Mjedisi Jetësor |
Mjedisi jetësor
Të nderuar, Me qëllim që të mundësohet qasje e qytetarëve deri te informatat të cilat kanë të bëjnë me mjedisin jetësor, Komuna e Gostivarit aprovon rubrikë për mjedisin jetësor në kuadër të web faqes së vet. Me këtë rubrikë dëshirojmë të vendosin urë të suksesshme p-ër problematikën ekologjike ndërmjet qytetarëve, medieve dhe pushtetit lokal. Prandaj, Komuna e Gostivarit në këtë rubrikë në kontinuitet do t’i publikojë: • Dokumentet ligjore; • Programet dhe planet për mbrojtje të mjedisit jetësor; • Aktualitetet dhe ngjarjet; Lejet ekologjike Lejet e integruara ekologjike Starton procedura për lëshim të Lejeve të integruara ekologjike Përkitazi me rregullativë ligjore, njësitë e vetëqeverisjes lokale fituan kompetencë më të madhe në pjesën e mbrojtjes dhe përparimit të mjedisit jetësor. Sipas Ligjit për mjedis jetësor, prej 01.01.2006 fillon procedura për lëshimin e të lejeve të integruara ekologjike A dhe B. Sistemi i lejeve të integruara parasheh lëshim të: • Lejeve të integruara A të cilat do t’i lëshojë Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikim hapësinor. • Leje të integruara B të cilat do t’i lëshojnë njësitë e vetëqeverisjes lokale. Instalimet që do t’i nënshtrohen këtyre lejeve, duhet të jenë në përputhshmëri me standardet për vlera kufitare emetuese. Implementimi i procesit për marrjen e lejes së integruar ekologjike (Integrated Pollution Prevention and Control - IPPC) është obligim e operatorëve të kapaciteteve prodhuese, me qëllim që të sigurohet realizimi i zhvillimit ekonomik pa degradim të mjedisit jetësor. Operatorët e instalimeve ekzistuese (kapacitetet prodhuese) janë të obliguar të sigurojnë Leje për harmonizim me planin operativ si kusht për vazhdimin e punës së instalimit. Operatorët janë të detyruar që kërkesën ta parashtrojnë deri te organi kompetent në pajtim më orarin kohor të përshkruara në Normën për përcaktimin e aktiviteteve të instalimeve për të cilat lëshohet leje të integruara ekologjike respektivisht për harmonizimin e planit operativ dhe orari kohor për parashtresën e kërkesave për leje për harmonizim me planin operativ, duke filluar prej 01.01.2006 deri më 31.12.2009, Secili sektor industrial ka interval të posaçëm kohor për parashtrimin e kërkesës deri te organi kompetent. Për këtë qëllim, Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikim hapësinor ka përgatitur Rregullore për procedurën për lëshimin e lejes për harmonizim me planin operativ në të cilat definohen forma, përmbajtja dhe mënyra për parashtrimin e kërkesës për harmonizim me planin operativ, si dhe dokumentacion i cili depozitohet me kërkesën. Marrja e lejes së integruar është proces i ndërlikuar i cili mundet me sukses të realizohet po qe se organet për lëshimin e lejeve dhe operatorët e kapaciteteve prodhuese angazhohen në bashkëpunim të ndërsjellë konstruktiv. Për të gjitha informatat plotësuese, Komuna e Gostivarit është e hapur për ndihmë dhe bashkëpunim. Porcedura për aplikim • Depozitimi i një kërkesë me propozim-plan operativ deri te Kryetari i komunës së Gostivarit. • Forma dhe përmbajtja e kërkesës janë definuar në Rregulloren për procedurën për lëshimin e lejes për harmonizim me planin operativ (Gazeta Zyrtare e RM nr. 4/06). • Kërkesa publikohet së paku në një gazetë për shkak të qasjes deri te publiku në afat prej 7 ditësh nga pranimi i kërkesës. • Të gjitha palët e interesuara në afat prej 