomik. Qendrat për Shërbime Komunale janë një lloj i veglës për ofrimin e shërbimeve kualitative të cilat zakonisht përdoren në të gjitha vendet e UE. Dhënia e shërbimeve nëpërmjet të sistemit njësportel është relativisht koncept I ri I cili përdoret në reformat e administrates publike. Sistemi një-sportel nënkupton model të ofrimit të shërbimeve administrative të cilat janë të koncentruara në një lokacion, kjo në vete krijon”supermarketin e administrates komunale”, që nënkupton dhënie të një numri të madh të shërbimeve kualitative për numër të madh të qytetarëve në një lokacion-zyrë të caktuar. Sistemi një-sportel apo Qendra Komunale për Shërbime ka këto karakteristika: • Sistemi një-sportel ka identitetin specifik, logo të njohur, etj • Ndërtesa ka qasje për të gjithë shfrytëzuesit, edhe për individët me nevoja të veçanta,etj. • Ka shenja të dukshme (tabelë informative) në hyrje, njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për shërbimet dhe funksionet të cilat në këtë qendër sigurohen. Përvoja tregon se themelimi i këtyre qendrave informative apo qendrave një-sportel sjell dobi në disa sfera në vijim: • Përmirësimin e pamjes së administratës lokale, duke marrë parasysh nevojat e qytetarëve • Lehtësimin e interaksionit në mes të qytetarëve dhe administratës duke bërë komunikimin më efikas dhe më efektiv • Shërbimet duhet të adaptohen sipas nevojave lokale dhe të sigurohn në nivel lokal • Koordinim i shërbimeve të siguruara • Fleksibilitet gjatë ofrimit të shërbimeve • Efektivitet të shpenzimeve • Zhvillim efektiv dhe efikas të resurseve, duke përfshirë koordinim më të madh edhe në mes të sistemeve ekzistuese qeveritare dhe proceseve • Integritet dhe transparencë e zmadhuar • Kombinim i qasjes fizike dhe kontaktit social – në veçanti i rëndësishëm për njerëzit me nevoja të veçanta. Të nderuar qytetarë, Nevojat e Juaja, shqetësimet dhe problemet padyshim janë edhe shqetësime të përditshme edhe për ne, për gjetjen e zgjedhjeve për obligimet, të drejtat dhe nevojat e Juaja, në çdo kohë të punësuarit në qendër do t’Ju mirëpresin në atmosferë të këndshme. Në pjesën e shtojcës FOMRULARË i keni të gjitha kërkesat e nevojshme të cilat u parashtrohen organeve të Komunës së Gostivarit. Për çdo informacion apo shërbim rreth kërkesave, propozimeve, mendimeve, ankesave Tuaja, drejtohuni nëpërmjet të telefonit, emailit ose me vizitë në Qendër. |
|
| Ballina |
| Kryetari i Komunës |
| Këshilli i Komunës |
| Kontakte |