30 ditësh nga data e publikimit kanë të drejtë të paraqesin mendime dhe komente. • Komuna mund të organizojë edhe debat publik 25 ditë nga data e publikimit të kërkesës. • Negociata ndërmjet operatorit të instalimit dhe Kryetarit të komunës (mund të zgjasin deri në një vit). • Vendimi për leje përputhje me planin operativ. • Brenda 10 ditëve nga data e lëshimit të lejes për pajtueshmëri me planin operativ, kryetari shpall dhënien e lejes së paku një gazetë e RM. • Këshilli i mund të organizojë dhe dëgjim publik 25 ditë nga data e publikimit të kërkesës. • Negociata ndërmjet operatorit të instalimit dhe kryetarit të komunës (mund të zgjasin deri në një vit). • Aktvendim për leje për harmonizim me planin operativ. • Në afat prej 10 ditësh nga data e lëshimit të Lejes për harmonizim me planin operativ, kryetari e publikon dhënien e lejes së paku në një gazetë të RM-së. Formular për Kërkesë për Leje të Integruar Ekologjike [shkarko pdf] Leje për Harmonizim me Planin Operativ [shkarko pdf] Formular për Plan Operativ [shkarko pdf] Shpallje për KËRKESA: Shpallje për kërkesë për B Leje për KEM AD - Gostivar [shkarko pdf] Shpallje per kerkese per B Leje për AD Silika Rudnik Cajle - Gostivar [shkarko pdf] Shpallje per kerkese per B Leje për Jefuta Inxhinering - Gostivar [shkarko pdf] Shpallje per kerkese per B Leje për S Petrol - Gostivar [shkarko pdf] Shpallje per kerkese per B Leje për IPPC Ciglar Gradec - Gostivar [shkarko pdf] Elaborate për mbrojtje të mjedisit jetësor Prej 01.07.2009 për të gjitha veprimtaritë dhe aktivitetet për të cilat është e nevojshme përgatitje e elaboratit për mbrojtje të mjedisit jetësor, investitori duhet të parashtrojë kërkesë për miratimin e elaboratit deri te komuna e Gostivarit për miratimin e e realizimit të projektit. Kërkesa për miratimin e elaboratit parashtrohet në tri kopje në formë të shkruar dhe në formë elektronike. Elaboratet duhet të jenë të shkruara sipas Rregullores për formë dhe përmbajtje të elaboratit për mbrojtje të mjedisit jetësor (Gazeta zyrtare e RM-së nr.50/09), Të gjitha veprimtaritë për të cilat nevojitet përgatitje e elaboratit janë theksuar në Normën për aktivitetet për të cilat detyrimisht hartohet elaborat, e për miratimin e të cilit kompetent është kryetari i komunës, kryetari i qytetit të Shkupit dhe kryetari i komunave të Qytetit të Shkupit (Gazeta zyrtare e RM-së nr.80/09). Elaboratet duhet të jenë shkruar sipas Rregullores për formën dhe përmbajtjen e elaboratit për mbrojtje të mjedisit jetësor (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 50/09). Normë për aktivitetit për të cilat detyrimisht përgatitet elaborat, e për miratimin e të cilit është kompetent kryetari i komunës, kryetari i qytetit të Shkupit dhe kryetari i komunave të Qytetit të Shkupit. [shkarko pdf] Rregullore për formën dhe përmbajtjen e elaboratit për mbrojtje të mjedisit jetësor, procedura për miratimin e tyre, si dhe mënyra e mbajtjes së regjistrit të elaborateve të miratuara. [shkarko pdf] ------------------------------------------------- Për informata më të hollësishme kontaktoni: tel: 042 213 511 Toni Serafimoski Inspektor i autorizuar për Mbrojtje të mjedisit jetësor toni.serafimoski@gostivari.gov.mk Maja Anastasieska Këshilltare për Mbrojtje të mjedisit jetësor maja.anastasieska@gostivari.gov.mk |
|
|
Kjo kategori momentalisht është bosh |
|
| Ballina |
| Kryetari i Komunës |
| Këshilli i Komunës |
| Kontakte |